Obama nxjerr mësime nga Bush, heq unazën kur takohet me turmën (VIDEO)

May 25, 2016 20:15

Obama nxjerr mësime nga Bush, heq unazën kur takohet me turmën (VIDEO)

Të martën në mbrëmje Obama ka shijuar ushqimin e lirë vietnamez në shoqërinë e Anthony Bourdain.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe shefi i CNN darkuan në një lokal modest me ushqimin tipik vietnamez, ku kostoja totale për person ishte 6 dollarë.

Megjithatë sapo doli nga restoranti presidenti amerikan u ndesh me turmën që e priste për ta takuar.

Obama pa drojë iu bashkua për t’u shtrënguar dorën.

Deri këtu s’ka asgjë të keqe, përkundrazi… Megjithatë në një video të publikuar nga Vietnam.net shihet se si kreu i Shtëpisë së Bardhë preferon të heq unazën nga gishti për të evituar që ndonjë vietnameze t’ia rrëmbente.

Kujtojmë që në vitin 2007 gjate vizitës së presidentit të atëhershëm të SHBA-së në Shqipëri, George W. Bush, u përfol gjatë se në një nga takimet e tij me qytetarët e Fushë Krujës, i humbi ora e dorës, ngjarje që nuk u verifikua kurrë. /DITA

 

May 25, 2016 20:15
Komento

5 Komente

  1. Moj unaza gur flori May 26, 00:04

    mire qe jeni igno,
    dhe perflitni shqiptaret, nese jeni te tille,
    por si u kaleron mendja
    kur thoni (ne emer te tyre, presidenteve amerikane) se e heqin unazen mos ua vjedhin?!
    Eshte parandaluese, mos padashur lendoj e ndokend, o rob allahu…kaq.

    Reply to this comment
  2. XXXL May 26, 02:57

    Paska lene kokrren e namit, turp.

    Reply to this comment
  3. Graniku May 26, 09:50

    Shpifja e turpshme e bullices Anila Basha me vjedhje te stisur te ores G. Bush ne Kruje kur vet ish presidenti amerikan e mohoi. Shembull i shpifjes kkomuniste nga marazi i vizites presidentit amerikan ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  4. Loran May 26, 10:36

    Obama ishte me i deshtuari i gjith presidentve te tera kohrave .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim