“O me ne, o kundër nesh!”

Dërguar me Email August 13, 2016 11:03

“O me ne, o kundër nesh!”

I nderuar Thano! E dashur Dita gazeta! Jam sinqerisht i tronditur për çfarë lexoj në faqet e gazetës kohët e fundit lidhur me Ballin Kombëtar dhe LNÇ, që vetëm debat nuk mund të quhet. Gazeta Dita nuk është e enveristëve. Më vjen shumë keq që lidhur me këtë biçim debati nuk gjendet asnjë argument, asnjë ndjenjë njerëzore, asnjë logjikë, asnjë tolerancë, asnjë grimcë kulture, por vetëm ulërima, sharje e pështyma, lincim e histerizma. Turli lloj anonimesh që mbajnë erë myk nga e kaluara i janë vërsulur Andrea Stefanit me historinë e PPSH-së në dorë dhe kërkojnë me çdo kusht “kryqëzimin” e tij. Nuk është çudi që historia e PPSH-së është Bibla e tyre, prandaj edhe sot e kësaj dite, ata enden në errësirë dhe drita ju vret sytë dhe i verbon.

Dashuria me Enver Hoxhën sot, është më keq dhe më shumë se tradhtia e Ballit Kombëtar dje. Kur shfletojnë qoftë edhe një germë nga Zoti i tyre i pavdekshëm, enveristët janë në qiellin e tyre të shtatë të lumturisë. Prandaj ata dinë të shohin dhe të arsyetojnë vetëm bardhë e zi. Përveç Enverit ata nuk njohin Zot tjetër, as botë tjetër, dhe për pasojë edhe histori tjetër. “O me ne, o kundër nesh!” Kush nuk mendon, kush nuk flet, dhe kush nuk shkruan si ata, jashtë nga gazeta Dita. Vetëm ata kanë të drejtë. Edhe sikur të pendohen të tjerët, prapë vdekjen meritojnë për ata. Nuk ka shpëtim përveç se tek Enveri për ata. Është e vërtetë, Enver Hoxha nuk dinte të bënte debat, ai dinte të ta këpuste kokën. Unë nuk jam ballist. Dhe as kam për detyrë të mbroj Ballin. Por është e vërtetë si drita e diellit se sa keq i ka bërë këtij vendi Enver Hoxha, nuk i ka bërë Balli Kombëtar që asnjëherë nuk pati asgjë në dorë, madje edhe fjalën e kishte të ndaluar. Lirinë e premtoi Enveri dhe solli diktaturën. Shqipëria do të bëhet vetëm kur të vdesë Enverizmi dhe enveristët. 25 vjet u përpoq Sali Berisha të na gënjejë se është demokrat, por historia e damkosi si krye enveristin më të madh. Jo fjalët, por veprat. Ta duash vendin tënd nuk do të thotë ta varfërosh atë, por ta pasurosh. Kush e bëri këtë deri tani? Askush. Prandaj e them edhe njëherë se ky debat është shterp. Nuk vlen. Shqiptarët sot nuk dinë të debatojnë dhe as të bëjnë marrëveshje. Mirë Balli Kombëtar i ka tradhtuar shqiptarët dhe lirinë e tyre, po komunistët ishin engjëj? A nuk bënë tradhti për 50 vjet? A e justifikon lufta batërdinë e tyre? Ulërimat dhe të bërtiturat e tyre në faqet e gazetës Dita vetëm se i nxjerrin ata lakuriq. / Latif Mana

 

Dërguar me Email August 13, 2016 11:03
Komento

1 Koment

  1. [email protected] August 13, 15:51

    Nje Replike me zotin Latif Mana ! ( rreth, problemeve qe i drejtoihet K/redaktorit te Gazetes Dita )
    I nderuari, Latif !
    …qysh ne hyrje te shqetesimeve tuaja, qe I drejtoheni zotit Thano, me bie ne sy nje mungese qartesie e problemit.
    Ne debatin me zotin Andrea Stefani dhe te tjere, qe duan te ringjallin kolaboracionizmin dhe te erresojne luften nacional clirimtare e komandantin e saj, Enver Hoxha, ju ngatrroni, koleget e Stefanit, por me mendime te kunderta, me komentuesit, opinion dhenes ne facebook.
    .Ju shpreheni….”Më vjen shumë keq që lidhur me këtë biçim debati nuk gjendet asnjë argument, asnjë ndjenjë njerëzore, asnjë logjikë, asnjë tolerancë, asnjë grimcë kulture, por vetëm ulërima, sharje e pështyma, lincim e histerizma. ( e ke fjalen per ata qe jane pro enveristeve ).
    Une te them me shume dashamiresi, do pajtohesha me ju, nese …. gjeni nje shkrim serioz, me autor enverist, qe ofendon edhe me nje fjale te vetem, Andrean, gazeten apo Stefaniste te tjere ?
    Mund te ju them, qe edhe thenia juaj…. Turli lloj anonimesh që mbajnë erë myk nga e kaluara i janë vërsulur Andrea Stefanit me historinë e PPSH-së në dorë dhe kërkojnë me çdo kusht “kryqëzimin” e tij.
    Sipas mendimit tim, kesaj i vjen era NAIVITET…se si Ti dhe Stefani, e kerkoni te drejten per te shprehur mendimin e lire, ashtu sic e mendoni ju…Per kete, Stefani na sjell edhe Konicen , si shembull, per te shpreh secili mendimin e tij te lire, si te doje ! Do te thuash Ti …Konica thote …secili te beje c’ti doje zemra, vec ata qe jane kunder lirise se tjeterit !!! Te pyes, zoti Latif….ata qe thote Andrea, qenkan te lira… ata qe them une ( dhe kushdo ),ne mbrojtje te mendimit tim, qenkan kryqezim per Andrean ?!!!… pse ata qe thote Andrea, nuk qenkan per te kryqezuar kundershtaret ?!!!
    Ju, dhe shume te tjere,( per mendimin tim,) qe nuk mundeni ti mendeoni dhe gjykoni sic jane te vertetat, fusni veprimet e asaj kohe, ne te vertete absolute, sic i mendoni ju. Konkretisht, nje mendim i tille eshte edhe shprehja juaj…. Është e vërtetë, Enver Hoxha nuk dinte të bënte debat, ai dinte të ta këpuste kokën.
    Po, keshtu e vleresoj edhe une, por… Enveri, i dashur mik, te kepuste koken per kundervenje te atyre aspekteve te jetes qe te vendosura me ligj, dikush kerkonte t’i shkilte ?. E cili sistem dje dhe sot, nuk te ndeshkon kur shkel ligjet…?!. Te pelqejne ty, mua, Andreas apo dikujt tjeter ose jo, ata burra kane qene atehere dhe ata njerze, kane qene dakort me ata ligje….!!
    Ti duhet ta dijshe se Andrea mua me ka mesuar… QE, ATY KU MBARON E DREJTA E NJERIT, FILLON E TJETRIT !!!. Prandaj i nderuar, para se te shprehesh me keq se ndonje komentues ndaj Andreas, duhet te njohesh mire filozofine e komunikimit, e mos te biesh ne batakun e tyre, sic ke rene , qe don te mbrosh Andrean dhe vete Andrea qe don te mbroje Ballistet, jashte kontekstit te te drejtave te vendosura, nga ata qe ishin ne zoterim te perballjes se luftes me nazifashistet. )
    Ju, pavaresisht se cfar bindjesh keni, shpreheni…Unë nuk jam ballist. Dhe as kam për detyrë të mbroj Ballin. Por është e vërtetë si drita e diellit se sa keq i ka bërë këtij vendi Enver Hoxha, nuk i ka bërë Balli Kombëtar që asnjëherë nuk pati asgjë në dorë, madje edhe fjalën e kishte të ndaluar. ( Nuk njeh historine e as njeres pale )
    Zotni Latif….me kaq sa shprehesh ketu, mua me mbushet mendja qe ti, as nuk e ke njohur jeten e bere ne kohen e Enverit, dhe as nuk i ke njohur ligjet e kohes se tij, dhe mos ma merr per kundervenje,…por po flet, si thote populli sipas berihajte ose me troc, c’ke degjuar e lexuar ne shtypin e ketyre 25 viteve…!!!
    Me qe jemi ne ballafaqim, ne media ( Facebook ), pse nuk i thua, bemat e Enverit per popullin. E theksoj, per popullin ?!…Jo per ata qe edhe ne lufte, edhe pas clirimit, nuk lane gje pa bere, me ndihmat e nderhyrjeve agjenturat e huaja nga jashte, qe ta permbysnin !…AS per ata, qe donin te merrnin me shume cka u takon, nga prona e popullit, as per hajdutet dhe pushtat…. Qe gjithe gjithe, sipas INSTITUTIT TE TE PERNDJEKURVE POLITIKE…. Per 50 vjet, ne te gjitha aktet e denimeve, jane gjithesej afro 50 000 persona ( ketu futen edhe te Internuarit ). NATYRISHT, PER KETA, DUHET TE VIHEJ NE JETE LIGJI I KOHES. Ama 3 450 000 antar te shoqerise shqiptare, qe punuan, kontribuan derdhen djersen dhe ndertuan Shqiperine, per hater te tyre s’kane pse te futen ne ate qerthull!!.
    Ju nuk i dini, nuk i njihni ose beni sikur nuk i dini,terminologjite qe perdorni !!! Ti thua,….. Enveri solli diktaturen…!!!
    JO ! ti, mendoj qe nuk je i sakte, dhe une nuk mund te hesht, para kesaj thenje… se regjimi i Enver Hoxhes, ashtu si mbare sistemi komunist ne bote, ne shtetet e tyre vendosen DIKTATUREN E PROLETARIATIT ! ( kete nese e di dhe te pelqen te thuash diktaturen vetem….je i pa drejte me te verteten… ?! Nese nuk e di se ceshte Diktatura e Proletariatit, pyet prof. Andrean, si mesues i marksizem leninizmit.??!!)
    Pra i nderuar, seriozet qe i dalin ne mbrojtje Enver Hoxhes, as nuk shajne as nuk nxehen, por me qetesine e mendjes se eshte e drejta e tyre te mbrojne shtremberimet qe i behen atij sistemi, shprehin mendimet e tyre….Nese e ke fjalen per pjesmarresit ne komenete, nuk jane te gjithe, por jam dakort me ty, qe duhet te jene me te kulturuar…Ama, edhe ajo forme, eshte nje shenje revolte, per shtremberimet qe i behen punes, jetes dhe vepres se popullit dhe udheheqesit te tij.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*