O REFORMË, O ZGJEDHJE!

Andrea Stefani May 21, 2016 12:00

O REFORMË, O ZGJEDHJE!

Tashmë nuk ka më asnjë dyshim që “skandali madhor i përgjimeve” ishe një komplot i orkestruar nga mjeshtri i rrenave dhe intrigave Sali Berisha duke ndërsyer në lojë, në favor të tij, institucione të shtetit si Presidenca, Shërbimi Informativ dhe deri te Prokuroria. Tashmë që përgjimet rezultuan mashtrim, Berisha dhe berishistët do përpiqen të mbrohen me një tjetër gënjeshtër.

Por vetë Nishani, Presidenti i Republikës, u detyrohet një shpjegim shqiptarëve se përse i alarmoi, në mënyrë krejt të papërgjegjshme, për gjoja rrezikimin e sigurisë kombëtare nga një përgjim që nuk ekzistonte?

Këtë gjë duhet të bëjë edhe Visho Ajazi, kreu i SHIK por edhe kryeprokurori Llalla që u tregua tepër i ngathët për të shfryrë në kohë flluskën e rrenës së përgjimeve, edhe pse e kishte marrë shpjegimin nga “Interforca” për pamundësinë e tyre.

Berisha i gënjeu përsëri shqiptarët. Por shqiptarët i gënjyen edhe krerët e institucioneve të sipërpërmendura duke u bërë kështu pjesë e një mashtrimi publik. Dhe nuk duhet harruar se mashtrimet e publikut janë, jo rrallë, me pasoja.

Kur vite më parë, Berisha ju tha shqiptarëve se Azem Hajdarin e vrau Fatos Nano, turmat u derdhën mbi godinën e Kryeministrisë duke kryer një grusht të armatosur shteti. Prandaj mashtrimi i publikut është një krim me pasoja të rënda që nuk mund të tolerohet. Vite më parë vetëm pse kryeministri hungarez u tha të vetëve, me frymë kritike dhe i shqetësuar për mosmbajtjen e premtimeve nga qeveria e tij se “po mashtrojmë publikun”, protesta të mëdha u ngritën në gjithë vendin.

Atëherë si mund të pranohet që Presidenti të bëhet pjesë e mashtrimit publik dhe shefi informacionit sekret pjesë e dezinformimit publik? Sa kohë që qarkullonte flluska e përgjimeve, opozita kërkoi deri dorëheqjen e Tahirit, ministrit të brendshëm. Një kërkesë e drejtë nëse përgjimet do kishin ndodhur. Tani që përgjimet kanë rezultuar një shpifje, janë akuzatorët që duhet të dorëhiqen.

Në fakt edhe vetë opozita, po të qe një opozitë normale e dedikuar për shtetit, duhet të kërkonte, të paktën, dorëheqjen e Nishanit dhe Ajazit. Por meqenëse ajo është pjesë, madje inspiruese, e komplotit një gjë e tillë as mund të mendohet. Dhe ka shumë indicie që flasin për një komplot të organizuar dhe dakordësuar në fshehtësi mes SHQUP-it, Presidencës, SHIK e ndoshta, edhe Prokurorisë. Më evidenti është diskriminimi, në kundërshtim me ligjin, nga Visho Ajazi e kryeministrit Rama duke mos e informuar qëllimisht për përgjimet.

Pra skandali i vërtetë i përgjimeve është jo se ato kanë ndodhur por se nuk kanë ndodhur dhe se opozita e PD dhe ca institucione të shtetit mashtruan shqiptarët. Por një zhvillim i tillë qe i pritshëm. Ai lidhet me faktin e rrëzimit nga pushteti, në 2013, të një autokrati si Berisha që kish kapur shtetin.

Zakonisht, këtë lloj autokratësh nuk rrëzohen dot me votë. Viti 1997 e provoi këtë. Për të mos dorëzuar pushtetin Berisha përdori pa sukses edhe shtypjen ushtarake të popullsisë si deri edhe luftën civile. Dhe pikërisht pse ishte i diskredituar si autokrat i dhunshëm Berisha u detyrua të dorëzojë pushtetin me votë në 2013.

Dorëzoi pushtetin por jo shtetin! Ai ruajti të gjitha kapjet që i kish bërë institucioneve në 8 vjet qeverisje, kapjen e Presidencës, të SHIK, kapjet në prokurori dhe gjykata. Dhe sapo qeveria Rama përpiqej të çlironte ndonjë prej këtyre institucioneve nga këto kapje, binte nën akuzën e berishistëve: Po kap institucionet e pavarura!

Shteti nuk mund të funksionojë normalisht kur disa nga institucionet kryesore të tij punojnë të dedikuar jo ndaj interesit publik por ndaj një klani të korruptuar politik të drejtuar prej 25 vjetësh nga një dinozaur i kohës së Murit të Berlinit dhe që vuan nga sëmundja e amokut për pushtet. Qeveria Rama është vënë prej kohësh nën kritika për një qëndrim pasiv ndaj kësaj situate që kërko normalizim.

Edhe sot janë ngritur zëra që duan ta bindin shumicën në pushtet të kërkojë dorëheqjen e Visho Ajazit por edhe të Bujar Nishanit. Në fakt, kupa është mbushur. Abuzimi e tyre me postin është i hapur. Atëherë çfarë e pengon kryeministrin të veprojë?

Duke lënë mënjanë disa shpjegime të tjera mendojmë se, për momentin, ajo që frenon është nevoja e reformës në drejtësi. Rama nuk është zhveshur ende nga iluzioni se reforma në drejtësi do votohet edhe nga Berisha. Edhe pse e thotë troç në publik se Berisha me të vetët kanë arsye, për shkak të korruptimit të tyre të djeshëm në qeverisje, t’i tremben reformës. Ky argument, që ai vetë e shqipton, duhet ta bëjë të kuptojë se Berisha mund të pranojë të votohet vetëm një reformë drejtësie që nuk sjell ndëshkim për korrupsionin e tij dhe ish-qeverisë së tij. Pra një reformë që nuk është reformë. Një “reformë” që nuk do ta prekte sundimin e klasës politike mbi prokurorë e gjykatës. Vetë drafti i reformës, i sapo paraqitur nga PD, është provë për këtë. Por Rama, madje jo vetëm ai por edhe ndërkombëtarët Lu, Vlahutin etj., besojnë se Berisha mund të kandiset të votojë reformën. Prandaj, edhe në këtë rast, Rama ngurron të kërkojë dorëheqjen e Ajazit apo Nishanit duke mos dashur t’i japë Berishës një alibi për mos votimin e reformës në drejtësi.

Por gabon. Sepse Berisha do gjejë pa fund alibi të tjera. Vetë drafti i sapo paraqitur nga PD është një tjetër alibi. Vetë skandali i përgjimeve ishte një intrigë për ta larguar politikën nga shtrati i reformës. Por kjo nuk do të thotë se mosndëshkimi, siç e kërkon e drejta, i autorëve të këtij mashtrimi publik, do ta mbajë Berishën të angazhuar për një reformë që nuk e ka dashur kurrë.

Ka ardhur koha që ndërkombëtarët, baballarët e vërtetë të reformës në drejtësi, dhe shumica në pushtet, të pajtohen me faktin se reforma duhet të ecë përpara edhe pa Berishën dhe klanin e tij. As ndërkombëtarët, as Rama, as Meta dhe shumica, nuk mund të justifikohen për ngecjen e reformës që do ta shkëpusë Shqipërinë nga këneta e krimit dhe e korrupsionit, duke thënë: Nuk na la Berisha! Nga bërja ose jo e reformës varet integrimi i Shqipërisë, hapja e negociatave me BE. Ky tren nuk mund të humbet sepse një autokrat i rënë nga vakti bën sikur e ha meraku për pavarësinë e institucioneve që do i kapka Rama por që ai i ka përdhunuar sa herë ka dashur!

Kësaj komedie duhet ti jepet fund! Prandaj reforma duhet të shkojë sa nuk është vonë për votim në Parlament. Dhe nëse atje deputetët e PD mbeten në unitet me Berishën duke mos e votuar reformën, atëherë atyre duhet t’i kërkohet të votojnë pro një referendumi për reformën. E në rast se berishistët nuk votojnë as referendumin pra, që reforma në drejtësi të miratohet nga Sovrani, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Me shpresën se prej andej do të dalë një parlament me një dedikim më të fuqishëm ndaj reformës që do përcaktojë fatin e Republikës.

 

Andrea Stefani – DITA

Andrea Stefani May 21, 2016 12:00
Komento

31 Komente

  1. Ilir May 21, 12:25

    E thjeshte fare, njerzit jane te lodhur me budallalleqe dhe nuk I marrin seriozisht dhe nuk kane besim tek institucionet.

    Reply to this comment
    • Claus May 22, 10:22

      Jo,zoti Stefani! Eshte krejt e kunderta e asaj cka thoni ju.
      Tashme,nuk ka asnje dyshim qe skandali i pergjimeve sapo ka filluar.
      Vulen skandalit,i nderuar zoti Stefani,ia vuri letra e ish-drejtorit te policise italiane,te cilen Prokuroria e cilesoi si te pavlefshme,te papranueshme.Ne fakt ,ajo ishte nje tallje.Tallje me shqiptaret.
      Jo,zoti Stefani! Nuk mund te pranojme genjeshtrat qe na beni sy per sy.
      Kryeqyteti po zien keto dite nga skandali i pergjimeve.Po dalin te reja ora-ores.Nuk e kam fjalen vetem per pergjimet e qeverise ndaj opozites.Kjo kuptohet.
      Por,per pergjime brendaperbrenda qeverise.Per pergjime brandaperbranda maxhorances.Per pergjime reciproke PS-LSi.Rama-Meta.
      Edhe ju,zoti Stefani,flisni per keto pergjime.
      Flisni me shoket ,miqte dhe koleget tuaj.Flisni e c’nuk flisni ne bisedat tuaja te lira.Ne kafene.I permendni me radhe te gjitha opsionet,gjasat,se kush ka pergjuar ke, per cfare e me c’qellim.
      E nderkohe qe bisedoni keshtu me kolege,ne shkrimin tuaj,beni te paditurin,beni sikur asgje nuk egziston !
      I nderuar zoteri,ju lutemi te keni pak respekt per intelektin e atyre qe mund t’ju lexojne.
      Nuk e kam fjalen per intelektin e atyre qe mezi c’presin t’ju lexojne,se ata kete duan;zaten,kete kane dashur per gjysemshekulli diktature,kur genjeshtrat qe u servireshin u dukeshin ushqimi me i shijshem ne bote;kete duan apet,tani ne demokraci(qe e marrte dreqi e marrte,se nuk ben per kete specie).
      Nuk e kam fjalen as per te respektuar intelektin tuaj,zoti Stefani,cka do te ishte normale t’jua kerkonim.Sepse,ju vete i pari,nuk e respektoni ate.
      Qe kur thate se, avionin me droge e rrezoi Saliu…
      Qe kur thate se, bombat te farmacia e babait te Tahirit i vuri Saliu…
      Qe kur thate se, Shullazi dhe gjithe bemat e tij,sidomos kjo me profesoret e universitetit,jane sajesa te Saliut…
      Qe kur thoni se,gjithe skandalet e ketij pushteti qe po ndjekin rremujshem njeri-tjetrin,jane veper e Saliut,per te penguar Ramen,Rilindjen e tij,qeverine e tij,qe te mos e nxjerrin Shqiperine ne drite ,per cka po punojne dite e nate,pa mbyllur sy…!
      E kam fjalen per intelektin e njerezve te zakonshem,normale.
      Zoti Stefani,eshte shume e lehte te behesh hero i turmave te verbta,qe i trushpelani cdo dite me agjitacionin,propaganden dhe demagogjine tuaj.
      Por,nuk eshte kaq e lehte te fitosh respektin e njerezve normale.E njerezve me aryse;qe arsyetojne,qe mendojne.
      Sepse,eshte e veshtire ne keto kohe rregjimi te gjithanshem moral,te thuash te verteten.
      Aq me shume per ju,qe mendoni se e verteta ka vetem nje ngjyre: mavi…!

      Reply to this comment
  2. TJ May 21, 12:43

    O Stefani! Berisha ka prapa te gjithe antishqiptraet! Kudo qe ata ndodhen! Ata e sollen ne fuqi Berishen e risollen me 2005 dhe tani duan ta risjellin prape! Se kush eshte pas Berishes shqiptaret tashme e kane te qarte! r tradhetia denohet ne te gjithe boten! Le te presim kush do te fitoje shkaterimi apo hyrja ne boten demokratike!

    Reply to this comment
  3. bureto May 21, 13:19

    Kjo eshte rruga!

    Reply to this comment
    • Ballist i PENDUAR. May 22, 16:03

      Rruga per ty o Bureto ….
      O reforme – o zgjedhje ????????????????
      O k…N NE BYTHE ?
      O Bythen ne K……
      Nuk e kupton akoma o njeri ???
      Duhet te bish gjithe detin qe ta kuptosh , qe uje eshte i kripur ??
      26 vjete , e akoma nuk e kuptuar qe eshte sistem i gabuar ?

      Reply to this comment
  4. vasili May 21, 13:30

    Mendoni sa e dhjere do te ish jeta,per trurin e pjerdhur shqiptar,ne kete pjese anadolli,pa vrasjet vjedhjet dhe shpifjet e plakut te kulles.
    Ne te kundert truri dhe trupi shqiptar i gjymtuar nga orienti dhe komunizmi , duhej ti futesh punes dhe studimit te shumellojshem dhe te mundimshem,ato gjera qe e ben perendimin perendim.
    Kurse keshtu,duke bere punen e lakeut dhe lehsit te rendomte ne sherbim te te parit,nga ministri tek ´´akademiku´´.media deri tek burokrati parazit i provinces,paraja dhe posti fitohet dhe pa patur fare rrudha ne tru dhe muskuj ne trup.
    Aty dhe ky Stefani yne i nderuar,pa levizur bythet fare nga karrigia,vazhdon te beje goxha biznes me saliun.
    Aty dhe shume fakire,qe megjithse u kercasin zorret,ndjejne kenaqesine e hororit,kur degjojne dynjane e bemave te bandes se Saliut dhe te tjereve,me te vrare,vjedhje dhe shpifje.
    Sa me shume kohe kalon, ndjej sikur dhe ato akuza shqiptare kundrejt Saliut behet vec per mode morali,
    Tufa arnautase vazhdon ta shtyje kohen per bukuri me sali dhe edin,qe nuk arrin dot te dale nga veza..

    Reply to this comment
  5. populli May 21, 14:06

    Nishani,Llalla,Visho Ajazi jane jashteqitja e ketij vendi , keta po pengojne ecjen perpara.Urgjentisht Rama duhet ti shkarkoje e ti hedhe ne puceten e ujrave te zeza,atje e kane vendin keta muter!

    Reply to this comment
    • ganiu May 22, 18:35

      Pavarësisht se dhe unë i urrej sa ty o ndoshta më tepër, mund të më thuash se po të zhdukim dhe këta “opozitar” fallco, ç’emër do ti vije këtij sistemi shoqëror?
      Një shtet pa aspak opozitë, si do të quhej?

      Reply to this comment
  6. Populli May 21, 14:58

    Hallall Andrea.

    Reply to this comment
  7. info analitike May 21, 15:08

    Stefani kete ceshtjen e pergjimeve preferon ta lexoje se prapthi. Nga sa po evidentohet ka ndodhur pikerisht e kunderta e bindjes se Stefanit. Tahiri me qeverine u perpoqen te fshiheshin pas nje letre pa firme e vule te italianeve por per fatin e tyre te keq dolen zbuluar. E njejta geje ndodhi edhe me deklaraten e genjeshtet mbi pezullimin e gjykimeve te Strasburgut ku Rama e paraqiti si nje arritje te Manjanit dhe Ahmetajt kur ne fakt ata vetem sa kane paraqitur kerkesen Gjykates se Strasburgut e cila do te duhet ende ta shqyrtoje. Nderkohe rilindjoteve ua shiten sapunin per djathe duke i genjyer. Ca si shume genjeshtra u jane treguar njerezve ne keto 3 vjet e uji i gamiles se genjeshtrave mavi tashme eshte sosur. Njerezve u ka humbur durimi ndaj pergatitu Stefani me rilindesit mashtrues se kesaj here qelbesirat do te hidhen aty ku e kane vendin, ne plehera.

    Reply to this comment
    • Askushi May 21, 19:46

      Per infon. Italianet kane nje thenie. Ci sei o ci fai? Perkthyer. Je o ben? Por une shtoj fjalen ushtar i partise demokratike.

      Reply to this comment
    • SHKELZENI May 21, 22:29

      Info Analileshi , po te kesh sy e tru , lexoji se mbari ato qe thuhen , po jo fjale pa tru,qe na derdellit ketu nga disa nhere ne dite . Ndryshe , shko futu ne gjirizin , nga ke dale

      Reply to this comment
    • SHKELZENI May 21, 22:31

      Info Analileshi , po te kesh sy e tru , lexoji se mbari ato qe thuhen , po jo fjale pa tru,qe na derdellit ketu nga disa here ne dite . Ndryshe , shko futu ne gjirizin , nga ke dale

      Reply to this comment
    • Ballist i PENDUAR. May 22, 16:00

      Info – Gezohem per Shendetin Tuaj Mental .

      ” Ca si shume Genjeshtra …… keto 3 vjete , e uji i Gamiles ….”””’

      Haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa,
      Verte ke 3 vjet me Info PALIKARI ???

      26 VJETE plot info levendi .
      Ky eshte sistemi Yt , e i Nastradineve .

      ”’ Puntoret te detyruar te veshin PANOLINA ”
      Kjo eshte kronika e KAPITALIZMIT tend TRIUMFUES

      Nuk trajtohet , vetem çeshtja e DINJITETIT HUMAN ,
      Thote raporti i Oxfam , por ketu rezikuhet SHENDETI , nga infeksionet e Urines ,
      Ku problemi behet me serioz , per Grate me barre , o me Mestruazione .

      lç’FARE mund te thuash ?
      Si ta komentosh lajmin?

      Sistemi yt kapitalist , e prezanton sikur eshte nje Anomali , ne Respekt te vete sistemit

      Si thote MARKSI :
      Eshte vete Sistemi, qe prodhon skena te pa riformueshme ,Dhe gjithmone tendton
      te prodhoje skena çmendurie , si kjo ketu lart qe shkruajta .

      Skena te tilla , qe ne kohe te tjera ,
      do te shkaktonte 10 revoluzione Ruse ,
      ose 20 si ato Francezet.

      Kurse sot ne kete shoqeri Te Info-analitikerizuar CINIZMI Perparon duke realizuar Kapitalizmin .

      Nga ana tjeter Totalitarizmi e diktaturat kane humbur , Si ato te KUQET ashtu edhe ato te ZEZAT ,
      Tani Mrekullisht jetojme ne Mbreterine e LIRISE UNIVERSALE , Ku Tv , e gazetat na i kujtojne nje dite po e nje dite jo .
      Puntoret e detyruar te punojne me Panolina
      eshte Dimostracini i kesaj Lirie Universale ,
      pa Haruar mrekulline FASONE ,
      Ku punon pa pushim per te qene i VARFER.

      MIRE tu behet thote INFO
      Puntoret i perkasin kategorise ” Z”’

      Info .—
      ti gjithmone me kujton nje thenie te berishes :
      Do tu beje te gjithve Padron –
      Dakort jemi o INFO –
      pO Me lopet kush do te shkoje ?

      Ti thua ::
      Me mire Kapitalist , se sa puntore .
      ke shume te drejte ……………………… haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

      Reply to this comment
      • info analitike May 23, 13:43

        O Ballist, ti ke kohe qe flet me vete ne monologje te gjata pambarim qe i kupton vetem ti. Vazhdo keshtu se ti po qe je ne rregull me mendte. Me ngjan me ato komiket qe jane te vetmit qe qeshin me barcaletat e veta.

        Reply to this comment
  8. Shefqet Cela May 21, 15:33

    Kam rrespekt per Andrean. Eshte i sakte e i ndershem.
    Ai pfropozon zgjedhje per reformen.
    Une mendoj, me modestine time, se zgjedhjet nuk jane zgjidhje per reformen.
    Gjate zgjedhjeve, lukunija e politikaneve te molepsur, do e gjene menyren per ta zhbere reformen.
    Fatalitet nuk ka ne kete mes. Eshte popull i interesuar vertet per kete reforme.
    PSE ANASHKALOHET REFERENDUMI??

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 May 23, 11:30

      çeto
      e pe se si bëhen referendumet në shqipëri??
      pak a shumë si ato greket!!brënda javës,por me një ndryshim të vogël!!
      këtu rezultati del afër 100%shit!!
      çeto në radhë të parë duhet saktësuar se “çkuptohet me reformë”!sepse ligjet i kemi,por nuk zbatohen!!që nga presidenti deri tek lypsari janë të barabartë para ligjit,duhet të jenë të barabartë,pra përse duhet të bëjmë dhe një reformë kur nuk kemi njerëz që do ti zbatojnë!!gjyqtarët që nuk zbatojnë ligjet e sotme nuk do të zbatojnë ato të nesërmet!!vendime nga më absurdet kemi dëgjuar si për dënime dhe për pafajsi!!vendime që janë jashtë llogjikës foshnjore,se për atë normalen nuk bëhet fjalë!!këto vendime janë pranuar gjithnjë si nga pala e dëmtuar dhe nga shoqëria!!mungesa e një ndërgjegje civile ka bërë që të lulëzojë ndyrësia!!dhe në rastet kur kemi ndonjë protestë të vogël,spontane o ku ta di unë kemi legjone të tëra ndyrësirash që ja mbyllin gojën menjëherë!!
      një blush kërkoi zbatimin e një të drejte të vendosur nga partia e tij!!
      u anatemua sa skishte ku të vente!!nuk mund ta pushkatojnë ose ta çojnë për gjah,se do të bënte buuuuuuuuuu!!
      ky është problemi çeto!!
      pushtetin absolut e kanë pasur partitë,mund të dënonin kundërshatrët sa herë të donin,POR dei më sot përveç NANOS,dhe atëherë pa të drejtë,askush nuk është dënuar!!vetë nano nuk është dënuar kur me të vërtetë ishte për tu dënuar!!
      vetëm shoqëria civile,këta mut analistë të shitshëm,ne populli dhe organizata rinore jopartiake mund të bëjmë diçka!!LHLtë siriane,neni 25 e disa raste të tjera treguan se kur njerzit ngrihen kundër qeverisë ajo është e detyruar ta ndryshojë qëllimin e saj!!të paktën jemi në këtë fazë kur kjo qeveri e pjerdhur akoma po pranon të ndërrojë qëndrim!!pas të ashtuquajturës “reformë në drejtësi”,do të kemi më pakë mundësi për ti ndryshuar qëndrim qeverisë!!
      do të ketë më shumë fuqi në dorë!!
      përfytyro kur të ketë dhe presidentin dhe gjithë gjykatën kushtetuese!!

      Reply to this comment
  9. Spin May 21, 15:39

    Si gjithmone llogjke e forte Andrea. Ka ardhur koha qe Rama tu kerkoje ambasadoreve qe ta ndajne mendjen me Bershen apo Reformen. Eshte turpi yne historik qe na sjell verdalle nje qenie inferiore si SB qe edhe kur genjen hapur idiotet e PD dhe ca na i shesin si fakte. Edi Rama hap syte mos u genje nga Meta do te ishte nderi yt personal sikur te hunbisje zgjedhjet e parakoheshme per ceshtjen me pro perendimore dhe shtet formuese ne historine tone. Thjesht ambasadoret te bejne fushate me koalucionin proreforme ashtu si Rajerson ne ’92.

    Reply to this comment
  10. ani May 21, 16:57

    Po nuk ju tregoi vendin qe ne fillim sa erdhi ne pushtet me premtime se do i fuste ne burg te gjith maskarejt po futi gjith allexhijt.kjo eshte dhe pasoja qe nuk e lene te bej shtet. Ne qoftese ju ka premtuar se nuk do ju ndodhi gje.

    Reply to this comment
  11. A.GRAMSH May 21, 18:42

    I KRISHTERI STEFANI,KE PROBLEMI E DUHET TI BIESH VEHTES PAS!
    -Nuk ta ka dhene njeri te drejten qe te imitosh Berishen e tere alabakerine 25 vjet qe te perdoresh ne shumes ‘SHQIPETARET’ e aqe me teper 25 vjet te ‘genjyer’!
    -Ke probleme te ‘autostimes’ qe zgjidhjet i kerkon nga ‘gogoli’ apo ‘individi’ SALI,RAMA,VLLAHUTIN,AMBASADOR e popullin e konsideron prape si ‘BAGETI’!
    -Ne fund si i ‘krishter’ pas 25 vjetesh na jep ‘zgjidhjen’—ZGJEDHJE!!!!FITOOOORRRREEEE!(por me shpresen e ‘zotit’ se ne parlament zgjedhjet nuk do ti bejne ‘bandat’ parti por i madhi ‘zot’ e ajo qe quhet ‘PERENDI’! ‘Perendi! Ku je ?’Migjeni

    Po nuk rilindi informacioni nuk mund te ‘rilinde’ shteti shqipetar me ‘stefanaqet’ qe pas 25 vjetesh e kerkojne zgjidhjen tek ”RROTACIONI I RROTAVE’—Pa folur asnjehere per KRYEREFORMEN qe eshte ajo e sistemit elektoral ku ti ktheje shtetin popullit shqipetar!

    Reply to this comment
  12. katarakti May 21, 21:44

    Berisha do ta terheqi nga hunda Ramen sa do te kenaqet. Dhe kurre nuk do te pranoje te aprovoje reformen. Veçse ne qoftese e harton ai vete ate reforme. Dmth qe ai te rivije ne pushtet dhe Rama te shkoje ne burg. Rama si budalla qe eshte pret tu mbushe mendjen zagareve qe te votojne reformen.
    Ai s’duhet te prese me, por duhet te veje ne rendin e dites aprovimin e reformes nga parlamenti. Dhe kur ajo te mos aprovohet, ta harroje ate pune. Dhe te merret me punet e tij si kryeminister i vendit. Te rrise prodhimin e brendshem kombetar, te hape vende te reja pune, te rrise mireqenien, te forcoje rendin, te rishikoje koncesionet e naftes dhe mineraleve qe i jane falur te huajve. Pra te zbrese ne terren. Dhe te harroje po ashtu debatet shterpe te Kuvendit. Fronti i Rames nuk eshte keneta parlamentare ku duan ta zhysin dyshja Berisha – Meta, por terreni. Te njerezit, Te ekonomia, Te rendi. Etj. etj.

    Reply to this comment
  13. ALBAN DEGA May 21, 23:46

    TE VRASISH DY ZOGJ ME NJE GUR!

    … JO NJE ZOG ME DY GURE

    Analize e shkelqyer Te lumte mendja e mprehte dhe penda e Arte ore Andrea mendjendritur!
    E shkelqyer por kam vetem nje sugjerim!
    Do ta lexoni se shpejti!

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 May 23, 10:38

      jo mor jo??
      sa vite ke në amerikë o alban dhe stë ka hyrë një pykë për të të hapur një plasaritje për ta njohur sado pak se çështë demokracia??
      ndonjëherë njeriu nuk mëson dhe kur jep vetë mësim e jo më kur është si tre majmunët proverbialë!!as dëgjon,as shikon,as flet!!kjo e fundit nuk qëndron për ty!!të folmen,shkrimin,e ke lumë e për shumë!!
      apo shumë e për lumë!?
      ska rëndësi,të dyja funksionojnë,kanë kuptim!!

      Reply to this comment
  14. shqipe May 22, 09:18

    E sakte zoti Andrea!
    Klani berisha eshte vertetuar prej fillimit te koherave si antishqiptar, keshtu qe duhet te ndeshkohen me patjeter

    Reply to this comment
  15. Kadri May 22, 09:39

    Bravo Andrea

    Reply to this comment
  16. anticensurë 25642654 May 23, 10:32

    po e filloj me idenë e shprehur në fund të shkrimit “atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.”,gjë që sipas përvojës shqiptare nuk është e mundur pa plasur ndonjë rrëmujë!!e pamundur për tu pranuar nga ndonjë politikan!!
    problemi i dytë është “reforma në drejtësi”!!
    deri më sot janë folur fjalë të përgjithshme që përveçpopulizmit nuk kanë asnjë kuptim tjetër!!
    duhet sqaruar mirë se çfarë është kjo reformë!!
    një pjesë e kuptojnë me “saliu ka kapur(ndër të tjera)gjyqësorin,duhet ta çlirojmë nga kthetrat e tij”!!
    si do ta bëjmë këtë gjë??
    duke bërë ligje të reja dhe speciale o thjeshtë duke zbatuar ato që kemi??
    duke hequr tërë gjykatësit e korruptuar(askush nuk e di se kush e vendos cilësimin i korruptuar)dhe duke i zëvëndësuar me gjykatës 3 me kurs tremujor tek lisat(saliu jua bëri 6 muasj tek plepat)??
    apo thjeshtë do ti hiqet “kapja”opozitës dhe do ta marrë shumica??si është bërë gjithnjë,në çdo ndrrim pushteti??
    “As ndërkombëtarët, as Rama, as Meta dhe shumica, nuk mund të justifikohen për ngecjen e reformës që do ta shkëpusë Shqipërinë nga këneta e krimit dhe e korrupsionit, duke thënë: Nuk na la Berisha!”
    që të gjithë këto palë të përmëndura më sipër nga stefani janë po aq të interesuara sa dhe berish për të mos bërë këtë të ashtu quajtur “reformë”!ndërkombëtarët e dinë fare mirë se me një rrespektim normal të ligjeve që kemi,90% e politikanëve duhet të përfundojnë jasht politikës,70% duhet të dënohen dhe 30-40% duhet të dënohen me burgim të përjetshëm!!rama e di fare mirë se duke pasur metën, një nga politikanët më të korruptuar dhe që shpatën e demokleut e ka të varur në një fije merimange mbi kokë,si patericë e pushtetit të tij nuk mund ta dënojë sepse i bie pushteti!!meta nuk mund të dënojë si veten dhe të gjithë bandën e tij që të vetimin profesion ka korrupsionin!për të mos thënë se është kupola e vërtetë e krimit të organizuar!!
    është e vërtetë që berisha nuk është aq budalla sa të bëjë ligje për tu vetdënuar,nuk është si rama i “ndryshimeve kushtetuese”,po në të njëjtën kohë ai e di fare mirë si dhe shumë të tjerë,analist dhe popull i thjeshtë se “reforma”nuk është gjë tjetër vetëm se kapja e njërës prej pushteteve të pavarura që duhet të ketë shteti!po të përdorja shprehjen e zakonshme “është miopi” do të isha unë miop,por po them se është verbëri të besohet se po kërkohet me të vërtetë REFORMË!!këtë gjeë vërtetojnë veprimet e kryeministrit diktator të radhës!!ai ka kapur shumë fort partinë e tij,është bërë i përjetshëm në drejtimin e saj,ka kapur qeverinë duke futur një tufë të paaftësh që për të shpërblyer ngritjen e pamerituar mund të shkelin mbi njerëz,ka kapur pjesën më të madhe të shtypit me anë të të cilit bën një shantazh të paparë as në kohën e diktaturës komuniste!!hë për hë i ka mbetur prokuroria dhe gjyqsori për tu erdoganizuar 100%!!
    tashti ti këthehem fillimit të shkrimit të stefanit!!
    “ashmë nuk ka më asnjë dyshim që “skandali madhor i përgjimeve” ishe një komplot ….”
    një thënje që i vë pikat mbi “L” dhe i mbyll të gjitha diskutimet!
    dikush do të thotë “L”nuk ka pika!?çrëndësi ka,mjafton ta shkruajmë të zezë mbi të bardhë,bile nga një “kritikues”i qeverisë dhe kjo merret si e vërtetë!!sepse stefani e ka kritikuar disa herë shumë ashpër qeverinë,bile një tufë(bagëtish,që sot ia pëlqejnë shkrimin dhe e quajnë”penda e Arte ore Andrea mendjendritur!”)e kanë kritikuar deri në sharje,dhe nëse një herë e mbron, i del në krahë,do të thotë se nuk ka vënd për dyshim!!por po të bëjmë një llogari të vogël do të thosha se shkrimet kritike ndaj qeverisë nuk kanë qënë gjë tjetër veçse një maskim për të rritur besimin në një të ardhme më të vështirë!!kjo taktikë nuk është përdorur vetëm nga stefani,por dhe nga disa të tjerë dhe si shëmbull mund të sjellim të “ndershmin” braçe!!ndershmëria dhe guximi i tij proverbial pak nga pak po shuhen për të mbuluar ndyrësitë e shokëve të tij!!”ndershmëria e tij ka qëne një fasadë për të rritur besueshmërinë në raste të vështira!!
    kështu që letra e “interforcës”italiane nuk mund të mbulojë gjithçka!!dhe nëse ajo është e vërtetë dhe jo një ndihmë e radhës e ndërkombëtarëve(saliu burrë shteti,është një nga ndihmat që i është dhënë pushtetit shqiptar)në futjen e saj në teritorin shqiptar dhe në përdorimin e saj janë shkelur rregullat e shtetit,protokollet e kështu me rradhë!!
    të flitet çfarë të flitet,RREGULLAT JANË SHKELUR,kjo nuk ka nevojë që ta thotë stefani(që asnjëherë nuk e ka përmëndur,në mënyrë absolute)!!
    në një shtet ka disa rregulla që nuk mund të shkelen,se po u bë një gjë e tillë do të kemi “aeroplanë” që ngrihen e ulen pa dijeninë e askujt!aeroplanë që mund të rrezikojnë qarkullimin ajror,popullsinë toksore por dhe mund të trasportojnë çdo lloj sendi të paligshëm!këtë e njohim fare mirë!
    një tjetër rregull është që një repart ushtarak nuk mund të bëjë “stërvitje”duke shkuar me take dhe trupa të armatosura e të rethojë institucionet shtetrore,sepse quhet GRUSHT SHTETI!!
    po ashtu dhe përgjimet telefonike,nëse bëhen pa një kontroll të rreptë nga një “pushtet i pavarur”bëjnë që të kei “uotërgejt”ose ndyrësi shqiptare!!
    edhe sikur të jetë kështu si thuhet në letrën mbrojtëse të italianëve,çdo lloj përgjimi mësimor duhet të jetë i protokolluar dhe me lejen e prokurorit ose gjykatësit(nuk e di kush e ka të drejtën)!!
    ky rregull është shkelur që për mua do të thotë se mund të jetë bërë gjithçka tjetër!!njëlloj si bëri berisha nëpërmjet imamit në kohën e tij!!
    stefani për këtë që ka bërë,dalje në krah të qeverisë,po bën të njëjtin mashtrim që,ndoshta,ka bërë berisha!!gjithnjë anashkalon faktin e mungesës së protokollimit dhe marrjes leje për stëvitje!!
    e fundit,po i këthehem dhe njëherë fundit!!
    “Me shpresën se prej andej do të dalë një parlament me një dedikim më të fuqishëm ndaj reformës që do përcaktojë fatin e Republikës.”
    sot në republikën tonë kemi një shumicë të përfaqsuar nga dy forca!e para është ish opozita dhe e dyta është një pjesë e shumicës së djeshme që doli në opozitë duke ndenjur në pushtet deri në ditën e fundit,jo deri në qershor,por deri në tetor!ndenji në pushtet duke qënë opozitë dhe shumicë në të njëjtën kohë!!
    kemi një opozitë,destruktive,dhe tmerrësisht të pa aftë dhe të pabesueshme!!të pabesueshme dhe kur ka të drejtë ndoshta!!sepse ka thirrur aq herë “ujku” sa sot askush nuk e beson!!
    opozitë tjetër nuk kemi!!
    nuk kemi asnjë forcë politike që të bëjë opozitën,sado të dobët por dhe sadopak të besueshme,përveç ish pozitës së djeshme të kriminalizuar dhe bllofiste!!
    një përqëndrim dhe më i madh i pushtetit në duart e kësaj pozite,shumice do të na bënte të këtheheshim dhe njëherë,në mos në diktaturë të paktën në një autoritarizëm të theksuar!!
    shpesh herë,bile pak më tepër se shpesh,mënyra e reagimit të pushtetarëve ka qënë aq autoritare dhe e pakompromis sa nuk parashikohet që të kemi një hapje të shoqërisë!!
    vetë “blerja e partive”,”deputetëve”për të shuar opozitarizmin nuk tregon gjë tjetër veçse dëshirën për të përqëndruar pushtetin në një dorë!
    kompromentimi i medjeve dhe blerja e analistëve e tregon po ashtu qëshirën për pushtet të pakufizuar!!
    me ose pa zgjedhje të parakohëshme,në të ardhmen do të kemi një pushtet dhe më të pakufizuar!më shumë prepotencë shtetërore!!
    për këtë duhet ti jemi mirnjohës,medjes,analistëve si stefani por mbi të gjitha mefshtësisë tonë politike!!mefshtësi që na ka bërë të mbështesim me një injorancë të pakrahasueshme gjithnjë njerëz me tendenca autarkike!!ne i yshtim aq shumë sa e kanë dhe ata të vështirë që të mos këthehen në diktatorë!!
    kjo mbështetje që po i jepet ramës nuk do të sjellë asnjëherë DEMOKRACI!!

    Reply to this comment
  17. populli May 30, 05:38

    Ti Klaus ver emerin ashtu sic e ka vene Stefani, por gjithesesi kuptohet kush je. Stefani dhe gjithe populli kerkon qe te behet reforma e asgje me shume. Pra te futet per votim ne Kuvend ose Reforma, ose Referendumi, ose Zgjedhjet e reja. Te tjerat cthua Ti, e gjithe ata qe mendojne si ti jane vetem per te penguar qe Reforma te mos behet, sepse jane te zhytur ne korrupsion e kuseri.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*