Obama, njeriu i vitit 2012

December 19, 2012 19:36

Obama, njeriu i vitit 2012

7 vjet pasi endej rrugëve sa ne Nju Jork e ne Çikago duke kërkuar pune, me një “Honda Sivik” 2 mije dollarëshe, Barak Obama, Fituesi i një mandatit te dyte ne krye te shtëpisë se bardhe, është zgjedhur personazhi i vitit nga revista prestigjioze “Time”. “Arkitekti i Amerikës se re” është titulli i revistës me me ndikim ne bote, ndërsa ka paraqitur portretin e Obames qëllimisht me pak flokë te thinjura. Ne intervistën ekskluzive qe ka dhëne për te njëjtën reviste, Obama tha se forca dhe çelësi i suksesit te Shteteve te Bashkuara te Amerikës, është bashkëjetesa me njerëzit dhe mendimin ndryshe. Për këtë numër special, te revistës “Time”, ku Obama ka marre edhe këtë cilësim, fotografi i shtëpisë se bardhe Pit Souza, ka publikuar një set te ri fotosh te papublikuara me pare te Obames, me stafin e tij gjate fushatës apo dhe ne ambientet intime me familjen e miqtë e tij. Ne gare deri ne minutën e fundit me kreun amerikan te shtetit kane qene dhe presidenti i egjiptit Mohamed Morsi, lideri i Koresë se Veriut Kim Jong Un si dhe zëvendësuesi i Steve Jobs ne kompaninë “Apple”, Tim Cook.

December 19, 2012 19:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*