Letër në vargje zotit Lu

Arben Duka May 17, 2016 14:45

Letër në vargje zotit Lu

A nuk ta thanë kur të nisën,
për katër vite këtu,
se është histori e përgjakur,
histori e PD-së-more Lu?

Nëse ta thanë, përse ndodhi,
t’u hidhje mbi krye kurorë,
atyre që erdhën nga shpellat,
me urën e ndezur në dorë?

Nëse e do të vërtetën,
nga unë që s’jam nihilist,
ka qenë i pari PD-së,
këlysh i zi komunist.

S’di pse e bekoi Raersoni,
që ditën që ky nisi startin,
paraardhësi i yt i parë,
që idhull e kishte Makartin!

Makarti me gjëmat e tij,
këtu kish’ bërë goxha emër,
dhe duket që shumë diplomatë,
Makartin e kanë fort për zëmër!

Në emër të “antikomunizmit”,
këtu hatara u bënë,
Unë nuk e kuptoj përse ju
vazhdoni mbështesni PD-në

Pa kushte mbështesni PD-në,
një bandë të ndyrë me horra,
që vodhën dhe vranë këtu,
pa iu dredhur syri dhe dora!

Ca jetë të shkreta shqiptarësh,
për ju nuk janë kijameti,
se ndryshe kurrë nuk e shpallnit,
një vrasës gjakftohtë-Burrë Shteti!

Ai që ka kryer këtu,
dhe vrasje dhe super skandale,
si për çudi ka me Ju,
marr’dhënie tepër speciale!

Me një pushtet maskara,
ne skamje të keqe jetuam,
ne jemi një vënd fukara,
po Drejtësinë fort e duam.

Një aleat kaq i madh,
të paktën sot si s’e di?!
Nga dyert e zeza të SHQUP-it,
Drejtësi- jo- kurrë s’mund të vijë!

Ne kemi dashur dhe duam,
të dalim nga ciklet kritike,
një drejtësi për Sovranin,
e jo për partitë politike!

Na duhet një rrjetë çeliku,
të kapë peshkaqenë të mëdhenj,
dhe jo një grep për cironka,
që kap çdo ditë fukarenj.

Se fatet po na gremisen,
ndaj kemi një mëndje të tërë,
dhe qiejt le të përmbysen,
po drejtësia do bërë!

Kështu i dashuri Lu,
që frenat ke marrë vet’ në duar,
ata që janë miqtë e tu,
Kët’ vend me kast kanë bllokuar!

Arben Duka May 17, 2016 14:45
Komento

14 Komente

  1. anticensurë 25642654 May 17, 15:20

    “Ca jetë të shkreta shqiptarësh,
    për ju nuk janë kijameti,”
    e vërtetë beno!!
    POR të garantoj se po tia kishim bërë ne të njëjtën gjë saliut dhe bandës së tij!?
    po kështu kishin për të thënë:”Ca jetë të shkreta shqiptarësh,
    për ju nuk janë kijameti,”!!
    nëse do provë për këtë që them!?
    kujto 97ën!!nuk na ndaluan ta bënim atë që na bëri saliu!!
    nuk e bëmë ne,prandaj po e pësojmë sot!!
    më e keqja është se nuk po e pësojmë vetëm nga saliu,beno!!
    e pësuam nga tos qorri dhe po e pësojmë nga palloshi i tironës!!
    beno po të kishim larë hesapet me salën!?
    këta pushtat që e pasuan nuk do të kishin bythë!!
    ky është problemi beno!!
    gjëndet tek ne e jo tek amerikanët o europianët!!

    Reply to this comment
    • censure May 17, 15:49

      Po Tosin dhe Palloshin amerikanet nuk e lene te gjykojne Berishen o anticensure.
      Dhe po te ishim ne kaq te afte, amerikanet nuk do ishin keta qe jane.
      Keshtu qe logjika jote bie poshte

      Reply to this comment
  2. anticensurë 25642654 May 17, 17:06

    lexoje dhe njëherë o debil!!
    lexoje dhe në fillim kuptoje pastaj kritiko!!
    e çna mbytën budallenjt!!

    Reply to this comment
  3. N.VJOSA May 17, 17:23

    Arben Duka,
    Ti qellon atje ku qellohet Luani!
    Të gjitha strofat qe ke shkruar kane nje vertetesi renqethse!
    Por duhet ta kuptojme edhe pozicionin e Ambasadorit, ne nje fare menyre:
    SHBA-t, si cdo vend demokratik udhehiqen nga partit politike , qe ndjekin politika te ndryshme…Konservatoret amerikane kane peshen e tyre ne politikberjen e Shba-ve…
    Dhe manjaket e Dollarit e te Koncerneve, nuk i ha aq shume meraku per Drejtesine ne Shqiperi…(Shpesh here atyre u interesojne politikane servile dhe sumëlepires, qe u shtojne fitimet…!!!) Ndryshe jane Demokratet amerikane…Ata jane per nje politike me reale me kombet dhe popujt e vegjel!
    Vet shqiptaret duhet te vene rregull ne shtepine e tyre!…
    Por politikanet shqiptarë, nuk dine ti dalin dot zot vendit dhe popullit te tyre…Ndaj vegjeton akoma Sali Mafja, Sali Krimineli, Sharlatani dhe Kameleoni!…
    Ne se me lejon, i dashur Maestro, strofen e pare, do ta perseritja edhe ne fund te poezise, sepse e shpreh me qarte leitmotivin e Poezisë…!

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN May 17, 21:57

      ooo lere se ky e mbyt luanin 😛
      vete shqiptaret te vene rregull the ?? po aman mar shok , se ju rrrrrrrrrrilindet
      donit 1 mil vota se do lanit kokat e palara …he pse nuk laheni tani ????
      une si te thashe ? he ,trego tani , a te thashe mos rrrrrrrrilind ?? a te thashe qe do ju dalin ngjalat nga hundet ?? jo jo ,dua spjegim tani , se bashke me kete me siper me ke gerrisur nervat ketu e disa vjet 😛
      o shoku NETI , politiqenet tuaj ,sidomos keta te rrrrrrrilindurit ,nuk kane fare mendje tu dalin zot shqiptareve dhe aq me pak vendit .ata jane aty ti dalin zot karrigeve ,milionave ,Surrelit , avioneve me mushkonja .hiqe nga mendja ti qe duan te bejne shtet , zot na ruaj te fusin ndonje Sali ne burg …ne burg fusni ndonje qe qeth leshin pa leje juve se Saliu ne 2017 ju rras brenda si biro ,ta siguroj kete
      Leitmotivi i poezise eshte “internacionale do jete bota e re ” per kllasen tende ,mos e harro ,as ti dhe as bejtexhiu . mos u merrni me imperialistet ,as me histori te pergjakura ju qe i keni duart deri ne berryl me gjak ,
      merruni me varferimin e ketyre 3 vjeteve ,ju qe do beni shtet , ju qe e sollet ne prag perplasjen sociale [ta kam shkruar heret dhe kete ] ju qe filluat duke prishur kasollet e shqiptareve ,dhe u beni karshillek sarajeve te tokave te xanuna , me burgosjen e leshit pa fature tatimore dhe miliardave of shore ….JU NGJALA TE JARGOSURA , ju klasa e Shukriut

      JU TA SHPIFNI !!!!!!

      Reply to this comment
      • N. May 18, 06:40

        @Sorra e Zeze,
        Mendova se pas nje heshtje te gjate, do kishe ndonje permiresim, por ty te ka marrë purtha shalët…
        Mos e thith fort Sorra, se perroin tend psiqik nuk gjendet Frojd qe ta sherojë…
        Akoma shikon ënderra me ngjala?!…Kujdes nga ngjalat!…

        Reply to this comment
        • Antikonformisti May 19, 00:02

          @ “Neti Vjosa”! Me pelqen komenti yt, ndaj nuk komentova. Por edhe pse jam bashkemendimtar me ty. Kete “Sorren e Zeze” duhet ta çojme tek ato pishinat per pak terapi qe te perseris fjalet e atij mikut “…ooohhh ketu kenka vete xheneti…” hahahahaha. Te pershendes!

          Reply to this comment
  4. shqipe May 17, 17:37

    Kush ambazador
    qe nga Rajersoni,
    Nuk e ka ndihmuar
    kete bicim horri?!

    Por t’i flasim mendjes!
    Per ket’ te rvertete,
    Cili diplomat
    firmos,vulos vet?!

    A s’jane shprehur hapur
    Para gjithe miletit :
    ” Ne jemi te varur
    vec prej presidentit!..”

    S’di pse m’u kujtua
    (Fabula e fshatarit…)
    Fajin ka samari
    Ky, vec vet gomarit…

    Andaj miku im
    Dot nuk bejme ndryshe!
    Bufit do i themi:
    – Bujrem dallandyshe!…

    Cili eshte morali?
    S’esht’ shum’ e veshtire!
    Kur t’a dend kadiu..
    Eshte gjithnje me hir.

    Reply to this comment
  5. Moza May 17, 17:38

    Po i dalin fjalet te verteta Geri Kokalarit per ambasadorin Lu.

    Reply to this comment
  6. Patriot May 17, 18:01

    O censure,nuke ishin amerikanet qe nuke e lane ta denoje Tosi,meta apo majko,berishen bashke me lukunije ujqerish,e financues krimesh e stimulues korrupsionesh,por ishte skenare i rradhes se buces komuniste per te mbajtur pushtetin benda djajve.
    Kjo per nostalgji per te shkuaren e hidhur dhe me plot viktima te lirise se fjales,shtypit,prones,gjakmarrjes dhe te levizjes se lire si njerez.
    Dita e gjykimit po afron,per
    berishen,boden,bashen,nishanin,rulin,vokshin,canin,meksin,majkon,hajdarin pas vdekjes,meten,e vasilin,rucin,e nanon,apo llallen e tahirin me shoke e shoqe,gjykates e prokurorre te lidhur pazgjithserisht me boten e krim e te korrupsionit politik,duke mos harruar dhe eterit e tyre,keto diligjues me nje barre krimesh mbi supe.
    Kur ta kuptoni,ose beni sikur se kuptoni,pak ka rendesi per nje popull qe vuan pasojat e heshjes se tije,pra te mungeses se disidences se vertete e intelektualeve te pa perlyer e te ndershem.

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 May 18, 11:46

      “O censure,nuke ishin amerikanet qe nuke e lane ta denoje Tosi,meta apo majko,berishen ….”
      or njeri, që ndryshon emrat nga censurë në patriot,a e ke lexuar çfar shkruaj unë????????
      a e ke kuptuar,nëse e ke lexuar??
      ben duka ka dy vargje që thonë:”“Ca jetë të shkreta shqiptarësh,
      për ju nuk janë kijameti,”/domethënë amerikanët kanë thënë se nuk prish punë për 4 të vrarët në bulevard!
      kurse unë po të them se ata do të kishin thënë po të njëjtën gjë sikur ne ti kishim bërë të njëjtën gjë berishës!!ti kishim dhënë gjysmën e lekut ballit si ua dha ai 4 nejrzve në 21 janar!!
      kjo do të thotë se për amerikanët është njëlloj,atyre nuk ju hynë në punë nëse ne pastrojmë punët me berishën!!ata vetë nuk ta thonë një gjë të tillë,por nuk të ndalojnë!!kështu që nuk ishte amerika ajo që mbrojti berishën,por ishte nano dhe politika jonë!!
      dhe e di përse??
      sepse janë të njëjtë!!
      sepse nuk duan të dënojnë vetveten!!
      sepse po të kishim dënuar berishën!?
      nano nuk do të kishte bythë të bënte atë korrupsion që bëri,nuk do të kishte guxim të tallte bythën me një popull të tërë!!
      amerikanët nuk e mbrojnë as sot berishën!!atë e mbron rama or tutkun!!
      po të dënojë berishën rama hap kutinë e pandorës or patriot i censurizuar!!
      jo në atë kuptim që e kujton 90% e shqiptarëve,por në kuptimin se duhet ta fillojë nga vetja e tij dhe të gjithë të korruptuarit që ka mbledhur rreth vetes!!
      nuk e di në u shpjegova qartë,por sido që të jetë!
      e ke kuptuar ose jo!?
      prap po të them dhe një herë:NA NBYTËN BUDALLENJT!!
      pasoja e budallallëkut tuaj është gjëndja në të cilën ndodhemi!!

      Reply to this comment
  7. rapsodi popullor May 18, 12:43

    He te lumte Ben Duka, keshtu i do drute mushka.
    Ameriken ne e duam, vetem po u lavderuam.
    Po na mbajti ne pushtet, edhe nja…50 vjet.
    Pra o Duke zhveshe shpaten, si dikur per situaten.
    Per Enver na ka marr malli, behu ti ta marte djalli.
    Leri Vargjet Poetike, bej ca sulme diplomatike.
    Meso Ambasadorin amerikan, si te jete politikan.
    Tregoi Amerikes te palarat, si i tregohen babait arat.
    Kerko nga Amerika vete, te dergoje Withersin e trete.
    Amerika Duken do degjoje, Donald Lu do shkarkoje.
    Ambasadorin do urdherohet, nga Ben Duka te mesohet.

    Reply to this comment
  8. Populli May 18, 17:20

    Leter ne vargje zotit Lu, ( a thu e ka lexu ?).
    Po e mori ta lexoje, shpejt Obamen do njoftoje.
    Per Ben Duken do ti tregoje, shpejt shqipen te mesoje.
    Sa ka ngel President, nga Ben Duka te marre mend.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*