Obama ngacmon Ciprasin: “Thuaji pak mikut tënd Putinit…”

July 10, 2016 12:14

Obama ngacmon Ciprasin: “Thuaji pak mikut tënd Putinit…”

Presidenti Barack Obama ka bërë përshtypje te disa gazetarë grekë në Varshavë kur ka ngacmuar gjysëm me shaka, po jo pa nënkuptim, kryeministrin grek për lidhjen e re me Rusinë.

Thuaji pak mikut tënd Putinit, që të bashkëpunojë më shumë për Sirinë”, i ka thënë papritmas presidenti amerikan kryeministrit Aleksis Cipras gjatë një shkëmbimi në samitin e NATO-s.

Duket se kreut të Shtëpisë së Bardhë që në përgjithësi ka qenë pozitiv ndaj qeverisë së Syrizas i kanë bërë përshtypje shkëmbimet e vizitave mes Putinit dhe Ciprasit në Moskë dhe në Athinë, në një kohë kur Europa është përpjekur të krijojë unitet për të detyruar vendosjen e paqes në Ukrainë.

Qeveria e parë e Ciprasit ishte shumë më pro-ruse se kjo e tanishmja dhe mendonte se mund të kishte një ndihmë financiare nga Rusia që do të lehtësonte negociatat e saj me trojkën ku përfshihej edhe FMN.

Rusia në gjendje të vështirë për vete për shkak të uljes së çmimit të naftës, sanksioneve të Perëndimit dhe dështimit të politikave ekonomike të Kremlinit, nuk ofroi asgjë për Greqinë, ndërsa e përdori lidhjen për propaganda në vend dhe jashtë.

July 10, 2016 12:14
Komento

1 Koment

  1. XXXL July 11, 04:40

    USA dhe vendet e BE rrezuan rregjimet ne vendet Arabe, duke mbeshtetur terriristet, tani po tallin bythen me shakaterrimin e Sirise.
    Pas qafe e kane se i kane mbushur dhe po i mbushin vendet e tyre me emigrante ku shumica jane pjese te organizatave terroriste.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin