O Enver të ishe gjallë!

January 17, 2018 11:18

O Enver të ishe gjallë!

 

Ju që në xhungël jetoni,

pa një rregull-pa një ligj,

Enver Hoxhën e mallkoni,

vetëm se jini të liq!

 

Enver Hoxha-ju them unë,

u bëri aq shumë të mira,

u dha bukë e u dha punë,

u nxori nga errësira!

 

Kurrë për veten e vet,

po për popull ka punuar,

të paktën dhe Njëmijë vjet,

s’do ketë të krahasuar!

 

Shpuri dritën dhe në male,

ju nxori nga terr i zi,

bëri shkolla dhe spitale,

bëri njeriun-njeri!

 

Për të gjithë fukarenjtë.

Enver Hoxha qe një Krisht,

për larot dhe maskarenjtë,

qe kamxhiku natyrisht!

 

Shqipëria qe xhenet,

pa drogë e pa kurvëri,

tani e shikoni vetë,

se ç’bëhet në Shqipëri!

 

Po s’e shihni-jini qorra,

këtë turp që na mbulon,

se nuk bëhet shtet me horra,

me vjedhje dhe korrupsion!

 

Një ushtri këtu u ngrit,

që nga pushka tek raketa,

po e gjitha u grabit,

nga kusarët çeta-çeta!

 

Bëri një shtet të vërtetë,

nxori ligjin mbi kanunë,

sa ishte në këtë jetë,

mender jush i hëngrën munë!

 

Komandant e Komisar,

shkëmb e bëri këtë vend,

këta pisa-as për varr,

nuk i lanë dy metra vend!

 

Po ka Zot në këtë jetë,

ka një Zot dhe Shqipëria,

po kemi mallkim vërtetë,

na zunë të mirat e tija!

 

Ju që qetë né kohë të tija,

s’e kuptoj pse s’flisni dot,

qe e jona Shqipëria,

edhe vendi kishte Zot!

 

Thoni ju që më lexoni:

“Si s’u lodhe Arben Duka?!”,

ju që atë kohë mohoni,

harram kripa-harram buka!

 

Jemi tridhjet vite mbrapa,

po s’jemi aspak më mirë,

se sërish na zuri nata,

një e madhe errësirë!

 

Me mijëra djema të ri,

rrëmbeu kjo kohë mortore,

sa s’u vranë në Shqipëri,

as në Luftën Botërore!

 

Ti e di-more Sovran,

Arben Duka s’të gënjen,

as sa një cigar duhan,

sot jetë e njeriut s’vlen!

 

Që prej Jugut e Veriut,

vdekja bluan porsi mokrra,

kur s’vlen jeta e njeriut,

gjithë të tjerat janë dokrra!

 

Arben Duka

January 17, 2018 11:18
Komento

46 Komente

  1. pelivan January 17, 12:08

    Pse po vononi,o ju lehes te shqupit?!

    Me shume se Enverit,turrjuni Aebenit
    ‘i beni nje te rruar,buzes se kalemit…
    Kerrejeni syfetin,pastaj flsim prap,
    se per ligesine,jam hazer xhevap!…

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku January 18, 17:45

      pelivan, per pshurrjen masive qe i beri populli i Tiranes monumentit te rrezuar te Enver Bythos ne Shkurtin e Lavdishem te viti 1991 a ke ndonje gje te na thuash ne dac me hazer xhevap, ne dac me loqe ne bithe e me vrap?

      Reply to this comment
  2. N.VJOSA January 17, 12:09

    F a n t a s t i k…!
    I m r e k u l l u e s h ëm !…
    Jane te gjitha te verteta, pamvarsisht se vitet e fundit Enver Hoxha bëri plot faje!
    Por e verteta eshte se Shqiperia e qau si Komandantin e vet legjendar me kohe lufte e ne kohe paqe!…
    Ata që që e çvarrosën, sa qe gjallë i rruajten T O P E T…!
    Regjimet venë e vijnë…!
    Per ate kohe regjimi i tij e çoi para Shqiperine dhe kjo eshte tregusi real i vepres se nje Personaliteti!
    Sot e shajnë vetëm te mundurit!…
    Arben Duka, ty te qëllon fjala si Top i rëndë!…
    Pershendetje Maestro!…

    Reply to this comment
  3. N.VJOSA January 17, 12:13

    F a n t a s t i k…!
    I m r e k u l l u e s h ëm !…
    Jane te gjitha te verteta, pamvarsisht se vitet e fundit Enver Hoxha bëri plot faje!
    Por e verteta eshte se Shqiperia e qau si Komandantin e vet legjendar në kohe lufte e ne kohe paqe!…
    Ata që që e çvarrosën, sa qe gjallë i rruajten T O P E T…!
    Të vdekurin vetem qentë dhe burracaket e trazojnë!…
    Regjimet venë e vijnë…!
    Per ate kohe regjimi i tij e çoi para Shqiperine dhe kjo eshte tregusi real i vepres se nje Personaliteti!
    Sot e shajnë vetëm te mundurit!…
    Arben Duka, ty te qëllon fjala si Top i rëndë!…
    Pershendetje Maestro!…

    Reply to this comment
  4. anticensurë25642654 January 17, 12:41

    “O Enver të ishe gjallë!”
    po ta marrim ashtu si e kemi idealizuar enverin o beno!!
    do të kishte vrarë tërë tradhëtarët,dhe jo shokët e tij!!
    do të kishte pastruar ata që i lindën në bllok dhe punuan në krah të tij,me edi ramë e sali berishën!!
    pastaj do të kshte çuar në të sëmës ata që për një nder të bërë,nuk flasin për tradhëtinë që bëjnë të tjerët!!
    e kështu me rradhë!!
    por e keqja është o beno se as enveri e askush tjetër,person i përveçëm,nuk mund ta ndrshojë shqipërinë!!
    sepse nuk ishte as enveri vetë që punoi në atë shqipërinë e djeshme!!ishte djersa e një populli të tërë!!
    pra po vazhduam me skënderbe e enver!?
    nuk do të kemi gjë tjetër veçse sali,fatos e pallosh tirone!!

    Reply to this comment
    • Montro January 18, 21:40

      More cen -shurra!
      Di ndonje gjhe zoitrote qe keto 27 vjet te jete bere me e mire se sa e kishte bere Enveri?
      Do thush ti,se ja flasim sa e csi te duam!
      nNuk eshte e vertete!
      Ti flet sa te duash,njelloj si i cmenduri qe uluret sa ka ne koke,por sa sheh mjekun apo infermjerin mbush breket dhe hesht!
      Ti mund te thuash se sot levizim neper Europe lirisht!
      As kjo nuk vlen fare!
      Per cfare te levizin 80 % e shqiptareve qe jane pa pune,pa prona,pa asnje lek ne banka?
      Levizja e lire eshte per politikanet,kriminelet,hajdutet ,prostitutat, etj e jo per fukarane!
      Do thuash ti se shikoni o qorra se sa vetura ka ne Tirane e kjo tregon mireqenie!
      As kjo nuk ka vlere o ceni i shurres!
      Ti numeron veturat dhe pallatet,ndersa une te numeroj te pa punet,lypsat, te ngujuarit nga gjakmarrja,hajdutet,kriminelet,te korruptuarit,politikane,doganieret,mjeket,gjyqtaret e prokuroret etj miliardere dhge femijte e tyre qe fshijne bythen me 500 euro,ndersa mbi 80% e popullit numerojne qindarkat per te blere buke!
      Pallate ka plot,o ditrezi,por me shume se pallate ka njerez te pa strehe qe nuk kane asnje lek per te blere jo e jo,por as te rrine me qera!
      Dil njehere nga bregu i lumit dhe te shohesh cadrat prej plasmasi se sa njerez jetojne si qen ne ato e pastaj me derdellit per mireqenie e levizje te lire!
      Sot mund te llapesh sa te duash,por nuk ka kush te degjon!
      Pra nuk ka asnje vlere e llapura jote,se ky shtet nuk te degjon ty,por mafien nga merr edhe fitimet dhe mbush llogarite ne ishujt e botes!
      Enver Hoxha e ndryshoi Shqiperine,o ceni i shurres,se e mori te pushtuar dhe e cliroi ,e mori te shkaterruar nga lufta,90 % analfabet dhge i beri shqiptaret nga me bisht sic i njihte Europa,ua hoqi bishtin por ta futi Berisha pas 90-tes!

      Reply to this comment
      • Tartufi January 18, 22:10

        Dermani tim ,mos e mer mundimin te replikoshe me kete
        [ Montro fat – ziun i shkalles se larte te mjerimit ] I duhesh
        e tera dita qe te mbaronte letren e lutjes per partine. Idiotet
        qe mundohen per te shkruar nje leter lutjeje nje dite te tere
        duhen te futen ne listen e meshirimit dhe te kursimit.Meshiroje idiotin te mbushi barkun me buke dhe mos e le te rebelohet,se nuk di se c fare ben.. Derman keto fjale te fundit i mbaj mend nga Spaci ,qe mi thoshte Padre Kol Hardhia,per te denuarit e vecante ne ate burg.

        Reply to this comment
      • anticensurë25642654 January 23, 15:50

        Montro
        mund të të përgjigjem me një shkrim dhe më të madh se tëndi,POR po të këshilloj që ta lexosh dhe një herë shkrimin tim!!
        nëse nuk e kupton,ben duka e ka kuptuar fare mirë,më shkruaj shkurt se ta shpjegoj unë!!
        nëse nuk do ta kuptosh!?
        më rrofsh bolet dhe mbetsh me shëndet!!
        pra vendos e bëj si të të vijë për mbarë!!

        Reply to this comment
  5. Lule, o shoku Enver January 17, 13:02

    Enver Hoxha ishte ai qe portretizon kaq bukur Arben Duka, pranda dhe armiqte e Shqiperise te lindur ne Shqiperi, qe Enveri i futi neper burgje per tadheti apo per kuseri, tmerrohen kur degjone emerin e tij. Prandaj edhe pasardhesit e atyre qe e urrejne Enverin dhe oligaret patiake e kane inat se po te rikthehet regimi i Envert e dine qe do shkone te nxjerrin krom dhe do t’u mrret gjithe pasuria e vjedhur.

    Reply to this comment
  6. demo January 17, 13:39

    Enveri ndertoi nje kotec per skllever/Ju qe e kujtoni per te mire jeni maloke qe ju mori mga mjerimi,ju dha nje pushke ne dore qe te vritnit shqiptaret e lire dhe te ruanit parajsen e Enverit qe quhej BLLOK.Nga sera juaj dolen edhe Sali Berisha,edha gjithe banditet qe e shiten per skrap kete vend.Shqiperine e bene bejleret,por e shkaterruan katundaret.

    Reply to this comment
    • republika ambaasdoriale e SALBANISE January 17, 14:48

      LEXION FREE PER KANIBALE ENVERBOLENGRENES

      zavallit demo !
      .
      Nje gje kryesore duhet te kuptoni ju enverbolefagosit:
      Qe madheshtia e Enver Hoxhes u vertetua pas 1992 ku do te permendja:
      1-Mos arrestimi i Berishes nga miqte nderkombetare pasi ai eshte bulldog i tyre dhe dihet qe shqiperia eshte republike ambaasdoriale qe ka status ne nivel me poshte se nje koloni apo vilajet i kohes turqise.
      .
      2-Nderimi dhe glorifikimi i tradhetarit dhe Satrapit Zog
      .
      3-ndyresia e xhorxhsorristit Edi Rama i cili ne vend te hapte defteret e krimeve te Sali zeherrit per te cilet mori votat…hapi bunkeret e Enverit
      ..Absolutisht akm qene kunder nje sistemi qe u ngrit ne shqiperi dhe bej pjese te ato shqiptare qe kam qene me teper se kritik me ate system sidomos pas 1974 Nga ana tjeter shikoja nje hordhi kuadrosh qe u bene “me Enver se Enveri “dhe te fiknin deren nqs beje nje gabim “ideologjik” ne sy te tyre..kujtojme ketu berishen,tritan shehun,mehmet elezin,bujar nishanin,ridvan boden,kaqi islamin,eduart selamin e gopin e somes e kush I maban mend jane shume..tani u shtua mesila dodovska dhe

      Me sy te zgurdulluar kam pare arratisjen biblike te ketyre zvarranikeve berishiste PARDESY BARDHE APO XHUPEZINJ qe ishin ose turbo komunista ,ose spiune te sig.shtetit ose agjente te sherbimeve te huaja te “federuar “ rishtas..
      Dihet cfare ka ndodhur keto 25 vjet dhe nuk eshte nevoja te zgjatemi thjesht po jetojme nje kohe kolere ndoshta me “dark age” ne historine shqipatre pas pamvaresise.
      Pikerisht per te mbuluar kete veprimtari kriminale ne shqiperi akoma vazhdohet me bombardimin psikollogjik duke anatemuar enver hoxhen si vampiroide qofte nga faktori I brendshem qofte jashte.
      *
      Pas krijimit te boshtit antifashist ne 1941 nga USA-GB-USSR pervec perballjes frontale u vendos qe ne vendet e pushtuara te krijohej rezitence e armatosur ku per Shqiperine dhe Ballakanin en pergjithesi u la ne drejtim kryesor linja MOSKE-BEOGRAD-TIRANE ku shqiperia konceptohej si nnje territory nen ombrellon e Titos.(ne kete kohe enveri nuk e pirthte kush pra nuk kishte faj)
      **
      Anglo Amerikanet sic thuhet qarte ne dokumentet e sotme perkrahen pa rezerva partizanet shqiptare (dhe pksh) per aresye se sa me shume gjermane te “gozhdoheshin ne Shqiperi dhe Ballakan aq me pak amerikane do vriteshin ne france dhe itali..pra ne nje fare menyre angloamerikanet e prune EHO-n ne pushtet (edhe ketu nuk ka faj enveri)
      ***
      Ne vitet 1943-1944-1945 gjithmone sipas dokumeteve thuhet sakte se CURCILLI ME RUZVELTIN sipas ndarjes se re boterore perseri Shqiperine e lane ne dore te TITOS dhe ky I fundit ishte nen ndikimin sovjetik( pra edhe ketu nuk eshte faji I enverit por curcillit dhe ruzveltit qe na shiten si placke tregu te Stalini qe I bente ligjin atyre)
      ****
      Ne vend te ishin te duruar dhe te “zgjuar” dipllomatet anglo-amerikane bene “sherr” me Enverin per kthimin e mbretit Zog dhe per pranine e tyre ushtarake.Pra perse duhet te fajesojme akoma enverin kur vete anglo-ameriaknet po prishnin marreveshjen qe kishin bere me Stalinin.Enver Hoxha veproi drejt se nuk ishte prostitute e “pandershem “ dhe te martohej me dy burra ne te njejten kohe.(edhe ketu nuk ka faj enveri)
      *****
      Perseri sipas dokumenteve sidomos pas 1948 pati nje agersion shumedimensional deri dhe plane per pushtim te shqiperise nga greqia,jugosllavia me zogiste dhe ish fashiste dhe te menaxhuar me mjete dhe fonde nga amerika dhe anglia…Sinqerisht te na kishin pushtuar do ishim te lumtur dhe do ti falenderonim,por meqe deshtuan perse nuk kerkohet falje sot nga anglo-amerikanet per vuajtjet e shqiptareve se udheheqja e EHO-s bente palle..biles dhe nje pjese te fondeve te te perndjekurve politike duhet ti paguajne anglo-amerikane dhe jo brezat qe akoma nuk kane lindur te paguajne borxhet e te perndjekurve politike.( Perseri enveri nuk ka faj..kush sulmoi..pse deshtuan)
      ******
      Eshte non sens nga shume analiste,dipllomate dhe zyrtare perendimore qe fajsojne EHO-n si dikatator…jo te nderuar zoterinj eshte faji juaj qe e late Enveri ne kembet e Titos dhe me vone te Stalinit dhe ai vecse hodhi vallen sipas muzikes tyre ( eshe ketu enverin mund ta quajme dikatator por jo fajtor..kush e la te kopeja dikatatoreve?)
      *******
      Edhe pas prishjes me Ruset ku EHO-a beri nja akt madhor ne 1961 ne bazen e vlores qe deboi flloten ruse dhe me vone doli nga traktati varshaves dhe denoi fuqishem agresionin ne ceki..perse anglo-amerikanet nuk u bene te gjalle per nje veprim ne favor te NATOS..pse e lane komentshkruesin te ahje bar dhe jo vetem qe nuk dhane asnj e lloj ndihme thelluan me shume embargo(edhe ketu nuk e fajesoj enverin)
      ********
      Pas lidhjes me Kinen ne 1964-1974 pati nje zhvillim te fuqishem ne vend nga ndihmat e medha kineze dhe kjo periudhe ishte kulmi I zhvillimit dhe nje fare hapje ndaj botes por cfare ndodhi ? Kush e mban mend vete personalisht EHO drejtoi nje fushate kunder konservatorizmit,riteve mesjetare dhe perkrahu liberalizimin dhe frymen e se rese dhe novatore (kujtoni fajlimine Matit ne 1972 dhe biseda me Agim Meron) ku thote shprehimisht qe brezi I luftes duhet te largohet dhe ti lere vendin nje plejade te re kuadrosh te shkolluar me universitete dhe jo me me veteranete luftes.Kështu ka pasur dy fjalime të rëndësishme të Enver Hoxhës, që përmenden pak, por që në një farë mënyrë përcaktuan atë që quhet “periudha e liberalizmit”, pavarësisht se njerëzit pastaj i ngatërrojnë gjërat. Ka qenë i famshmi fjalimi i Matit i Enver Hoxhës dhe e dyta biseda me Agim Meron, që ishte në atë kohë rektori i universitetit. Në fjalimin e Matit Enver Hoxha hodhi idenë se shokët e udhëheqjes që kanë bërë luftën, kanë vlerat e tyre, por tani duhet t’ua hapin rrugën kuadrove të reja. Pra ishte ideja e një hapje dhe një rinovimi të kuadrove të reja. Ndërsa me Agim Meron, midis të tjerash Enver Hoxha tha se sa të na e dëgjojë muzikën rinia në radiot e huaja, më mirë ta japim ne vetë. Ishte një ide për frymëmarrje të rinisë. …mirpo cfare ndodhi???????
      *********
      Shqiptaret qe posa dolen nga nje mjerim 500 vjecar nen pushtimin turk,me vone nen nje shtet anadollak me Zogun dhe pastaj pushtimi fashist e gjeti shqiperine ne 1944 pa asnje kokerr leku,te uritur,te shkaterruar nga lufta dhe mbi 80 perqind e zonave rurale dhe malore ne gjendje mesjetare..E thene ndryshe qe ky popull mund te emancipohej duhej te pakten 100 vjet..pra nga 1944 deri ne 2044 mund te civilozohej..pra kemi pune akoma per c’kafsherimine talebaneve Sali-baneve.
      Pikerisht ketu gaboi Enver Hoxha qe nxorri direkt nga mesjeta ne qytete berishistet barbare qe sot kane pushtuar ate vend.
      Cfare ndodhi ne fakt 1970-1972 ? Pak vemendje ju lutem..
      Ndersa Enver Hoxha po pregatitej te largohej nga skena politike dhe t’ja linte vendin brezit me te ri,duke shfrytezuar hapjen e tij ndaj cultures perendimore ,novatorizmit dhe te rese…ai popull,ata qeveritare te atehershem ,edhe shume familje te bllokut u HAPPEN BYTHESH..
      Filloi nje degjenerim I frikshem me teper nga shtresa injorante,nga te pakenaqurat nga sistemi si dhe nga agjenturat e huaja..Kjo u pasua deri ne tallje me Luften NCL dhete Enver Hoxhes vete bile dhe ne instanc a te larta…Pra filloi te behej nje permbysje sistemi ne menyre “gazmore” me muzike dhe TV…Ne ato vite koinciduan dhe tre ngjarje shokuese 1-vizita e Niksonit ne Kine..2-Lidhja e Titos me Kines dhe e treta ishte semundja e teper e rend e Enver Hoxhes.
      Pas nje rikuperimi te pjesshem Enveri u rikthye ne drejtim dhe filloi te hakmerrej me ato qe nuk e kuptuan liberalizimin e tij deri dhe permbysjen e tij prandaj mori dhe ato masa dragoniane se e pa qe ai popull ajo udheheqje e asaj kohe nuk ishin gati per “emancipim”.
      Kushdo mund te lexoje shenimet e autentike te Haxhi Kroit sekretarit personal te Enver Hoxhes dhe mund te kuptoje qe Enver HOXHA punoi dhe drejtoi normalisht nga 1944-1974 pra 30 vjet dhe pas kesaj ai duhej te mbrohej I semure rende nga ata qe donin ti merrnin “fronin” nga jashte dhe nga brenda.
      *************
      Cfare ndodhi ne 1991-1997 do te ndodhte dhe ne Shqiperi ne vitet 1973-1974.Ai vend sot eshte I djegur I shkaterruar moralisht ekonomikisht,ushatarakisht,financjarisht,moralisht dhe psiqikisht.
      Pikerisht dhe kjo egersi kanibaleske ndaj figures Enver Hoxhes eshte ne fakt monumenti me I mire qe po I bejne Enver Hoxhes qofte ish armiqte etij ambasadore te tipit Rajerson-Arvizu,qofte sumelepirisit e tij si Berisha,qofte Kaubojsa te peshtirosur si Edi Rama,qofte te perndjekurit (te permjerrurit ) politike qe sa ishte gjalle I rruajten topet dhe nuk po e mundin as te vdekur.
      Eshte e cuditeshme qe ne nje kohe qe Amerika zyrtare mban maredheie te shkelqyera me Kinen Komunuste te Maos dhe po vendos mardhenie dipllomatike me 3K (Kuben Komuniste te Kastrove),ne shqiperi doli ambasdor I Arvizu ( lexues fermanesh) dhe I thote qe Enver Hoxha ishte monster.
      Lind pyetja ? Ku e gjen te drejten nje ambasdor te ofendoje nje ish burre shteti qe udhehoqe nje vend per 40 vjet dhe te sulmuar eger dhe me embargo nga vendi I tij ? Pse nuk na cliroi Amerika nga “monster enver ?
      Ku e gjen te drejten nje ambasdor te ofendoje nje popull te te tere,te vararet e 21 janarit dhe jetimet e tyre duek I then nje krimineli si berisha kur akoma nuk ishte thare gjaku I derdhur ne boulevard..Pse ndodhin keto veprime dipllomatesh te pa paranueshme qe nuk ndodhin as ne vendet koloniale..?
      I vetmi spjegim eshte te fatkeqesia me madhe kombetare ne Shqiperi pas 1992.
      Kombi shqiptar ka diasporen me anti-adhetare per te gjitha kohrat dhe per te gjithat vendet e botes ne Amerike.
      Dihet qe admistrata amerikane ne mardheniet me nje vend te caktuar ka vendimtare dhe rolin e diasporas se atij vendi.Kush jane diasporistet tane ?
      Ata jane disa elezbiberiste,franshkreliste,ca vatrane ish spiune,ish te mergates qyqeve te komitetit te maleve dhe ish spiune te grekut dhe serbit..qe kurre nuk u moren per nje Pajtim Kombetar ose per te ndihmuar ne investime amerikane ne Shqiperi..por merita e tyre e vetme ka qene kanibalizmi I teprur me figuren e Enver Hoxhes,ka qene nje lufte idiote kunder komunizmit ne shqiperi (qe vetem I tille nuk ishte).Keta te semure makartiste prune dhe djallin berishe ne pushtet ne 1992 dhe po e mbrojne dhe cot me te gjitha menyrat…ne nje kohe qe vete amerika zyratare nuk merret me me me luften idiote elezbiberiste kunder fuckomunizmit dhe enverizmit qe I perket shekullit kaluar..
      Pikerisht mbrojtja qe po behet Satrapit kriminel Berishe nga keto segmente nenje kohe qe ai e ka shperfyteruar plotesisht ate vend si shtet dhe si komb dhe vazhdon te kete fuqi dhe imunitet te plote nga keto elezbiberiste-makartiste eshte lapidary me I amdh qe po I ngrene Enver Hoxhes jo ne beton apo Bronx por ne kujtesen dhe ndergjegjen kombetare..
      Pra I bejme thirrje ketyre segmenteve antishqiptare kudo qe jane :
      Ju lutem mos I ringrini monumentin Enver Hoxhes duke mbrojtur me cdo cmim nje nga felliqsirat me te ndyra qe ka nxjerre shoqeria njerzore per te gjitha kohrat..
      SHTRIGU I LUGUT TE ZI TE TROPOJES ME NDER ME THANE SALI QENEFI.

      Reply to this comment
    • floriri i Bençes January 18, 13:33

      BEJLERET????? Bejleret ishin ata qe kishin tradhetuar Shqiperine e shqiptaret te turku dhe pervetesuan trojet shqiptare me fermanet e turkut. Ne Europen perendimore tapite e leshuara nga pushtuesit jane konsideruar perhere te pavlefshme, nuk e di se si konsiderohen ato tapi aty ne Albanistan.
      DEMO, me sa shof qenke mbetje e spermes te ndonje turku.

      Reply to this comment
  7. an January 17, 15:56

    Je i sakte,te lumte z.Arben.

    Reply to this comment
  8. info analitike January 17, 17:14

    Hahaha shiko si ngazellehen kermat enveriste sa u permendet babai shpirteror ai te cilin mbare bota e ka cilesuar si nje nder diktatoret me gjakatar. Ki bejtexhiu permend amerikanet kur kerkonte fuse ne burg Saliun por harron ti permende amerikanet kur per ta kumandari ishte vec nje kriminel qe kreu genocid ndaj popullit te vet.

    Reply to this comment
  9. NETI VJOSA January 17, 18:04

    Info banalisti,
    kush jane keta “tërë bota”….jane ata qe sheh ti Bretkosë,nga fundi pusit?…
    Apo jane kundershtaret ideologjik te tij?…
    Mjere infua yne ,qe boten e sheh vetem me nje sy…!
    Tani pyetja eshte me ate me xham apo me ate pa xham…?!…
    Poeti flet me fakte dhe jo me diarren tende info-ziu si Saliu…!

    Reply to this comment
    • info analitike January 17, 20:00

      Tere bota duke filluar nga Austria ku jeton edhe ti ore qyfyr partie

      Reply to this comment
      • N.VJOSA January 18, 06:41

        O injorant info diarretiku, Austria ka patur mardhenie shume te mira me Republiken e Enver Hoxhes, pas Frances (te mos kujtoj ketu vleresimon e famshem te De Golit), por dhe vöeresime te personaliteteve te shteteve te tjera, pamvarsisht se ndryshonin regjimet…!
        Ne Vienë kuroheshin shume nga kuadrot shqiptare te asaj kohe.Austria eshte qeverisur me se shumti nga te majtet, me legjendarin Bruno Kreiski ne krye….Para ca kohesh takova nje funksionar te lart te PSD austriake dhe me pyeti ” Çfare po behet.nga Albania?”…
        Ngadale, por po ecet, i thashe, por po e trazon Sali Berisha…!
        Turp, tha. Po ai ka qene vet komunist…
        Qeverisja komuniste e çoi para Shqiperine, edhe pse diktaturë…
        Dhe une i kujtova thenien e famshme per komunistet antikomunist te Vaslav Hawelit …! I kujtova se qeverisje korruptive si ajo e S.Berishes, ja ngrene vlerat E. Hoxhes…!
        Kam takuar dhe intervistuar njerz te thjeshte se kush jane per austriaket njerzit shqiptare me te shquar?…
        Dhe pergjigja ka qene:
        1.Mother Tereza.
        2.Enver Hoxha.
        3.Ismail Kadare.
        4.Karl Gega…Moisiu..etj
        Flas per dy shekujt e fundit….!
        Bota , o Info Diarreja,
        nuk i sheh Historine me syzet e tua….e të Sali Monstrës…!

        Reply to this comment
        • info analitike January 18, 11:18

          Po cfare thua o Neti ibreti! Ia ke thene austriakeve qe ti je nje koqe enveristi apo i je heqir si perparimtar se hipokrizine e keni zakon ju enveristet. Te jesh i famshem si kriminel la dallom nga te qenurit e famshme si bamirese ndaj mos e felliq figuren e Nene Terezes me kermen e kriminelit. Kumandari nuk e la as te vinte te vizitonte Sjqiperine Nene Terezen e ti me ben gerr verr.

          Reply to this comment
          • N.V. January 18, 13:07

            O Diarreja info ,
            (Po te flas ne menyre te moderuar se shqiptarçe, do te quaja Info Purtha…)
            Ketu nuk te ndalon njeri te mendosh per çdo ngjyre te Ylberit. Nje qytet i madh, më duket , i dyti pas Vienës,, para pak kohe nuk formonte dot qeverisjen pa 20% e komunisteve!
            Une nuk genjej si ty. Ketu kane qeverisur te majtet me koalicione, qe pas Luftes 2-te Boterore pergjithsisht, por nuk te ndalon njeri te mendosh ndryshe. Sa per mua mo bej merak se nuk me hyjne ne pune partite, nuk jam martuar me partitë.
            Edhe Nen Terezen mos e ngaterro me Enverin, ajo ish fetare, ai antifetar.
            Jane dy libra te ndryshme. Nuk mendojne te gjithe njerzit njelloj.Do ish fatkeqsi e madhe te mendonin te tere njelloj, thot Gjenia e Anshteinit.
            Po ti nuk i kupton dot keto pune, se i ngjan Bretkosës se Ezopit, ne fund te Pusit, qe thosh, kaq eshte Qielli sa shoh une nga fundi Pusit…
            Medet, medet për keta infot tane primitivë!…

          • info analitike January 19, 21:11

            Po cfare perrallis o Neti ibreti se per ty qielli fillon e mbaron me enver. Eh e shkreta mendje qe i ka lene shendene ketij matufi enverist.

  10. Mallakastra January 17, 18:38

    Kush ta beje shqiperine o Beni ? Sali krimineli apo Edi bq ?

    Reply to this comment
  11. KOZi January 17, 18:53

    Enverin nuk e deshi as Partia e tij. Pleniumet e vitit 1991 dhe Kongresi i 10, me vendimet e tyre hudhen poshte cdo gjurme politike dhe ideologjike te enverizmit.E perseris! Ne Kongresin e Partise Komuniste Italiane ne 1990 qe u kthye ne Partia e Majte Demokratike rreth 1/3 e delegateve dhe 8 deputet nuk pranuan ndryshimin. U larguan dhe mbajten Emrin e Antonio Gramshit dhe te Partise Komuniste Italiane. Ne Kongres te 10 te Partise Punes qe u kthye ne kongres te pare te PS. sa delegat e sa deputet ishin kundra dhe mbrojten Enver Hoxhen e dualen nga salla.- asnje- cfare kerkoni atehere…..tung

    Reply to this comment
  12. fteri January 17, 18:55

    O’ Demo mashtruesi përse bënë provokatorin ?

    Kur deklaron se E.Hoxha bëri një kotec ?-TURP,TURP .Lexo më poshtë kushë e bëri kotecin ,Bjlerët apo Legjendari E.Hoxha?

    Për herë të parë në historinë e një populli mijra vjeçar siç është shqipëria ,populli gjeti një udhëheqës besnik dhe mik të sinqertë i vegjëlisë ,legjendarin ENVER HOXHA ,ai vigan ishte vërtet një thesar i vërtet në ndihmë për popullin ,si në çlirimin e vendit ,ndërtimin ,mbrojtjen e lulëzimin e larmishëm të shtetit shqipëtar ,është pikrisht ky burrë legjendar që i dha autoritet dhe jehonë shqipërisë socialiste në botë,ai punojë e ndërtoi dhe udhëhoqi shqipërinë nga fitorja në fitore pothuajse për gjysëm shekulli ,fitore pa asnë humbje .

    -Ndërtim i shqipërisë sociliste ishte fitore ,
    -ngritja e shtetit të diktaturës proletarjatit ishte fitore ,
    -zhdukja e armiqësisë dhe hasmërive shekullore ishte fitore mbi fitoret ,
    -shkollimi mbarëkombëtar, hapja e shkolllave dhe lufta kundër injorancës shekullore ishte fitore ,
    -forcimi i unitetit kombit veri-jugë,dhe dalja zot atdheut grusht qeliku rrethe atdheut e popullit ishte fitore , –Forcimi i kulturës dhe artit kishte arritje mbresëlënse ,madhore në botë ,
    -respekti dhe sakrifica për njëri tjenë dukej kudo .—
    -edukimi ,vaditja dhe forcimit të dashurisë ishte deri në sakrificë e sublim të jetës ndajë atëdheut e popullit këto ishin fitore të mëdha .

    Këto vese heroike morale në mbrojtje të atdheut nuk përsëritën me në as në kapitalizëm as në demokraci hajdute .
    sot vjedhjet e vrasjet bëjnë kërdinë . Ju e patë vetë si u grabit banka e lekve të hipotekës Tiranë në mes të ditës dhe PLOT me njerëz dhe polic rrethë e qark nuk ndërynë ,të gjithë bënin sehirë ,por edhe arkëtarja nuk bëri rezistencë fare por ja dha aq shpejtë si të ishin mallë pa zot .

    Sikur ato para të ishin të sajat ato do përleshej me grabitësin e arkës lekve .

    Në shtetin legjendar të Enver Hoxhës mbrojtja e jetës njeriut ishte detyra fisnike lapidare e vijës së parë të komunistëve dhe te shtetit socialistë të legjendarit E.Hoxha,
    Jeta e njeriur ishte : ” kapitali më i çëmuar” ,jo si sot që
    njeriu nuk vlen asgjë ,sa në qen , njeru shkon për dhjamë qeni ,!

    Këto jan thesare të mëdha për ata që kan tru .
    Shqipëria për 40 vjet nënë regjimin e E.Hoxhës pati suksese ,një zhvillimi të madhë sa ecjen e 1000 vjetëve nënë sundimin anadollak osman,apo zogolljan etj… , të klasës pamëshirshme të shfrytëzuese të BEJLERVE ,agallarve , tradhëtarve,hjdutëve dhe bajrektar e zagarë.këta shfrytëzues të pa mëshirshëm të fshatarve dhe katundarve që i pinin gjakun popullit . këta ,bashkëpuntor të fashizmit dhe nazizmit që i hapën rrugën pushtimit të shqipërisë nga Italia ,më 1939 ,duke sjellë në shqipëri të huajt ,fashistët italnian ,të cilët kishin përpara dhe morën në dorë çelsat dhe burimet ekonomike të vendit duke verfëruar e masakruar 90%të popullësisë.

    Prandaj edhe populli i urrente kaq shumë dhe i përbuzte bejlerët e agallarët e zegjinët,kaqë shumë që i ripnin popullin me taksa të larta..

    Prandaj ODEMO “idollogu ” ! …
    -të deklarosh se shqipërinë e bënë BEJLERËT e agallarët kjo pavërtet ,e pa sakët antikombëtare ,është ose injorancë ose çmenduri skizofrenike të një urrejtje të madhe patologjike kundër Legjendarit Enver Hoxha

    Të thuash se shqipërinë e bënë Bejlerët e agallarët e bajrektarët , është njësojë sikur ti varësh mëlçitë UJKUT në qafë ! .Vetëm ti paske parë ndonjë ujk me mëlqi në qafë ?

    Bejlerët ishin ujqër ,ata mbollën anarkinë në të gjitha fushat e jetës në shqipri ja zgjatën robërinë popullit 500 vjet turqi ,
    periudha e tyre gjysëm feudale ishte shumë e trubullt në shqipri ,pa prespektiva zhvillimi ,taksa me të rënda me arbitraritet ,vrasje bujqish ,shkelje e lirisë popullit në të gjitha fushat e jetës.

    Shqipria ishte një populli gati i egër kanibal që vrisnin njëri tjetrin .Simbas tefterve turk, vetëm në një fshtat të Dibrës -Fushë Alie në v. 1900,nga 300 shtëpi 250 familje ishin në hasmëri ,pra kishin vrarë nëri tjetrin !

    Në periudhën e bejlerve agallarve , bajrektarve dhe shkërdhat tragëtarve të pa shpirtë populli ishte pa dritë elektrike ,pa rrugë ,pa punë ,pa bukë ,pa shkollim ,analfabet ,një jetë mizerje si njerëz të egër .

    Kur bejlerët e agallarët visheshin me rroba firmato të marra në Parisi ,Vienë , apo Milano ,populli vishte opinga nga lëkurët e pemve ose lopës ,apo të kuajve të ngordhur ,

    Në vendë të bukës shqiptarët bluanin një llojë rrënje druri si shqopa etj. Populli vuante për shtëpi flinte me kërcu nënë kokë ,kur bejlerët kishimn jestek e krevet me pupla zogu të marra jashtë shtetit,

    Populli vuante si qeni për ndihmë shëndetësore ,sëmundjet bënin kërdinë ,popullsia e shqipërisë u zvoglua deri në 800 mijë njerëz në v. 1938 . Një popull pa higjenë e sapun në shtëpi , morri ,tatbiqi sa një zog bënte kërdinë ,kërcente nëpër shtëpi hop këtu ,hop atje !.

    Burime ujë shqipëria kishte me bollok,por bejlerët nuk e qonin te shtëpia e fshatrit ,por shqipëtari ishte zhul i pa larë i pa ngrënë ,dhe morrat bënte kërdinë i fshinë me duar morrat për ti larguar nga trupi .

    Sëmundjet dhe veçanrisht murtaja bënin kërdinë në vdekje ,edhe sëmunjet ngjitësi bënte kërdinë ,por Bejlerët , pasanikët e zeginët shqipëtar vazhdonin e vidhnin popullin pa pikë mëshëre ,ata në atë perudhë të lulëzimit të tyre përdorën anarkinë kjo ishte metoda shtazarake që karakterizonte pushtetin e këtyre Bejlerve.

    ISHTE Legjendari Enver Hoxha ky udhëheqës historik i përjetshëm në zemrat e shqipëtarve të vertetë,që shqiprinë e nxori në dritë ,është ai burrë shteti që jo më kot i këndon vargje poeti brilant ARBEN DUKA ,

    E.Hoxha u thu palcën e kurrizit këtyre shushunjave historik bejlerve e agallarve ,bajrektar ,mashtrues tregtarë e zagar

    ENVER HOXHA RRONË PËRJETË NË ZEMRA TË SHQIPTARVE TË VËRTET.Nuk ndërtoi kotec por i dha jehonë zhvillimi në tërë botën shqipëtarve ,i ngriti ata në kozmos sa 1000vjet zhvillim të të gjitha kohërave..

    NË FALENDERIM NGA ZEMRA POETIT BRILANT TË MADHIT *****ARBEN DUKA*****

    Reply to this comment
    • shqipe January 19, 08:29

      Nje bravo te madhe per komentin tuaj brilant,per kete panoram te vertete te jetes se shqiptarit,nder vite.Te lumte.

      Reply to this comment
  13. republika ambasadoriale e SALBANISE January 17, 19:14

    KERKESE PER NDJESE !!

    zoti info analitike…demo..bureto dhe gopi somes
    .
    sinqerisht te kerkoj falje
    qe kam harruar legjendarin
    Sali Bythisha
    qe nje muaj para kesaj masakre
    urdheroi ushtrine
    qe te stervitej me pushke druri
    ne kufi me Greqine
    se na rruan Nato…sorry !

    Më 10 Prill 1994,
    rreth orës 3, pas mesnatës, n
    jë skuadër paraushtarake
    me emri “PIRRO,,
    që i përkiste organizatës terroriste greke
    e njohur “Fronti Për Çlirim e Vorio Epirit”- MAVI, e përbërë nga 8 persona, hynë 4 km në territorin e Republikës së Shqipërisë.

    Kjo skuadër sulmoi godinën ushtarake ku mbetën të vrarë ushtari i shërbimit Arsen Llazar Gjini, 20 vjeç nga Semani i Fieri dhe oficerin Fatmir Sali Shehu, 34 vjeç, nga Tepelena, si dhe plagosën 3 ushtarë të tjerë.

    Pasi morën peng rreth 120 ushtarë të cilën kur u krye sulmi po flinin, grupi terroristë thërriste:

    “Këto i keni për Vorio Epirin, ne nuk kemi harruar”.

    Gjatë largimit skuadra terroriste e MAVI-t, morën me vete 15 automatik të markës kallashnikov, prodhim kinez dhe dy arka me fishek. (Sipas agjentëve që u filtruan në grupin e MAVI-t, pasi dolën nga burgu, u patën thënë se në fillim vranë ushtarin, oficeri duke parë ushtarin e vrarë u mundua të merrte armën që ishte në tavolinën e punës, por u qëllua pas shpine).

    Të nesërmen, më 11 Prill, organizata terroriste MAVI, dërgoj një letër në gazetën greke Elefterotipia, ku merrte përsipër sulmin ndaj godinës ushtarake brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Mediat dhe i gjithë aparati shtetëror grek akuzën se janë grek ata që kryen masakrën e 10 Prillit në fshatin Peshkëpi nuk e pranonin, por e quajtën provokim nga ana e Shqipërisë.

    Reply to this comment
  14. mehmut ibish elezi January 17, 20:23

    Kush e shan me shume Enverin:??

    kryemonstra sekretari ppsh i mjeksise sali shurra

    pas tij mehmut elezi sekretar i pare i PPSH dhe antar i KQPPSH
    .
    .BISNIK MUSTAFA nen drejtori i institutit te ML &PPSH
    .
    Eduart SALLAMI qe ne tetor 1990 mbrojti disertacjonin me enver hoxhen dhe pas dy muajsh u be trans-xhender (i prene koqet)

    Per keto fakte eshte poezia me mire nga Beni i Dukajve

    ”””

    Të shajnë të tutë,

    o shoku Enver,
    vetëm gjysmë dite,
    dil edhe një herë!

    Vetëm gjysmë ore,
    dil e luaj fenë,
    në Shtëpinë Qendrore,
    ta pimë kafenë!

    Në Shtëpinë Qendrore,
    more Komandant,
    ku tani i parë,
    është një intrigant!

    Ty – ky shkretëtirë,
    as të shkon në mëndje,
    i ligu të ligjve,
    në partinë tënde!

    Ç’djall të tha në kokë,
    nga shpella ta nxirrje,
    të ngjiste ca shkallë,
    veç me bythëlëpirje!

    Në hatër s’të bie,
    ty mender Saliu,
    sa të ta ndjejë erën,
    do fshihet si miu!

    Rri veç pak sekonda,
    jo një gjysmë ore,
    ta çlirosh nga bandat,
    Shtëpinë Qendrore!

    Dhe mos shko aspak,
    në të tjera vënde,
    sepse një besnik,
    ke në zyrën tënde!

    Ai ta ka mbajtur,
    emrin të florinjtë,
    se ti mbi të gjithë,
    i ke skraparllinjtë!

    Ai ngjan nga ty,
    shoku Komandant,
    ndaj me të pushtetin,
    e kemi garant!

    Në zyrën e madhe,
    të shokut Mehmet,
    është djalë i Kristaqit,
    që qe deputet!

    Ai ndonjëherë,
    bën sikur të shan,
    po nga ana jote,
    kandarin e mban!

    Eh, edhe në zyrën,
    e shokut Haxhi,
    ësht’ një oficer,
    pak mustaqeli!

    Vetëm pak mustaqe,
    siç i kish Haxhiu,
    dhe për këtë punë,
    i hoqi i ziu!

    Kaq – o Komandant,
    s’kemi më ç’të themi,
    se pushtetin tënd,
    neve prapë e kemi!

    Se do të humbiste,
    kot mendoi shpellari,
    kur në mes të natës,
    të krreu nga varri!

    Tani ik i qetë,
    dhe nuk ke pse vuan,
    se këtu shumica,
    akoma të duan!

    Ka dhe që të shajnë,
    e të hedhin gurë,
    për inat të tyre,
    unë të mburr – o burrë!

    Unë të mburr – o burrë,
    se jam realist,
    se s’jam njohur kurrë,
    si një enverist!

    Reply to this comment
  15. MH January 17, 20:29

    Me vjen cud kur politika boterore dhe kjo e Amerikes e vlersojne Enver Hoxhen me objektivitet.Ishte dhe mbetet nji burre ok burrit qe i dha vendit dhe popullit ate qe nuk ia dha askush deri mesot qofte dhe Skenderbeu dhe nuk do ia japin as edhe nji i dyte si ai qe cfare nuk bani per kete popull mjeran zhelan e te zbathur e i pa shkolluem trashigim nga mbreti Zog e coi deri ne universitet dhe ne laboratore berthamore.Elektrifikoi gjithe vendin dhe ne cdo fshat kishte shkolle te mesme profesionale dhe qender shendetsore falas.Nuk i conte me salltanete sic i con sot kapitalizmi me autobuz e ne kthim zbret numri i pasagjerve nexenes sepse dic ka ndodhur ne shkollat nga psikopatet e njeriut te lire kapitalist i armatosur kryen krime mbi nxenesit e pafajshem qe duan te marrin mesim e dituri.Ky fenomen nuk ka te ndaluar dhe nuk din ta zgjidhin sistemi demokrato-kapitalist tregut.
    Kur ne ate monizem leviznin njerezia ne 24 ore ne mbare vendin ne maje te malit e ne fbrendesi te pyllit te dendur qe te merte malli te shikoje driten e diellit apo te hanes dhe nuk te hynte as gjembe ne kembe. E jo ma te humbisje jeten pa i patur askujt borxh.

    Reply to this comment
  16. Izeti January 17, 20:37

    ARBEN DUKA ,,te lumte mendja ,,,,,te lumte dora ,,,te lumte pena. Shendet ,,,shendet ,shendet ,o fantastik. Sigurisht do kesh edhe kundershti ,edhe ofendime ,por mos u merzit se ato vine nga ata qe kane perfituar me shume ne ate kohe dhe nga ata qe kane qene spiuna te felliqur. Ne cdo sistem spiunat po ata ngelin nen udheheqjene e Sali Cakallit dhe banda e tij. Dhe kur ka.kandisur qe historine ta.shkruaj Blendi Faqeziu ,nuk kane faj brezi I ri. Edhe nje here shendet dhe F.L.M. ,,,,, ARBEN DUKA. ,,,,,,

    Reply to this comment
  17. da January 17, 21:35

    o benduka mos te ngeli hatri por driteroi edhe pse i shurroi poezite e veta kete nuk e hodhi pshte kurre

    Dritëro Agolli

    Elegji për Enver Hoxhën

    1.

    Ish i rëndë dimri i sivjetshëm

    Dhe pranvera erdhi me mundim

    Erdhi përmes shirash të rrebeshëm,

    Erdhi me një det me hidhërim.

    Falmë Enver, që vargu m’u rëndua,

    Falmë, Enver, që fjalët s’i them dot;

    Shqipërisë zemra iu lëndua,

    Shqipëria jote po derdh lot.

    Shqipëria Jote s’i kish parë

    Mbyllur as në gjumë syt e Tu,

    Qielli i ballit Tënd me yj të larë

    Ndriti dhe nga retë nuk u zu…

    Falmë, Enver, që po përmend në vjershë

    Fjalën vdekje mbushur gjëmë e zi,

    Fjalën vdekje Ti në varg s’e deshe,

    Deshe jetën në çdo poezi.

    2.

    Malet heshtin, malet ulin kryet,

    Roje rrinë në arkivolin Tënd,

    Janë vrejtur pishat nëpër pyjet,

    Po rënkon çdo plis e gur e shkëmb.

    Eh, shiriti i zi, një ton me hekur

    Më rëndon në krahun tim, Enver,

    Shqipëria s’të sheh dot të vdekur,

    Ndaj lumejtë e pikëllimit derdh…

    Falmë, Enver, nga dhimbja s’jam i qetë,

    Falmë Enver që kaq i dobët jam!

    Paska çaste kur njeriu I shkretë

    Veten se pushton e dot s’e mban!

    3.

    Falmë, Enver, kam bërë dhe gabime,

    Nëpër fluturime si nëj zog,

    Ndofta të kam sjellë dhe shqetësime

    Ndofta të kam thinjur ndonjë flok!…

    Ti na rrite dhe na bëre burra,

    Rrite çdo të ri dhe çdo plak,

    Ecëm nëpër male, shkrepa, gurra,

    Ndezëm komunizmin prag më prag.

    Ne me ty, me dorë i kapëm yjet

    Dhe i vumë përmbi Shqipëri;

    Ne me ty s’I ulëm kurrë kryet

    Nëpër gjysmëshekullin e ri.

    Falmë, Enver, që kryet i kam ulur

    Dhe ec rrugës dhe nuk vij në mënd;

    Neve, që furtunash jemi turrur,

    Çdo qelizë e trupit sot na dhëmb!

    4.

    Vallë a do mësohemi njëherë

    Pa të patur pranë dhe mes nesh,

    Bora nëpër male kur të bjerë,

    Dielli kur të dalë midis nesh,

    Plisat kur të ngrihen në luginat,

    Fushat kur të vishen me flori,

    Kur të nisë Komani turbinate,

    Kur të mbushet plot liqeni i ri,

    Kur të zgjohet herët Gjirokastra

    Dhe të hapen portat në sokak,

    Kur shamitë e nuseve buzarta

    Flokëve të çelin si zëmbak,

    Kur të mblidhen shesheve fëmijët

    Tok si luleshqerrat në livadh,

    Kur si zjarr të ndizen karafilët

    Dhe në gjoks të derdhet malli i madh,

    Kur Një majet duart të trokasin

    Mbushur plot me lule dhe me gaz,

    Kur pëllumbat kopshtit të gugasin

    Dhe të rrahin krahët në pullaz,

    Kur Tirana mes përmes të dritave

    Të lundrojë natën si në det,

    Kur shtëpitë e ëndrrës së petritave

    Të na duket sikur dikë pret,

    Kur të vijnë Kongreset e Partisë

    Me hap komunizmi ngadhnjimtar

    Dhe të ndritë balli i Shqipërisë

    Me flamurin Tënd të ngritur lart…

    5.

    Falmë, Enver, që frymë dot s’të dhashë

    Nga kjo frymë e gjallë e gjoksit tim!

    Zemrën time do ta nxirrja jashtë

    Të ta jepja Ty me ngazëllim!

    Ç’them dhe unë e ç’vargje hedh ën letër!

    Fjalët më përzihen, sigurisht!

    Vallë a mos jam bërë njeri tjetër

    Dhe harroj që jam një komunist?

    Jo, Enveri s’vdiq e s’është i vdekur,

    Është i gjallë e ndër të gjallë rron,

    Ngrihet sipër malesh kreshtëhekurt

    Dhe armatën komuniste çon.

    Si profet ngre kokën madhështore

    Dhe rrudh ballin mbushur me mendim,

    Dhe na thotë njihni veç fitore,

    Pastë nder e dritë vendi im!

    Dhe na thotë: ruajeni Partinë,

    Që e lidhëm më dyzetenjë,

    Jam mes jush, mes brezave që vijnë,

    Jam me mendje, frymë dhe me zë!

    6.

    Falmë, Enver, që jam trishtuar shumë,

    Ndofta kam përlotur ndonjë varg,

    Jam njeri me mish e gjak dhe unë,

    Ndonëse shoh si komunistët larg.

    Unë e di se zemra Jote e madhe

    Di të falë, e mua ti më fal

    Si poet u preka kësaj radhe

    Dhe në gjoks një lëmsh me lot m’u ndal.

    Jam krenar që rrojta me Ty bashkë

    Dhe jam bashkëkohas tok me TY,

    Nëpër popull shpirtin tënd e pashë,

    Pashë pranë të pavdekshmit sy!

    Jam krenar që gjendem në armatën,

    Që e ke ngritur Ti si arkitekt,

    Kjo armatë mprehur e mban shpatën,

    Se ia mprehe Ti mbi dyzet vjet…

    Reply to this comment
    • shqipe January 18, 14:37

      Ore Da! Po si guxon o,burr i dheut Te Thuash per poetin e madh kombtar,qe “Dritroi pasi i shurrosi Vargjet!!!!…” Cilat vargje o Da-damlla! A kupton qe keshtu s’je veç nje mjeran,por dhe analfabet,a idjot pastertisht i till… Pse duhet te te te lexojme me dy gishtat ,zene hundesh,o peshtirosje,merri mbrapsht ç’thua,qe te veme re,qe je dhe i arsyeshem ne te gjykuar… Nejse,falem per vrazhdesin’,japo me shaj,s’po t’a ve re…

      Reply to this comment
  18. Mollosi January 17, 22:56

    Shyqyr qe nuk eshte gjallë!

    Reply to this comment
  19. Oketo January 18, 01:42

    E.Hoxha ka qene diktatori me i eger ne Europen e pasluftes se 2 boterore . Po per fat te keq ne si popull ate meritojme !

    Reply to this comment
  20. Populli January 18, 12:12

    O Enver te ishe gjalle, Dukes sot nuk ju durua,
    por per popull shqipetar, shyqyr qe u qerua,
    si ai hale ne pushtet, nuk ka pare asnje vend,
    se beri Shqiperine burg, per ate do mbahet mend,
    fshataresi 80%, me buke misri per 50 vjet,
    Enveri ja kish ndaluar, te blinin buke ne qytet,
    po dhe dita e tyre e punes, ne kooperative per 5 lek,
    nuk i dilte per asgje, as per llastik per brek,
    po qytetareve ja nxiu jeten, 50 vjet me trisk-tallon,
    me 1 kile mish ne muaj, turp sot kur e kujton,
    28 000 km katror burg e beri Shqiperine,
    25 vjet burg bene, kush merrte arratine,
    O Enver te ishe gjalle, Duken sot po degjoni,
    natyrisht, simpatizante ka patur dhe Neroni,
    ne c’do kohe e kurdohere, ka servile c’do pushtet,
    qe perbuzen me neveri, nga Populli komplet.

    Reply to this comment
    • klaus2 January 18, 14:47

      O,popull,
      o, pordh’… e shqupit,
      qe vjen veç rrotull,

      S’ish i perbuzur enveri
      Por sistemi ne lindje,
      more derr-derri…
      Ai i veçant per popull ishte,
      Kurrsesi per ju,o mutrishte

      Reply to this comment
  21. alphade January 18, 12:20

    Te lumte ajo pene more Arben Duka se thua te verteten
    e gjalle dhe te guximeshme ne keto kohra horrash, haj-
    nash e gangsteresh. Arsenali yt poetik i pashtershem na
    frymezon, na ben optimiste per nje te ardhme me premtu-
    ese ne rrugen e gjate e te veshtire te drejtesise,pa hajni
    kurveri sic po na shikojne syte keto 27 vjet ?!
    Shenim: Sa per dy metra varr per Enverin per te cilin flitni
    ju ne kete poeme,pergjigja ime e shkurter e lakonike esh-
    te : Enveri nuk ka nevoje per dy metra , Ai ka tere Shqi-
    perine strehe,ka zemrat e cdo shqiptari te ndershem e
    patriot,ato dy metra varr ia ka lene Monstra e Vicidolit ,
    Azem Hajdarit ! Ju pyes apo po pyes te gjithe shqiptaret
    a e dini cili ishte Azem Hajdari ?……

    Reply to this comment
  22. fteri January 18, 20:09

    Populli i Tropojës luftoi me heroizëm për idealet e Partisë .
    Me mësimet e Enver Hoxhës në zemër populli Tropojës si gjithë shqipëria u ngrit si shpatë me besim të madh ,arritën ta bëjnë Tropojnë lule .
    Nga dashuria ,e mirënjohja e medhe për Enver Hoxhën populli i
    Tropojës (gjenija kriuese fshati Lekurtaj )i thuri këngën :

    NJIMDHET’ PRILLI KOFTË I ZI

    Njimdhet’ prill koftë i zi
    zi e madhe ra në Shqipni ,
    foli radioja e shkru gazeta ,
    Enver Hoxha u nda nga jeta.
    Themeluesi i Partisë,
    prijsi i madhë i shqipërisë,
    luftoi nat’ e luftoi ditë
    me armiqët -o thik’ më thikë,
    veç në dritë Shqipnin’ me qitë.
    Sa t’ jet’ jeta se harrojmë ,
    do t’ e do t’ vigjlojmë ,
    Shqipnin’ do ta lulëzojmë .
    Enver Hoxha është i gjallë,
    msimet e tia kemi n’ballë.

    Reply to this comment
  23. Moj kasolle ku na mblodhe... January 18, 20:36

    Nje pordhke leshoi kapterr Duka dhe gjithe trutharet po kacafyten me njeri-tjetrin, kush e kush te duket me enverist se tjetri. Po cfare i beni keshtu kakardhiave te dulle sqeparit, o ditare? Kini pak meshire per copat e mishit me dy sy, se gjynah.

    Reply to this comment
  24. intelektuali January 18, 22:33

    TE GJITHA QE PO VUAN SOT SHQYPNIA
    I KA BERE ENEVER BYTHA DHE PARTIA
    E NISI ME TRISKA E BITISI ME TOLLONA
    POPULLIN E VURI NE RESHT ME BIDONA
    VATANIN E MBULOI ME BUNKERE BETONI
    SI LAPIDARE IDIOT DORDOLECE KARTONI
    BEJTEXHINJTE SPIUNE I KANE KENDUAR
    XHELATET VRASJET E TIJ KANE ZBATUAR
    INTELEKTUALET KREJT KANE LIKUIDUAR
    VAMPIRET E KUQ LAN PER TE DREJTUAR
    SHQYPNINE JANE DUKE E FALIMENTUAR
    PO KUJT I KERKON LLOGARI O MYTEBER
    KUR SOTSHTETI ASHT PLOT ME ENVERE?

    Reply to this comment
  25. Shahisti January 20, 01:45

    O Enver na hengesh munë
    Gjithe jeten bere palle
    Keta Enveristet e sotem
    Kujtojne se je akoma gjalle

    Bejtexhiu tymos duhanin
    Dhe sheh endrra me sy hapur
    Rri gjithe diten sheh tavanin
    Dhe me dore na i ka kapur

    Reply to this comment
  26. Disidenti që flet hakun January 23, 16:33

    Poezi madhështore për profetin e shqiptarëve, heroin e kombit Enver Hoxha.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*