O njerëz! Mblidhni lopët e çmendura!

February 2, 2018 11:57

O njerëz! Mblidhni lopët e çmendura!

Mallkimet-si lopë të çmendura,
nga kokat e shqipove po dalin,
se Rama me tradhtarët e tjerë,
dymbëdhjetë milje det po e falin!

E ka thënë Ajshtajni i ndritur,
kur me injorancën është ndeshur Ai:
“Për Universin nuk jam shumë i bindur,
po injoranca është pa kufi!”

Kur lopët e çmendura dalin në sheshe,
kuptohet që shumë i madh është halli,
çdo shtet-sipas Konventës së Detit,
miljet e veta në çdo kohë mund t’i shpalli!

Dihet kufiri i lejuar,
nga tre deri në dymbëdhjetë,
Shqipëria i ka shpallur miljet e veta,
që në vitin Njëmijë e Nëntëqind e Shtatëdhjetë!

Lopët e çmendura kanë dalë,
dhe po gjakosen keq në përleshje,
ky është veprim sovran i njëanshëm,
dhe s’ka nevojë për marrëveshje!

Ministri i Jashtëm-Kotsias,
pikërisht këto milje ka shpallur,
e ministri ynë qumështor,
e ka marrë shumë lehtë-me të tallur!

Ai nuk nxori specialistët e detit,
që njerëzit e thjeshtë të sqarojnë,
se ato milje janë thjeshtë virtuale,
se në terren nuk ekzistojnë!

Kanali i Korfuzit i ndan të dy shtetet,
dhe me hartat e reja e të vjetra,
gjerësia e tija e plotë,
nuk është as dy kilometra!

Po dhe këto dy kilometra,
Konventa i ndan mes për mes,
po ku i kini dymbëdhjetë miljet,
që Kotsia i futi në thes?!

Kaq do mjaftonte të thuhej,
pesë rrjeshta në letër të hidheshin,
që himni i injorancës mos luhej,
dhe lopët e çmendura të mblidheshin!

Të shumtit e njerëzve janë të mirëkuptuar,
pëllasin e shkruajnë veç nga padija,
ndërsa Sali Berisha me Monikën,
pëllasin e shkruajnë veç nga ligësia!

Ata janë të çmendur vërtet,
kryefjalë e kanë çmendurinë,
por bëjnë sikur janë mbytur në det,
sepse të vërtetat i dinë!

Dhe Rama e di të vërtetën,
ndaj thotë: ”Në fund do turpëroheni!”,
po nuk është koha për fjalë në erë,
dilni dhe popullin sqaroheni!

E sigurt që në fund do të kemi,
një marrëveshje deti më të mirë,
me këtë rast Berishës i themi,
ta mbylli buçen e ndyrë!

Ai në këtë hall Shqipërinë e futi,
e sot pa turp kundra Ramës bubullon,
kur bëri me Bashën atë marrëveshje muti,
dhe ende më fort se grekërit e mbron!

O njerëz! Mblidhni lopët e çmendura,
që me brirë njëra-tjetrën po shpojnë,
si mund t’i falen dymbëdhjetë milje grekut,
kur ato në teren s’ekzistojnë?!

Kaq është e gjithë historia,
e kupton çdo lloj psikopati,
këtë që bëra unë me vargjet e mia,
duhet ta kish bërë me prozë Bushati!

Po e mbyll ligjërimin e sotëm,
me ato që thashë dhe më parë:
“O njerëz! Mblidhni lopët e çmendura!,
se këtë herë nuk ka tradhtarë!

Arben Duka

February 2, 2018 11:57
Komento

11 Komente

  1. info analitike February 2, 12:13

    E paska harruar qy bejtexhiu kur ishte per vete lope e cmendur ne kohen e Saliut. Bejtexhi ve doren ne zjarr per partine. Mire doren o bejtexhi por bithen mos e ver ne zjarr se ndonje nga shoket e partise mund te kete mendje te keqe.

    Reply to this comment
  2. Stela February 2, 13:07

    Enver Hoxha gjithmone , kur fliste para popullit, merrte si shembull qeverine e Zogut dhe me te maste nivelin ekonomik dhe kulturor.
    Ate ben edhe “poeti i vegjelise” shoku Duka. Sot ( ne sherbim te Rames) merret me ish-qeverine e Saliut POR NESER kur te jete kryeminister Erion Veliaj te gjithe do te shohim qe ne vend te Saliut do te jete Edvini.

    Reply to this comment
    • Artemisa February 2, 14:38

      Pas disa kohesh ne nje nga kapitujt e historise do te shkruhet : ” Duka, Vangjeli, Baze dhe Muc Nano e hengren buken dhe jetuan duke bere te vetmen pune – Shane Sali Berishen “.

      Reply to this comment
  3. Adih February 2, 15:02

    Stela @… Mos e dhente zoti tradhetari i Mjaftit Veliaj , nuk behet kreminister ,e kryeminister do behet Xhafaj ,sot min i brendeshem . Duka e ka vene piken mbi I kesaj here . Rrespekte z Duka .

    Reply to this comment
  4. katarakti February 2, 15:42

    E kam vene re qe me 2013-ten. Sali Berisha ka nje ekip shume te afte genjeshtaresh, shpifesish, zhurmetaresh, turbulluesish te mendjeve te njerezve te thjeshte. Propaganda e tij mund te krahasohet vetem me ate Gebelsit. Aq i afte eshte ta beje te bardhen te zeze dhe anasjelltas. Krejt e kunderta ngjan me socialistet. Keta punojne, ndertojne, bejne shtet, por nuk dine as ti mbrojne as t’i propagandojne arritjet dhe rezultatet e tyre. Ndofta se jane thjesht axhaminj. Edhe ne kete rast, ai qe e shiti detin, (po te mos ishte Gjykata Kushtetuese) eshte duke bere namin se qeveria e sotme po ndermerr bisedime me Athinen per kete çeshtje. Si eshte e mundur kjo?! Ed Matufi perse nuk sqaron miletin se ku eshte ndryshimi ndermjet marreveshjes se tij me ate te Berishes, por e le kete te fundin te beje patriotin e vonuar?! Mua me duket se shume here me mire e mbrojne me argumenta dhe llogjike qeverine e tanishme Arben Duka, Mero Baze, Adrian Tano, Viktor Malaj etj etj, sesa e mbron veten kjo maxhiorance e pagoje.

    Reply to this comment
  5. Albani February 2, 23:26

    Bejtexhiu, si gjithmone, i shikon gjerat nevmenyre te njaneshme.
    Vertet kanali i Korfuzit exhte rreth dy km det, por Korfuzi ka det edhe ne veri, edhe ne veri-perendim, edhe ne perendin dhe edhe ne jug- perendim dhe me kryesorja edhe ne veri te tij.
    Prandaj, ne se nuk mund te zbatihen 12 mikhe kufiri detar ne kanalin e Korfuzit, ka olot drejtime te tjera, duke u nisur nfa Korfuzi ku mund dhe duhet zbatuar ” 12 milje detare ujra teritoriale”
    Prandaj mund te themi me te drejte se bejtexhiu eshte dhe ben bejte politike teresisht karg te vertetes.

    Reply to this comment
  6. ganiu February 3, 07:15

    Ja dhe më në fund Arben Duka e tregoi se në kë anë është. U bë më shumë se 1 muaj që ja kërkonin, antiçensura në veçanti.
    Nuk e kuptoj përse janë kaq alergjike pushtetarët ndaj demosrtimeve? Arben Duka përse jeni kaq alergjike, në një kohë që kur nuk ishit në pushtet thrrisje jo vetëm për demonstrim, por kërkoje rrevolt. Mos vallë ishe lopë e çmendur atëherë?
    Duhet të të vijë turp për këto që shkruan.

    Reply to this comment
  7. ganiu February 3, 08:12

    Lapsi.al-ide-Sa i sinqertë është Rama në dialogun me Athinën

    Hidhi një sy o Arben, dhe pastaj na thuaj se kush është lopë e çmendur?
    Ti a ne.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 5, 12:29

      gano unë po ishtoj dhe këtë të presidentit gërk:”Presidenti grek, Shqipërisë: Po deshët Europën, mos flisni për çamët”
      pra kush gënjen ky apo rama??

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*