Obama–Napolitano, takim ‘kokë më kokë’ mes tyre

March 27, 2014 15:24

Obama–Napolitano, takim ‘kokë më kokë’ mes tyre

Presidenti Obama është takuar në Romë me homologun e tij italian Napolitano ku mendohet se kanë diskutuar për situatën që po  kalon Evropa.  Kriza ë Ukrainë dhe embargoja ndaj Rusisë pritet të kenë zënë pjesën më të madhe të diskutimit. Mes dy liderve ka pasur një shtrëngim të gjatë duarsh. Pas bisedimeve me dyer të mbyllura me kreun e shtetit italian, Obama do të takohet me kryeministrin Renci. Në mbrëmje është parashikuar një vizitë personale e tij në Koloseo. Në mëngjes presidenti amerikan ishte në Vatikan ku u takua me Papa Franceskun në një takim që e ka cilësuar si të mrekullueshëm. Kjo ishte vizita e tij e dytë në selinë e shenjtë që pas hyrjes në Shtëpine e Bardhë si president i SHBA. 

March 27, 2014 15:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*