O i ziu Basha, mos këput të trasha!..

September 2, 2018 13:21

O i ziu Basha, mos këput të trasha!..

 

Dhe Lulash mavria,

po bën politikë,

sidomos kur flet,

fare pa logjikë!.

 

Për zgjedhjet lokale,

del e bën shaka,

dhe thotë se me Ramën,

marrëveshje nuk ka!?.

 

Luli-more Luli,

pika që s’të bie,

do ketë konkurim,

jo lidhje krushqie!.

 

Në zgjedhjet lokale,

SHQUPI konkuron,

as që bëhet fjalë,

për kualicion!.

 

Janë ballë për ballë,

pozitë-opozitë,

po Luli sheprakut,

i kanë ikur dhitë!.

 

Forcat kryesore,

s’bëjnë koalicion,

sepse pluralizmi,

ndryshe funksionon!.

 

Kot që e ngre zërin,

o i ziu Basha,

këto deklarata,

janë shumë të trasha!.

 

LSI e Monës,

del e tepëron,

dhe është i natyrshëm,

ky koalicion!.

 

Të dyja së bashku,

diçka mund të bëjnë,

nëse tamam fjalën,

nga mot do ta gjejnë!.

 

Nuk është se punët,

i kanë fare vaj,

se Mona lëshime,

nuk bën aq kollaj!

 

S’është kollaj me Monën,

të futesh në sherr,

se atë që do,

gjithmonë e merr!.

 

Të bëjë deklarata,

Lulashi po ngutet,

sikur Socialistja,

në gjunjë po i lutet!.

 

Në fakt deklaratat,

që venë dhe vinë,

s’janë për Socialisten,

po për LSI-në!.

 

Nuk është se Edvinit,

Lulashi ja kalli,

po me LSI-në,

aleancën shpalli!.

 

Aleancë e gjerë,

për zgjedhjet lokale,

PD-LSI,

është krejt normale!.

 

Po kjo aleancë,

nuk është bardhë e zi,

do ketë përplasje,

për disa bashki!.

 

Mendoj se Tirana,

do jetë mollë sherri,

se stekën e lartë,

e ka Lali Eri!.

 

Tiranën-Lulashi,

fort do ta kërkojë,

po vetëm Monika,

mund të konkurojë!.

 

Po gjer nga Qershori,

kemi kohë plot,

dhe parashikime,

tani s’bëhen dot!.

 

Faqen e Tiranës,

Eri ka ndryshuar,

ai hyn në ndeshje,

veç për të fituar!.

A. Duka

September 2, 2018 13:21
Komento

4 Komente

  1. M.Hajati September 2, 16:06

    Faqen e Tiranës,

    Eri ka ndryshuar,

    ai hyn në ndeshje,

    veç për të fituar!.

    Nji korigjim te vockel,te vockel fareeeeee:

    Faqen e Tiranës,

    Eri ka ndryshuar,

    ai hyn në ndeshje,

    fitoren e pervehtesuar

    per ta ambsolatizuar.

    Te pershendes krijimtarin teper elegante bashkohore ne kombinim me aktualitetin.

    Reply to this comment
  2. Shahisti September 2, 16:26

    Epo nuk u lodh qy bejte-mavria?

    Reply to this comment
  3. Kris 1 September 3, 02:45

    Tre partite e Benit
    Jane luanesha
    Ne to shkon Dervishi
    Dhe fle me murgesha
    Cohen ne mengjes
    Porsi koqe-qiqer
    Deklarrojne me mburrje
    Prape jemi te virgjer
    Rama me Lulashin
    Jane ne nje bllok
    Se dallojne te verberit
    Dhe ndonje idiot

    Reply to this comment
  4. Populli September 3, 08:45

    Luli eshte kot, Luli eshte mender…
    Luli nuk di c’flet, Luli nuk ka vlere,
    por…5 vjet ne pushtet eshte Rama vete,
    qeveri e tij, deshtim i vertete,
    ka 5 vjet qe rroga ktu nuk i rrit fare,
    sivjet rrit pensionin, nje paket cigare,
    taksa e mbi takse biznesin ka mbyt,
    a i sheh keto Duke, o te placin syte?
    varferi anembane eshte shtuar plot,
    qe ta mohosh, je fare idiot,
    mblidh e mblidh taksa, por ekonomia bloz,
    borxhi ne stratosfere, nga Hametaj mafioz,
    kudo papunesia eshte shtuar shume,
    ketij Ram idiotit i duhet vere drune,
    me sharje per Bashen kjo qeveri mjaftohet,
    ja dhe Duke poeti aty angazhohet,
    se si eshte gjendja sot, Duka e di mire,
    por do te mbuloje, qeverine kellire,
    se duke share Bashen, mbahet ekonomia,
    duke mallkuar Bashen, do ulet varferia,
    Basha nuk ka faj se qeveria ka deshtuar,
    behu ca realist, o Duka i zgjuar,
    nuk ka faj opozita kur ekonomia eshte bloz,
    si thot Taoloqe Balla, ai cop karagjoz,
    te mallkojme Bashen, Ramen te lavderojme,
    varferine e plote bejm sikur s’shikojme,
    kjo eshte taktika e Dukeve eunuk,
    qeveri me Ramen, rrijne e pa buk,
    por nuk ja ka borxh mbar popull shqiptar,
    qe me Ramen ne pushtet te haje dhe bar,
    Rama do qeruar, e Luli pas tij,
    der kur nje qeveri e mire te vij,
    do qeruar bajga qe sot qeveris,
    eshte vec varferi e krejt Shqiperis.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*