Obama kritikon ashpër Donald Trump

June 2, 2016 12:01

Obama kritikon ashpër Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama ka kritikuar propozimin e kandidatit republikan Donal Trump për reforma që dobësojnë Wall Street dhe nga ana tjetër vlerësoi arritjet ekonomike gjatë mandadit të tij në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Vërejtjet e Obamës të bëra në Indiana ka shumë gjasa të përdoren edhe si argumente gjatë fushatës se vjeshtës kundër kandidatit republikan për president. Obama nuk përmendi emrin e Trump, por kritikoi ashpër propozimet e politikave të miliarderit, veçanërisht premtimin e tij për të çmontuar shumicën e rregulloreve financiare të vendit.

Si është e mundur që dikush propozon të dobësojë rregulloren e Wall Street? Vërtetë e kemi harruar se çfarë ka ndodhur tetë vjet më parë? Nocioni se ju do të votoni dikë që do lejojë të ndodhë sërish ajo që ndodhi për të shktarruar ekonominë tonë, s’ka kuptim. Nuk më intereson nese jeni republikan, demokrat apo i pavarur, pse do ta bëni këtë?

Obama, i cili largohet nga detyra në janar, sigurisht që kërkon me ngulm një pasaardhës democrat për të mbrojtur trashëgiminë e tij të ndërtuar në tetë vite si në ekonomi, reformën e kujdesit shëndetësor dhe ndryshimin e klimës.

Obama tha se gjatë presidencës së tij ka përmirësuar shumë ekonominë e vendit, duke shënuar rezultate të dukshme nga situata që gjeti kur erdhi në pushtet

Gara e demokratëve vijon mes ish sekretares së shtetit hilari klinton dhe guvernatorit të vermontit berni sanders teksa konventa e korrikut do të zyrtarizojë kandidatin që do përballet me republikanin Trump.

June 2, 2016 12:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*