O krieministri inë, u trete për Shqipërinë!

Arben Duka November 25, 2015 15:19

O krieministri inë, u trete për Shqipërinë!

Ruaje pakëz veten,
o Edvini inë,
u thinje – u trete,
veç për Shqipërinë!

Mos puno kaq shumë,
bir-o biri inë,
erdhe nga Hong Kongu,
ike prapë në Kinë!

Mos u lodh kaq shumë,
të paçim uratë,
rruga për në Kinë,
është shumë e gjatë!

Me këto mundime,
s’e ke fare mirë,
se rri në avion,
më shumë se në zirë!

Vetëm ty të kemi,
të kemi me kokë,
më shumë rri në qiell,
se me ne në tokë!

Të shpëlodhesh pak,
koha nuk të del,
në kasollen tënde,
këtu në Surrel!

Ti rron në Surrel,
tok me fukarenjtë,
me shtëpinë e vogël,
sfidon maskarenjtë!

Të ngrije një vilë,
nuk kishe para,
vdekshim ne për ty,
që je fukara!

Biri inë i dashur,
mos u lodh kaq shumë,
të paktën në ajër,
bëj ndonjë sy gjumë!

Bëj ndonjë sy gjumë,
të mbledhësh fuqitë,
se i gjithë vatani,
tek ty i ka sitë!

Se i gjithë vatani,
tek ty i ka sitë,
kur vjen në vatan,
dhe rri ndonjë ditë!

Me këto që bëre,
si mos të të duam,
me “Rilindjen” tënde,
ylberin kaluam!

Ti na i shpërbleve,
lodhjen edhe mundin,
kaluam ylberin,
edhe prekëm fundin!

Ti s’ke kohë të mburresh,
me shkëlqimin tonë,
se e thamë që rri,
më shumë në avionë!

Si duket ke lindur,
për rrugë qiellore,
se janë një bezdi,
hallet tokësore!

S’dimë kë merr me vete,
për itinerarin,
po s’e harron kurrë,
Fate shakatarin!

Dhe s’duam të dimë,
mor të marrtë e mira,
se në vëndthin tënë,
bëre mrekullira!

Që kur erdhe ti,
këtu s’ka më lista,
dhe gjysm’e shqiptarve,
kanë shkuar turista!

Kanë shkuar turista,
të prishin paratë,
po këtu-të liqtë,
u thonë refugjatë!

Nuk largohet kush,
nga kjo mrekulli,
në fakt refugjat,
sot je vetëm ti!

Për ne-nëpër Botë,
të degdisi fati,
nëpër fluturime,
tri çerek’ mandati!

Arben Duka November 25, 2015 15:19
Komento

42 Komente

  1. Ilirjan November 25, 12:00

    10 me yll !
    Mos vdeksh kurre o Arben DUKA !

    Reply to this comment
  2. klos Rrugaci November 25, 12:26

    Po ik o Duke se je bere rutine e besdizshme nashti.KM ate pune ka apo te rrije te thartoje trute me gomarlleqet e tua, e kam fjalen per bejtet e tua te pjerdhura.

    Reply to this comment
  3. bobo November 25, 13:47

    Rrugaci rrugac mbetet,gjithmone i pakulturuar dhe i paedukate.

    Reply to this comment
  4. Lleshi November 25, 13:54

    Ha…ha…ha…ha..

    Mbete ne tajare
    o Edvini yne
    kembet s’te zune dhe
    vec per Shqiperine

    Ne spital isha
    per operacion
    s’ke gfaj ti kur Zoti
    shtrember te shikon

    Ik me thane doktoret
    se s’ka uje spitali
    duku per nje ore
    kur ta bejme me dore

    Se mbas ndonje ore
    uji ishalla vjen
    pa ne ketu gjithe diten
    gati na gjen

    Po shko behu gati
    me vete merr parate
    se kur te vije sahati
    do mbetesh sakat

    Ika une i ngrati
    me syte nga qielli
    te kerkoja ty
    Edvin o rreze Dielli

    Reply to this comment
  5. METEH November 25, 14:32

    Ju lumt Z.DUKA.Poezi per te qare e per te qeshur.Me kete rast u bashkove me SALINE qe i ka numuruar fluturimet pa permendur te tijat.Megjithate,ju e dini se ato fluturime ai i ka te planifikuara nga te tjeret,Europianet,boteroret-apo-jo..? Per mua..me mire ne ajer se sa te merret me SALISTET.Mendoj se AI eshte kryeministri me i mire ne keto 25 vite & ne 103 vjete pas I.Qemalit e M.Shehut.Lere PD-ne te broçkollit.Ja nje koment.PER PUNESIMIN:Pse pd i kerkon ksaj qeverie punesimin e njerzeve kur SALIU+AZEMI ne prani te JAERSONIT ne 1991 me urdher prishen te gjitha nd/jet e institucionet e vendit ?? Sala duhet varur per gjuhe,ndersa Azemi shkoi si qeni ne vresht po nga ai…!

    Reply to this comment
    • Artemisa November 25, 17:30

      O HETEM. keshtu Trap ke vendosur t’a kalosh gjithe jeten?
      Por ndoshta e ke mire, budallenjte jane gjithmone te lumtur.

      Reply to this comment
  6. LOVE P A R I S November 25, 18:47

    ahhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaahahahahahahaahahaha

    do behet gjeloz dhe Saliu per keto vargje ,po e mban me hater Bojaxhiun 😛

    mi ka ikur zeri dhe rrrrrrilindsave ,nuk di ku jane futur …po rrrrilindin
    Shqip ,po dil mor burrrr ,dil mos ki frike …pse frike nga Duka ke ti ?
    dil thuaja te gjitha per Ramen ,zure qe nga thonjte e paprere coje ne Kine
    dhe pastaj ne Hong Kong ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahaha….cfare gazi
    merr dhe ata filiLoLoqylistat qe do rrrrrilindin ,te na shkruajne ndonje hartim ….
    si eshte drejtimi i duhur ,si po ju duket ……P…S.. ???
    😛

    Reply to this comment
    • shqipe November 25, 22:50

      Vetem caj perpara
      o i madhi Rama.
      Dhe mos e caj trapin,
      Per lehjet nga prapa…

      Reply to this comment
      • shqipe November 26, 00:18

        Edhe,je i lutur
        gjithe loveve pas..
        keputua nje p….
        te na besh me gas…

        Reply to this comment
      • LOVE P A R I S November 26, 08:57

        po po ,caj bllokaden me forcen e penelit 😛
        Love dhe ato si une nuk rrrrilindin asnjeher , sepse materien gri qe kane ne koke e kane perdorur ,nuk e mbajne si obcion
        nuk jane edukuar tu thote partia “dilni ne demostrate vrituni per ngjalat
        rrrrrrrrrrrrilindni ,futuni andej nga keni dale per partine

        Vrasesit e Gerdecit —— te lire
        Vrasesit para kryeministrise ———— te lire
        Hajduti i bankes —— te lire
        Vrasesi i Santos ——–te lire
        Pistolieret e Pallamentit —— te lire
        ……………………
        Berberet ,mor ata berberet qe kishin leshin pa fature ,
        dolen nga burgu ???? Kete thuaj Ramiut te me spjegoje
        ne fakt ta spjegoje ty dhe gjithe atyre te rrrrrrrrrrilindurve

        aty ne Vlore si jeni ? me thane qe keni shpallur javen e skafit 😛
        Lungomarja si po ju ecen ?
        po filloi shteti nga ….rrrrrrrilindja …..ne drejtimin e duhur do vesh

        Respekt Shqipe ,duhet kurajo e madhe te ngelesh rilindiot !

        Reply to this comment
        • shqipe November 26, 12:02

          Love

          Durove nje jet’ te tere!
          Prit dhe pak e mira zere.
          Sepse,te guri me vere,
          Nje nga nje, do ven’ te tere…
          ***
          Nuk eshte Rama kot se koti…
          ka vec pune,jo terr,terr… fjale…
          O con haken tek i zoti,
          O te zotin,nga ka dale…

          Reply to this comment
    • sallakja November 26, 07:38

      .Qente le te lehin,
      karvani ecen perpara.
      Enver Hoxha.

      Reply to this comment
    • . November 26, 07:38

      Eshte me mire kur ty Love nuk te replikojne se vertitesh si pordha neper breke, vet pjerdh dhe vet u mer ere pordheve te tua.

      Reply to this comment
  7. gjermani i fundit November 25, 20:37

    telegramet shkojne e vine
    nga Singapori ne Kine,
    dje e kishim per Saline,
    sot e kemi per Edvine.

    Telegramet shkojne e vine
    qe nga Londra ne Janine,
    Duka po kerkon pa shprese
    kryeministrin e Qabese

    Reply to this comment
  8. Natyralisti November 25, 21:33

    z. Arben, Te lumte,me kujtove te madhin Ali Asllanin per te njejta motive:
    “E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
    mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
    Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
    të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh! “

    Reply to this comment
  9. askushi November 25, 23:58

    fikse fare z. DUka, bravo!

    Reply to this comment
  10. Aqo November 26, 00:12

    Klos rrugaci ,me rruac per llagapin qe ke zgjedhur,Por ti nuk behest dot shock me poetin sepse Jeni te kundert qysh ne embrione.
    Pergezime Arben Duka!

    Reply to this comment
  11. iliri tjeter November 26, 02:28

    Udhetimet qe ben krieministri ine, edhe mund te jene te nevojshme, te domosdoshme dhe te planifikuara e te detyruara edhe nga nderkombetaret.
    Por nje gje tjeter duhet te trajtonte bejtexhiu:
    Ku gjenden gjithe keto lek? A ka mundesi nje shtet i vogel dhe i varfer te shpenzoje shume te medha per udhetimet, per hotelet dhe per avioonet private te kryeministrit?
    Dhe po t’ju besojme gazetave, del se shpenzimet e udhetimeve te krieministrit meren nga leket e te burgosurve padrejtesisht. Nuk besohet justifikimi i fajtoreve se eshte bere gabim ne kontabilizim i ketyre shpenzimeve. JO! Se po ashtu jane perdorur leket per libra te familjeve ekstremisht te varfera per te paguar punonjesit e ujesjellsit.
    Prandaj udhetimet, krieministri ine, edhe pse te nevojshme, duhet t’i reduktoje. Kembet shtrihen sa eshte jorgani, jo me shume, se ndryshe plevitosesh!

    Reply to this comment
  12. Kris 1 November 26, 04:38

    Mos I bjerr be qafe Edvinit.Hera e pare qe vendi ka krieminister nje lider boterore qe Lurton terrorizmin dhe kenaq boten me batuta ne keto kohe merzie.Bota e fton per vizita,here nje kryetar shteti e here nje kryetar komune.Nuk e Len Fatia te turperohet Si nastradini dhe Horri ndez zjarrin ne kine e ne hong kong te ngrohemi ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  13. demo November 26, 05:32

    Po lereni te bredhi!Ajo Leshmanjoza stacionit misrit dhe orizit nuk la hotel sheikesh pa provuar!Ata qe e zbrazen arken e shtetit jane Saliu me Fullanin.

    Reply to this comment
  14. rudi November 26, 06:44

    SIC PO KUPTOJ KA MARE NONJE MESASH TE RENDE QE KURDISI SI KUKULL LULIN DHE SIKUR PO E DREDH SE DHE PUQJA ETHIRJEVE PER RRUMUJRA NE NJE LINJE ME LULIN MBAS KUKLLES TE LE NJE SHIJE JO FORT TE KENDESHME PERRMENDJA E EMRAVE STRATEGJIKE NUK BESOJ SE DO JETE PRITUR MIRE NDAJ DUHEN BALLANCUAR GJERAT MIR E BEN zDUKA NJE DORE QE NUK E KAFSHON DOT DUHET TA PUTHESH!

    Reply to this comment
  15. Ada November 26, 07:26

    Ish refugjati kokepalare e thonne paprere shyqyr qe u be kryemnister te bredhe boten. Endrren e tij e plotesoi. I vetmi qe rilindi ishte ai dhe majmuni Fuga (shoqeruesi i pare i missit). Njeriu destruktiv, ai qe dikur shkaterroi famijljen e tij, nuk kishte si te ishte shpresa e nje populli me halle te medha. Ai mbetet thjesht ZHGENJIM.

    Reply to this comment
  16. TROLLNA November 26, 07:32

    Kujtoni Migjenin e madh.Ky mal(sistem i qelbur shqiptar) nuk shembet me bejte,as me thirje,as me ulerima,por me grushtin e fuqishem te bashkuar te varferise qe po shkateron nje komb.

    Reply to this comment
  17. sopiqoti November 26, 08:55

    Duket o Arben Duka qe kur ske pun dredh lesh per gune.

    Reply to this comment
  18. ajas November 26, 09:37

    Merr o Ben ndonje kocke nga Shqupi -e,ste ve faj ai vrare se keshtu e ke porosine ..naten Curcill dhe diten Stalin.

    Reply to this comment
  19. Lleshi November 26, 09:52

    Litar te gjate thurra une
    me premtimet e Edvinit
    se me Saliun kishte pune
    diten e pare te clirimit

    Me litar me lidhi duart
    dhe ne burg me futi mua
    per energjine e papaguar
    nga varferia , jo se s’ dua

    Sali hajduti qeshte me gaz
    edhe Edvini bashke me te
    se per vete kishin mbushur thase
    por askush nuk beri ze

    E me litarin qe thurra vete
    per rreth qafes ma rrotulluan
    dhe tani qe qofte shes
    1 milion rrogen ma cuan

    Duan leka per buxhetin
    se me se do bejne tendera
    rropen ne palce miletin
    se Saliu duan te tjera

    Shiten gjithe Shqiperine
    dhe s’u hyri asnje gjembe
    bashke me gjene gjalle brenda
    qe mezi mbahet ne kembe

    Prandaj litar nuk thurr me shoke
    e ta le ne dore te Edvinise
    se Ai me Saliun toke
    jane fare e tradhetise

    Reply to this comment
    • shqipe November 26, 12:24

      Me ndje o llesh,
      por, bejtet e tua,
      jo s’te bejne me qesh,
      por,as me u ngerdhesh!…
      Se vargu me rime,
      kerkon paksa,
      Sqime…

      Reply to this comment
      • Lleshi November 26, 14:02

        Shume falemners prej teje !

        Reply to this comment
        • shqipe November 26, 17:09

          Leshi

          Sinqerisht’ u pendova
          Per c’te thash pak me larte.
          Ne vertete, te ofendova,
          Te kerkoj falje,me vrap…

          Por,degjoma nje keshille:
          – Kur Duka ka nis nje teme,
          Mos ec ne te njejten linje
          Se s’ka vlere me, asnje pene

          Sepse, mbas penes se Benit,
          Venitet c’do pene tjeter…
          Kundrshtoje,a vlersoje
          Vetem kaq,shton vler’ ne leter.

          Reply to this comment
          • Lleshi November 26, 19:06

            Une asnjihere nuk me ka shku mendja me konkurru Duken , qofte kur jam dakort , qofte kur nuk jam .

            Une thjesht , nga vibrimi i vargut te Dukes , kam rezonim dhe opinioni me del ne vargje !

            Askund nuk do te gjesh vargje te mia me natyre pergjithesuese qe rrekin drejt poezise ! Jane thjeshte “koment i rimuar” lidhur me poezite e Dukes !

          • Lleshi November 26, 19:36

            Pra sic ve re ti moj Shqipe
            qe emer te madh ke vene
            por qe nuk je vec nje qyqe
            po s’besove pyet te t’eme

            Une s’konkuroj Arbenin
            se s’jam pa turp e pa nder
            se ketu ai ka vendin
            zot shtepie nder te tjere

            Une thjesht bej komentin
            20 sekonda jo me shume
            si me vjen per momentin
            ashtu si e mendoj une

          • shqipe November 26, 21:16

            O Lesh!

            ok, Llesh,te falnderoj
            (Emri yt esht’ me i zgjedhur!…)
            Si kushdo,dhe une gaboj
            Shyqyr, qe s’te thash: – I pje…

            E kam pyet, timen meme
            Dhe me tha, qe je nje shqipe!
            Por dhe qyqe ne ket’ vend
            Eshte me mire,se lesh per rriqe…

  20. AlbaS November 26, 11:01

    Perlë!!!

    Reply to this comment
  21. Labinoti November 26, 11:58

    Si duket i erdhi fundi edhe Dukes, ka vendosur te heqe dore nga poezia dhe po e mbyll me kete KOMEDINE HYJNORE, na kenaqe shume! Te lumte Beno, para se te ikesh nga faqet e poezise nderro edhe fytyren me mustaqe, se edhe Jari prandaj i hoqi mustaqet e veta, hiqi edhe ti se keshtu do te vertetosh ate qe kerkohet. Ti don te thuash se une s’pyes per personin, dua qe ideali im te qendroje i paster ne sherbim te popullit dhe kur me shkelet ky ideal, une s’pyes, godas! Por ja qe kjo qe bere s’ka bythe fare o Beno! Edhe poet, edhe ekonomist, edhe politikan, edhe kritik, edhe analist, udhe udherrefyes per ardhmerine, edhe te gjitha don t’i bejsh ti Beno, i ke hypur gomarit mbrapsht more djale! A nuk ke sy ne balle te shohesh se ne çfare llumi eshte futur ky vend, ç’eshte bere gjithe keto vite? Eshte ky Edi qe e filloi dhe duhet ta mbaroje kete qe ka nisur, por me kritike si puna jote predikohet e kunderta, te vazhdojme me llumin. Sipas teje Edit duhet t’i zere bytha lesh ne kolltukun e zyres dhe te therrase te gjithe kryeministrat, presidentet ne zyren e vet dhe tu kerkoje llogari e tu shkuli dhembet qe s’po investojne ne Shqiperi. I shkreti ti dhe gjithe soji yt si puna jote! O po kaq trushkulur te jeni? Me mire kur kemi biznes e s’paguajme gje per shtetin, me mire kur kemi drita e s’paguajme per korentin, per ujin. Rrumpalle, ku ka me mire! Ben mire Beno te shohesh punet tuaja se keto qe ben ky Edi ti s’i merr vesh e behesh karagjoz pastaj, gjynah je edhe ti te te tallin njerezit!

    Reply to this comment
  22. Ina Hoxha November 26, 16:48

    jam shkrire gazit, se keshtu eshte , qeshim kur nuk qajme dot, se ja futem vetes me kete rilindasin Edvin

    Reply to this comment
  23. Ermir November 26, 18:37

    Bravo z.Duka, shume e bukur dhe realiste, ky vend nuk behet me nga keto njerez. Vetem tek te rinjte mund te shpresojme

    Reply to this comment
  24. myzeqari November 28, 05:56

    TANI TE ERDHI KOHA O RAMA LEGENI TE IKESH DHE MOS TA SHOHI ME SURRATIN TEND TE QELBUR KY POPULL. MBASE KANCERI DO TA BLUAJ TRUPIN TY DHE ATYRE PJELLES TENDE MORE KELYSH I ENVERIT. KETE TE KEQE QE I BERE KETIJ POPULLI E PAFSHE TEK FEMIJET E TU. KANCERI UA BLOFTE SORRET INSHALLAH.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*