Obama: Bota po kalon kohë të çuditshme e të pasigurta

July 17, 2018 20:15

Obama: Bota po kalon kohë të çuditshme e të pasigurta

Ish-presidenti amerikan Barak Obama shprehet se bota po përjeton “kohë të çuditshme dhe të pasigurta”.

Në një fjalim me komente që u panë si goditje ndaj politikave të pasuesit të tij, Donald Trump, Obama paralajmëron për përhapjen e “politikave të frikës dhe urrejtjes” të ushqyera nga udhëheqës që nuk përfillin faktet me një “paturpësi të plotë”, raporton VOA.

Ish-presidenti amerikan Barak Obama i bëri komentet në një fjalim të martën në Johanesburg, ku po nderonte simbolin e luftës për drejtësi, Nelson Mandela.

Pa përmendur me emër Presidentin Donald Trump, Obama sulmoi një numër prirjesh që ka ndjekur administrata aktuale.

Ai kritikoi qëndrimet që mohojnë ndryshimet klimatike, politikat e imigracionit të bazuara në dallime racore, rendjen e shfrenuar pas fitimeve kapitaliste dhe “qeverisjen me dorë të fortë” – të gjitha shembuj të politikave që ka ndjekur administrata Trump.

Të gjitha këto politika, tha Obama, gjenerojnë “tituj shqetësues e marramendës lajmesh. Prandaj e mendova me vend të ofroj një perspektivë tjetër”.

“Është pjesërisht rezultat i dështimeve të qeverisjes dhe të elitave të fuqishme që tani bota është në rrezik të rikthehet tek një rend i vjetër, më i rrezikshëm, një mënyrë biznesi më e pamëshirshme”.

Lidhur me imigracionin, ai bëri një kritikë më të drejtpërdrejtë ndaj politikave të administratës aktuale: “Nuk është gabim të këmbëngulësh se duhen respektuar kufijtë shtetërorë, por ky argument nuk mund të përdoret si justifikim për politika imigracioni që bazohen tek dallimet racore, etnike dhe fetare”.

Ai kritikoi skeptikët që hedhin dyshime për ndryshimet klimatike, një qëndrim që është përqafuar nga administrata Trump dhe konservatorë në SHBA, me gjithë faktet shkencore që mbështesin ekzistencën e problemit.

“Duhet t’u besojmë fakteve; pa fakte nuk ka baza për bashkëpunim,” tha Obama.

Turma e mbledhur për të dëgjuar ish-presidentin reagoi me të qeshura, kur Obama tha: “Sot politika duket se nuk do t’ia dijë as për të vërtetën objektive, njerëzit sajojnë gjëra vetë”.

Obama goditi “udhëheqësit politikë, të cilëve u ka dalë plotësisht turpi. Ata kapen duke gënjyer dhe për t’u justifikuar dhe mbuluar veten, thonë gënjeshtra të tjera”.

Ish-presidenti Obama foli para një turme me më shumë se 10 mijë vetë të mbledhur në një stadium kriketi në Johanesburg në një aktivitet për të festuar 100-vjetorin e lindjes së Nelson Mandelës.

Obama e ka përmendur disa herë shembullin e Mandelës si një ndër frymëzimet më të mëdha të jetës së tij.

a.s/dita

July 17, 2018 20:15
Komento

6 Komente

  1. ini July 17, 21:14

    Obama nje racist i ndyre qe favorizoi zezaket ne amerike dhe populli amerikan i d’ha shkelmin ketij funderrine dhe asaj Hillarise. Ky mashtrues Po kerkon Te percaje dhe tani qe eshte zbythur nje here e pergjithmone nga politika dhe administrata amerikane. Ptu.. ftyre e ndyre ky krijoi luften ne siri dhe rebelet atje.

    Reply to this comment
  2. Po mir nji gje nuk kuptoj me kte Boten e ktyre ,se per ate Bote e ka fjalen Abomi July 17, 21:45

    Un s’dua te dij as nuk dij ne realitet me shume se kaq ,
    pak sa kam marr informacione nga medie ,qe ;
    Presidenti shba-ve Trump & Rusi Putine ,
    rane dakord per Paqe ne kte Bote !

    Tani na del se te gjithe kta paria e politikes ne Amerike
    s’i pelqeka Paqa !!!
    (sigurishte un kuptoj pak si jashttokesor qe jame ,jo pjes e Botes Abomit )
    qe ktyre s’i intereson Paqja ne Bote ,
    sepse Koncensionet e Fuqishme te Armeve ,pra bosat qe prodhojne dmth industria e armeve ,nuk do ket me
    ate Fitim ne Tregettine e armeve ne Boten e aboms ,
    pra nuk do vazhdoj te fitohen Miljarda ne Boten e ABOMSIT ku politikanet e krijojne vatra lufte !

    Pra kush mundet tani t’na i shpjegoj dot
    boten e aboms !!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  3. Korab Tomori July 17, 23:20

    Megnithate bota zien. Paqja realizohet vetem
    nese vendoset drejtesia dhe barazia duke zhdukur makutet e panginjur per pasuri ne kuriz te popujve duke i shfrytezuar ata deri ne palce.

    Reply to this comment
  4. XXXL July 17, 23:32

    Degjenerimi i Amerikes filloj qe me ish Presidentin Bush J., me pamjen e nje katunari si prej Shijaku dhe derrmen, shkelmin ja dha Obama, qe ne 8 vite nuk mori vesh se cfare fatkeqesie i pruri qytetareve Amerikane dhe Amerikes duke ndenjur pasiv dhe heshtur per shkaterrimin e kufijve te Amerikes dhe pranoj 11 milion klandestine qe merren me punet me te ndyra, nga prostitucioni, killera dhe Mafioze te droges.
    Lejoj krijimin e Shtetit te ISIS, solli “Pranveren Arabe” (Dimrin Artik) ne keto vende dhe te gjjitha politikat tregrtare me BE, Kinen, Kanadane, Meksiken etj etj i beri ne dem te ekonomise se Amerikes.
    Nashi ky morr i paafte del dhe na ben kritika, ndaj kujt, ndaj Trump qe ka vetem 2 vite President, vazhdon te mos e kuptoj cfare demi i ka bere Amerikes dhe shkon e mban fjalime ne Afriken e Jugut.
    Ne zgjedhjet presidenciale te vitin 2016 ky ishte Presidenti i vendit dhe nderhyrjen Ruse qe kishte filluar ne vitin 2015 per keto zgjedhje ja kerkon Presidentit, Trump duke perjashtuar veten e tij dhe ekzekutivin qe drejtonte Departamentet, CIA, FBI etj etj etj.
    Per paaftesi dhe mediokritet Obama ja ka kaluar dhe ish Presidentit J.Carter, pra ka dale ne vend te pare.
    Ne kohen e Presidences se tij Putini (Rusia) aneksoj Krimene, deshtoj plotesisht ne politiken e jashtme dhe i dha fuqi te mamerituar ne Bote, Rusise se Carit Putin

    Reply to this comment
  5. A.W. July 18, 08:41

    Vetem Barakja nuk ka goje te flase per pasiguri boterore se sa ishte 8 vjet ne Shtepine e bardhe u be lolo duke u kercenuar me lufte berthamore nga ai Kim Jonku qe sot eshte bere pule.
    11 milion klandestine anonime te ardhur ne Amerike ne presidencen e ketij majmuni kenian jane fakti qarte se sa rrumpalle ishte jevgu i zi ne Shtepine e bardhe.

    Reply to this comment
  6. Arben July 18, 10:41

    Kjo fale edhe punes tende te felliqur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*