Kritika Obamës: Tango, në ditët e zisë pas terrorit

March 24, 2016 11:02

Kritika Obamës: Tango, në ditët e zisë pas terrorit

Presidenti Obama ka vazhduar turin e tij në Amerikën Latine.

Pas qëndrimit në Kubë, Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka vizituar Argjentinën për një vizitë dy ditore ku u takua me Presidentin Mauricio Macri.

Por disa detaje të vizitës së tij kanë trazuar mediat amerikane, që ndërkohë kanë fokus kryesor terrorizmin në Europë.

Madje kandidatët republikanë, Donald Trump dhe Ted Cruz i kanë bërë thirrje atij të kthehet në SHBA për shkak të krizës së shkaktuar nga sulmet terroriste.

Këtë herë Obama ka surprizuar në darkën në Buenos Aires pasi ka  kërcyer një tango pasionante.

obama 4

Ai u ftua në tango nga një balerinë latine por e refuzoi ftesën e saj disa herë. Por balerina nuk është dorëzuar dhe pas këmbënguljes së saj, Obama ka dalë në pistë dhe ka kërcyer një tango duke dhuruar shumë emocione në darkën qeveritare.

Edhe zonja e parë Michelle u ngrit në vallëzim nën shoqërinë e një balerini profesionist.

15 16 17

March 24, 2016 11:02
Komento

1 Koment

  1. XXXL March 24, 15:27

    …. sa bukur duket Mishel Obama…. Europa po digjet….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*