“Obeliskun” e Kavajës vetëm Inkuizicioni dhe diktatura do ta identifikonin me vetveten

October 2, 2014 11:03

“Obeliskun” e Kavajës vetëm Inkuizicioni dhe diktatura do ta identifikonin me vetveten

Nga Edi Rama

Nuk e di kush është shpikësi i zhanrit të përkujtimoreve buzë rrugëve, ku tragjikja dhe komikja bashkëjetojnë në një formë aq makabre. Por di që nuk ma kanë zënë sytë kund tjetër nëpër botë këtë lloj forme krijimtarie që lulëzoi në Shqipëri. E sa për mua, ata lapidarë të ndërtuar nga familjarët a shoqëria e të vdekurit a të vrarit në rrugë, janë forma më e sinqertë e dekompozimit të Realizmit Socialist në trajtën e përçudnuar të një “Realizmi Demokratik”. Të cilin e bartën, motivuan dhe financuan për vite të tëra si përçues aktivë të dhunës estetike, pushtetet qendrore e vendore të Shqipërisë përmes përpjekjes së tyre qesharake për t’iu kundërvënë heronjve të bronxtë të haxhiografisë së regjimit të vjetër me heronj të historisë së rishkruar sipas oreksit politik, apo me dëshmorë prej bronxi e pishtarë prej betoni të kohës që erdhi mbi piedestalët e zbrazur.

Eshtë e mbushur Shqipëria me të tilla shembëlltyra hekuri e çimentoje që në fakt dhe fatkeqësisht, janë përqeshja më e madhe e të shkuarës në jetën e re të vendit tonë. Ky vend nuk e meritonte këtë tallje të madhe prej dy dekadash që ia bën Enveri nga varri, përmes politikanësh dritëshkurtër të brumosur me frymën e diktaturës proletare dhe artizanësh mediokër të farkëtuar shtrembër në kudhrën e artit proletar.

Por padyshim, talljen në fjalë e bën edhe më therëse serioziteti mahnitës i vendimmarrësve që janë angazhuar në mbjelljen e në kultivimin e këtyre shartesave qesharake ngjitur mbi piedestale e shkallare groteske. Jo vetëm kujtojnë se kanë bërë gjënë e duhur duke ngulur larteposhtë kësisoj shpërfytyrimesh të çdo norme estetike apo qoftë edhe thjesht të çdo kriteri logjik, po me kurajon e atij që për argument ka vetëm injorancën e vet, na qenkan gati të shpërthejnë edhe në revoltë për të mbrojtur argumentin e tyre të vetëm. Sipas tyre të prekësh këto lloj ngrehinash monumentale na qenka jo mëkat, po krim.

Madje këto ngrehina absurde nuk qenkan thjesht volume të kota monumentale që mund të shkulen vendit kur vendi duhet për një punë tjetër, po qenkan vetë historia! Qenkan shpirti dhe gjaku i popullit! Qenkan demokracia dhe partia! Qenkan ç’nuk qenkan përveçse reaksioni antiestetik që janë me siguri!

Vetëm dy forca historike e histerike njoh unë që identifikonin shembëlltyrat artistike me vetveten dhe prekjen e një shembëlltyre druri a allçie e merrnin si prekjen e tyre, të nderit të tyre, të historisë së tyre e me radhë: Inkuizicionin dhe Diktaturën! Kjo që po na shfaqet këto ditë me revoltën e vetes së prekur, e nderit të prekur, e historisë së prekur e me radhë e pjesëve të tjera të prekura prej shkuljes së një gollogunge prej çimentoje në Kavajë, është një forcë e tretë, e panjohur më parë. Tamam si Realizmi i panjohur Demokratik që mori jetë nën hyqmin e saj, kur me vrullin e revolucionit antikomunist erdhi në pushtet këtu e njëzet e ca vjet më parë, dhe pastaj bëri kërdinë me revanshin e reaksionit antiestetik. Një forcë e rënë së fundmi nga vakti bashkë me liderin e saj historik, që ndryshe nga Inkuzicioni dhe Diktatura, argument të vetin nuk ka as Biblën as Manifestin, po Injorancën.

Duke parë partinë e lindur nga lëvizja studentore e vitit ’90, të katandisur në një tufë deputetësh mbi shkallaren e zbrazur të “obeliskut” të Kavajës, mu kujtua një tufë sigurimsash të mbledhur tek shkallarja e zbrazët e monumentit të Enverit, fill pas rrëzimit të tij. Këta të sotmit me dy gishta ata të atëhershmit me grusht. Këta firmato e në televizor me ngjyra ata prej teritali e në foto bardhezi. Por të dyja palët, sivëllezër të barkut të njëjtë të kulturës totalitare të ngritur në piedestalin e reaksionit antiestetik.

 

 

October 2, 2014 11:03
Komento

33 Komente

  1. nastradin translatori October 2, 11:17

    Populli do pune Ky edi rrit taksat ?
    Populli pret Drejtesi ky edi merret me monumente e gure pa vlere ?
    Ky i shmanget problemeve emergjente qe ka populli , duke u marr me budallalliqe.
    Populli do pune , buke ,e drejtesi
    Kurse edi merret duke na ushqyer me budallalliqe.

    Reply to this comment
    • nasruddini October 2, 12:02

      NA PELQEU EDI RAMA ME KETE SHKRIM-REPLIKE INTELIGJENTE

      sepse ojektet e KULTIT jane mbetje e ideollogjise se Diktatures fashiste dhe staliniste dhe nuk kane vend ne Shqypnine qe kerkon te antarsohet ne BE.

      Vetem ne kete kategori duhet te futet edhe Piramida Famekeqe e Enver Hoxhes qe i kall friken edhe femijeve ne barkun e nenes me projektin e dhenderit shkurtabiq te Enverit.

      Ndryshe ky shkrim i kendshem i Kryeministrit tone me njohje Artistike do te humbiste vlerat e tij qytetare dhe do te kategorizohej si nje retorike e “Mesalles me dy Faqe.”

      O nastradini fallco dhe HAJDUT enverist emerash dhe pseudonimesh ne media qe di te flashesh vetem brockulla pa dogane meso qe vetem ne regjimin e Enver Hoxhes spiunet debile te Sigurimit te Shtetit e kishin punen e tyre te sigurt dhe pa kurfare shqetesimi. Ne Kapitalizem nuk eshte shteti ai qe u jep pune miletit por Kapitali Privat. Qeveria duhet t’i krijoje lehtesira kapitalit Privat qe te zhvillohet sa me shpejt dhe sa me mire qe te hape vende te reja pune dhe te rrise prodhimin vendas. Shko ne vendet nordike te Evropes apo ne SHBA e Kanada qe ta shikosh LIVE kete proces te pandalshem zhvillimi ku ka vend dhe buke edhe per debilin edhe per inteligjentin, por jo te barabarte ne shperblim si ne Kohen e Qepes te enver Hoxhes ne vendin tone.

      Ne ekonomine e lire te tregut pune gjen ai qe eshte me i afte dhe me kurajoz dhe kjo tendecne ne perzgjedhjen e fuqise puntore e ka cuar Boten perpara. Qe te jesh i afte ne tregun e Botel se Lire duhet te jesh inteligjent qe me fjale te tjera do te thote te kesh mbaruar shkolle me profesion qe kerkon pikerisht ky treg pune. Kjo nuk do te thote se ata qe jane dru me pre dhe nuk kane asnje dipllome te hajrit ne xhep duhet te vdesin nga uria, por kursesi nuk mund te pretendojne te kene paga njesoj si ata qe i japin me shume shoqerise me intelektin e tyre. Keshtu eshte ne Boten e Zhvilluar, por keshtu nuk eshte ne Shqypnine Komuniste qe la pas Enver Hoxha me spiunet dallkauke dhe debile te Partise se Punes te cilet i quante Kllasa Puntore dhe qe kishin pushtuar dhe drejtonin Shtetin dhe Vatanin si VAMPIRE te vertete komuniste.

      Reply to this comment
      • babo October 2, 16:42

        E po bijte e atyre ” DALLKAUKEVE” i keni zgjedhur prape tju qeverisin , or ti, e ndriten baballaret qe ta ndrisin bijte e tyre.
        ” KLLASA PUNETORE” jane mesuar ne kohen e MERHUMIT qe punen tjua gjeje shteti, a nuk e shikon si gerthasin kundra cdo qeverrie ???
        Derisa te vije ajo qeveri qe tjua coje buken e paret te shtepia ky popull dembel e injorant do te vazhdoje ti nderroje qeverrite ne cdo 4 vjet.

        Reply to this comment
        • nasruddini October 2, 20:38

          o babo opozitari me te gjithe, ne shume kendveshtrime jeni ne nje linje me nastradinin qe e urrejne te gjithe edhe enversiste edhe berishiste, te cilet ne fakt jane nje MUT, sepse jane te kuq dhe blu JASHTEQITJE te Partise se Punes, prandaj edhe nuk eshte populli apo mileti shqyptar dru me pre AI SOVRAN qe zgjedh qeverine qe ta drejtoje si ne vendet e zhvilluara Perendimore me urtesi dhe drejtesi, por jane ish sigurimsat e Enverit qe duan te festojne 29 nentorin e ZI qe mbolli MURTAJEN bolshevike ne trojet tona dhe vajtojne si kukumjacka pylli per LANC-in kriminal qe masakroi dhe vrau ushtaret angleze ne kanalin e Korfuzit. I pe ministrat e qeverise se Edi Rames si benin homazhe para lapidareve komuniste me fotografine e ANTIKRISHTIT gjakatar ne dore? Po Pandeli Majkon a e pe si ngriti grushtin bolshevik perpjete tek temthi si nje perbetim enverist per te ndeshkuar ARMIKUN e Kllases? Ne kete situate tejet te zymte nuk ka si te mos i gezohemi Edi Rames qe vari tek pemet e tiranes fotografite e Klerikeve te pushkatuar nga xhelatet e Enverit dhe denoi ne Berlin krimet e komunizmit. Prandaj duhet te gezohemi edhe me ate pak drite qe fanitet ne tynelin e gjate te Shqypnise drejt BE-se, ne dallim nga popujt e tjere te ngjashem me vendin tone qe e kane hedhur ne koshin e plehrave Kultin e Individit dhe te gjitha Kultet debile te komunizmit dhe jane futur ne radhe per te marre ndihma dhe fonde zhvillimi nga BE-ja Antikomuniste dhe Demokratike.

          Reply to this comment
      • nastradin translatori October 2, 17:08

        Nasruddin :
        E kuptova qe nuk je fshatar ,
        qenke Agrikolo.
        Bravo.
        Kurse politika te bene dem Ty , sepse nuk e dixheron dote stomaku yt.
        Vish çorape , dhe brek leshi , keshtu nuk ftohesh.

        Reply to this comment
  2. Ekonomisti October 2, 11:18

    Me kete ngjasme “revolte” keta “baballare e bij” duan te perligjin emrat e tyre qe kane ne rruget e te vetmit qytet ne bote, Kamzes, qe edhje pse jane gjalle, ndjejne nje kenaqesi kur kalojne buze rrugeve, te “pastruara” te “asfaltuara” e te “zbukuruar si jo me mire, ashtu si z. zhelal. demokracia duhet te respektohet sic i ka hije, ashtu si e meriton e Lufta Nacional Clirmitare dhe jo me art qesharak o sal e bir.

    Reply to this comment
  3. info analitike October 2, 11:20

    O Edi je kryeminister i vendit dhe jo kritik arti ne rolin e ciceronit. Kaq prioritet paska pasur ky monument sa ti dedikosh kohe edhe per nje artikull?!

    Reply to this comment
  4. Fat man October 2, 11:24

    Mire e thua po kujt ia thua ore Edi, taborit qe kishte dergur legeni komunist Sali Serbi, tek disa hekura te ndryshkur qe kane vetem vleren e hekurishteve me kile qe mbledhin e shesin gabelt. Por si gabelet ishin mbledhur ne Kavaje thuthuqi Paloqr, tartabiqi Halimi, pijaneci ordiner Ristani, bolja Bumci e qershia mbi torte Doda Palma, qe u llapnin disa mitingasheve te paguar dhe bertisnin si miza ne qyp, ku nga hekurishtet hidhte parulla kokeloqja Cara, krye.ari i PD ne Kavaje.

    Reply to this comment
  5. babo October 2, 11:33

    Eterit prishen kishat e xhamite, djemte monumentet e demokracise….. beme baba te te ngjaj….
    nga PPSH ne PS……

    Reply to this comment
    • Ardi October 2, 12:59

      …..lerini kto historit me eter e buj se ktu tegjith jane eter e bij me te vetmin ndryshim qe ca i kan bo lanet eterit dhe bejn sikur i ka pjell mushka dhe kewrkojn te fshijne memorjen e njerezve dhe ca te tjerr qe nuk e mohojn por kerkojn te reflektoj qe ky vend mos te jete me hale sic eshte pot te behet nje ven normal me eter dhe bij normal as te kuq dhe as blu. Enveri per 40 vjet luftoj kulaket dhe armiqt e popullit, Saliu per 25 vjet luftoj te “kuqt” edhe pse vet ishte flak i kuq…….Boll me kto pralla sigurimsash.

      Reply to this comment
      • babo October 2, 16:45

        Jo mor shoku se ka pas edhe nga ata qe ne kohen e Dulles nuk jane ngaterruar me PPSH si puna e ca injoranteve te pashkolle qe beheshin komunista me u ngrit ne pozite , p.sh. nje cope brigadier e sekretar partie dhe i merrshin shpirtin dynjase

        Reply to this comment
      • babo October 2, 16:46

        Ardo, nuk kane qene te gjithe komuniste……

        Reply to this comment
  6. Pëllumb zaimi October 2, 11:39

    @@@@/@ Moderator? Mos e hiq këtë koment? Do të bëni një gabim të madh [email protected]@@@ Ti mor Edi Rama e kalon masën e krahasimit dhe prek si çdo kalim mase, kufijtë e absurdit? Ti krahason Enverin me Saliun,të krahasueshmen me të pakrahasueshmen ,sistemin socialist me sistemin harbutist,ideologjinë moniste me ideologjinë shpellariste , rendin njëideologjik me rendin shumë ideologjik dhe kjo të çon drejt e në gropën e absurdit? Nuk e kam aspak fjalën në aspektin estetik. Në atë je më i aftë,shumë më i aftë se unë. Por në aspektin politik e të karakterit te lidershipit për cdo sistem ja fut kot? Ti krahason gomarin me palldëmin dhe mollën me gorricën? Unë nuk jam enveríst por realist,ndërsa ti më dukesh anarkist që kërkon të vësh rregull sipas rregullave të anarkisë? Për hir të 70-vjetorit ta kishe lënë mënjanë Enverin? Por nuk të lë deliranca estetike që fut hundët në analizën politike !? Je aksidentalisht majtas dhe kjo do t’i kushtojë se majtës!? Shumë madje? Duke filluar nga kremtimi i sivjetëm i luftës çlirimtare dhe i fitores mbi naziestetizmin? Ku unë fut dhe nazisalizmin!?

    Reply to this comment
  7. nasruddini October 2, 12:06

    NA PELQEU EDI RAMA ME KETE SHKRIM-REPLIKE INTELIGJENTE

    sepse ojektet e KULTIT jane mbetje e ideollogjise se Diktatures fashiste dhe staliniste dhe nuk kane vend ne Shqypnine qe kerkon te antarsohet ne BE.

    dhe sepse per here te pare ne hsorine postkomuniste te vendit tone nje Kryeminister socialist i ka treguar vendin ANTIKRISHTIT Enver Hoxha dhe pjelles se tij Sali Berisha.

    Vetem ne kete kategori duhet te futet edhe Piramida Famekeqe e Enver Hoxhes qe i kall friken edhe femijeve ne barkun e nenes me projektin e dhenderit shkurtabiq te Enverit.

    Ndryshe ky shkrim i kendshem i Kryeministrit tone me njohje Artistike do te humbiste vlerat e tij qytetare dhe do te kategorizohej si nje retorike e “Mesalles me dy Faqe.”

    Ne regjimin e Enver Hoxhes vetem spiunet debile te Sigurimit te Shtetit e kishin punen e tyre te sigurt dhe pa kurfare shqetesimi. Ne Kapitalizem nuk eshte shteti ai qe u jep pune miletit por Kapitali Privat. Qeveria duhet t’i krijoje lehtesira kapitalit Privat qe te zhvillohet sa me shpejt dhe sa me mire qe te hape vende te reja pune dhe te rrise prodhimin vendas. Shko ne vendet nordike te Evropes apo ne SHBA e Kanada qe ta shikosh LIVE kete proces te pandalshem zhvillimi ku ka vend dhe buke edhe per debilin edhe per inteligjentin, por jo te barabarte ne shperblim si ne Kohen e Qepes te enver Hoxhes ne vendin tone.

    Ne ekonomine e lire te tregut pune gjen ai qe eshte me i afte dhe me kurajoz dhe kjo tendecne ne perzgjedhjen e fuqise puntore e ka cuar Boten perpara. Qe te jesh i afte ne tregun e Botel se Lire duhet te jesh inteligjent qe me fjale te tjera do te thote te kesh mbaruar shkolle me profesion qe kerkon pikerisht ky treg pune. Kjo nuk do te thote se ata qe jane dru me pre dhe nuk kane asnje dipllome te hajrit ne xhep duhet te vdesin nga uria, por kursesi nuk mund te pretendojne te kene paga njesoj si ata qe i japin me shume shoqerise me intelektin e tyre. Keshtu eshte ne Boten e Zhvilluar, por keshtu nuk eshte ne Shqypnine Komuniste qe la pas Enver Hoxha me spiunet dallkauke dhe debile te Partise se Punes te cilet i quante Kllasa Puntore dhe qe kishin pushtuar dhe drejtonin Shtetin dhe Vatanin si VAMPIRE te vertete komuniste.

    Reply to this comment
    • Pirro October 2, 13:24

      Ke te drejte nasruddini kur thua se Ne ekonomine e lire te tregut pune gjen ai qe eshte me i afte dhe me kurajoz dhe kjo tendecne ne perzgjedhjen e fuqise puntore e ka cuar Boten perpara. Edhe Edi Rama shkoi ne France qe te tregonte aftesite e tij si mesues vizatimi,por nuk e moren as per bojaxhi,prandaj perfundoi me ndihma sociale,prandaj edhe u kthye ne Shqiperi,ku mund perfitosh duke bere lloqe per artin dhe jo art konkret.U kthyen deshtaket dhe gangsterat nga perendimi te ndertojn Shqiperine.
      nasruddini,kush eshte vepra me madhore e Edi Rames,dhe ciles rryme i perket ajo?

      Reply to this comment
      • nasruddini October 2, 16:30

        Keshtu eshte o Pirro Miku, sepse ne Shqypni akoma nuk ka ikur Koha e Qepes e Enver Hoxhes dhe nasruddini ka qene nje nga kriticienet me agresive ndaj Edi Rames persa i perket festimeve te 29 nentorit te ZI dhe vajtimeve si kukumjacke pyllit per LANC-in kriminal kur shkon ne Berlin dhe i kerkon Botes falje per krimet e komunizmit. Kut t’i besojme: Edi Rames jashte shtetit apo Edi Rames brenda shtetit? Sepse duket sikur jane dy LIDERA krejt te ndryshem ne formimin e tyre ideollogjik. Nga ana tjeter Edi Rama eshte i vetmi pushtetar deri tani qe ka vene dy tulla njera mbi tjetren duke e demonstruar me rregullimin e Lanes dhe parkun Rinia. Po ta shikosh Sali berishen ne dy pushtetet e tij nuk mund te gjesh nje gje te hajrit qe mund te thuhet me mburrje nga fanatiket e PD-se: “Kete gje e ka bere Saliu!” Edhe politika e tij e asfaltit te rrugeve ishte e mbushur plot me skandale kuserie sic u pa ashiqare ne rrugen Durres-Kukes me kosto ndertimi 7 here me te larte se ne vendet fsinje. Cfare te flasesh per Like Floririn qe e ka mendjen vetem tek rryshfeti dhe tek LEKAT? Po keshtu a ja vlen te flasesh per Kryeministrin pijanec dhe kumarxhi Fatos Nano qe vrau nje kalimtar ne rruge dhe e hodhi te gjalle ne kanal duke ja mbathur si frikacak nga vendi i krimit?

        Prandaj edhe nasruddini ka shprehur kenaqesi nga shkrimi i sotem i Edi Rames se ka deklaruar nje te VERTETE jo krejt te plote por qe mbetet prape e VERTETE gjysmake dhe kjo mund te formulohet sic e ka thene preh kohe nasruddini:

        OBJEKTET E KULTIT PREJ BETONI APO PREJ BRONXI I SHERBEJNE VETEM DIKTATURAVE FASHISTE DHE KOMUNISTE.

        Reply to this comment
      • babo October 2, 16:51

        Ja pra, ne kete nivel jane politikanet qe udheheqin kete budalla popull qylaxhi qe shkon voton me shprese qe po i japin nje vend pune(Vjedhjeje) me vjedh e me jetu. Nje popull qe mendon vetem shtrember nuk behet kurre !

        Reply to this comment
  8. AJET DELAJ October 2, 12:20

    Une realisht jam me Kryeministrin ne kete pike pasi realisht Shqiperia ka nevoje per pastrim nga keto krijesa me hekur e beton pasi sic duket Rama nuk do te ndalet . Shembja e obeliskut te demokracise ne 70 vjetorin e instalimit te krimit pansllav ne Shqiperi eshte fytyra reale e rilindjes se filozofise e praktikave te Enverit babait te tyre shpirteror e gjenetik.
    Opozita duhet te shkoje ne Parlament e te filloje me pastrimin e diktatorit nga nishanet (dekoratat) qe i ka pas dhene vetes por qe te bijte nuk ja kane luajtur qe 24 vjet. Kjo eshte fillimi i nje opozite te re te ristrukturuar tashme. Let see.
    Nuk e di se ku ka shetitur Rama por edhe ketu ne New York ka simbole te perkujtimit te ngjarjeve historike megjithse nuk e di se si i duken Rames labidaret e perkujtimit te krimit komunist.

    Reply to this comment
  9. Pirro October 2, 12:21

    Dhe ti,si mesues i realizmit socialist,qe ke kultivuar breza me kulturen e absurditistanit,je njeriu i duhur per te kritikuar dhe shembur paçavuren e Kavajes?!Aq sa del Berisha jasht lekures se komunistit,aq del edhe ti jasht kornizave te realizmit socialist.Prandaj jeni vellezer te njejtit bark te kultures totalitare(nga sjellja dhe fjalori vulgar nuk ndryshoni aspak).
    Kush je ti qe percakton shijen e nje qyteti?Me thuaj,kush kryeminister ngatrrohet direkt ne problemet e artit?Kete e kan bere vetem diktatoret.
    Ha shqip ti apo jo.Ai obelisk mund te shembej,per tu zevendesuar ne nje veper me te arrire qe ti qendroje kohes,por jo nga nga injorant me 8 klase si Elvis Rroshi,qe ne fak quhet Ervin(person me precedence penale) dhe as nga ti nje piktor deshtak,relike e realizmit socialist.Drogaxhiun Rroshi me kartelin e droges qe ka pushtuar Bashkine e Kavajes duhet te hiqje me pare ti dhe jo obeliskun qe koha vete do ta rrezonte.Por ti nuk e largon dot
    kartelin e droges,sepse humb pushtetin.Prandaj mos na bej moral,kur morali yt mbaron aty kur fillon interesi.Atyre qe i kushtohet obelisku,nuk e duan as nga ty dhe as nga Rroshi.

    Reply to this comment
    • babo October 2, 16:54

      Prandaj nuk behet ky vend se ketu ne krye kane dale maskarenjte dhe jo ata qe duan vertet mireqenien e popullit e vendit te tyre.

      Reply to this comment
      • Gjoni October 2, 20:25

        BABO
        TEK ty i kemi shpresat .
        si do te benim pa mesimet e tua te ndritura e te zgjuara , qe po na kthen shpresen per te ardhmen.

        Reply to this comment
  10. gjermani i fundit October 2, 12:24

    Ai obelisk ishte vertet qesharak,si edhe shtatorja e Azemit,me kapote dhe pa kanatjere.Por per hir te se vertetes diktaturat jane serioze ne kete drejtim; me gjej nje “Azem” me lakuriq me kapote apo nje obelisk me dy gishta si dy retile qe simbolizokan shpirtin e ndryshimeve? Eshte Samsara,cikli i transformimit,simboli i ndryshimit,e reja lind nga hiri i te vjetres,por duket qe kjo veper eshte bere me Mendesine e tenderit,kush do bente ndonje lek.Nejse,ia vlen te rrezosh kete gjene,po edhe ate shokun Sali

    Reply to this comment
  11. lejleku October 2, 12:55

    ORE ZOTERINJ ! EDI para se te jete LIDER eshte ARTIST edhe kete po e theksoj me te madhe .
    Artist ne mendime e ne shpirt .Boll na kane qeshur bota me katrauren e ndertimeve pa fre, te rrugeve me gropa, te qyteteve pa qytet,te tullave te zgjebosura dhe lumenjeve e parrenjeve qe qelbin çdo dite .
    Ne mes te Tiranes futesh ne rruge dhe te del x i e xanum rruga .
    Apo labidaret ne çdo 100 m ne rruget pa sinjalistike e te rrezikeshme per tu kaluar naten .
    Te gjithe mysafire jemi ne kete bote .Edi bej me te miren qe e mendon, nese ty te takoj dhe qe mundesh. Pershendetje te sinqerta !

    Reply to this comment
  12. Meteh October 2, 14:13

    Ju lumt Z.Rama.Mir ja bere dy gishtave te PD ne Kavaje.Vazhdoni i shembeni keto mbeturina ta Saliut & mundesisht preja doren,mbylljani gojen Saliut,Bashes,Ristanit,Halimit,Bumçit e CO.

    Reply to this comment
  13. lavdosh October 2, 15:26

    Bravo Edi.
    Shqiperia ka nevoje per cdo gje dhe arti, kutura, estetika e atyre qe bejne do transformojne kete vend. Bravo
    Po mos harro te besh drejtesi

    Reply to this comment
  14. Sallakja October 2, 15:47

    Jo more Ed djali, jo.
    Nuk eshte normale qe te dele kryeministri i vendit e te
    shpjegoje pse prishen lapidaret anes rrugeve apo obelisk a bust
    te ngritur pa kriter. Kjo mbase eshte pune e ministrise se ambjentit,
    mund ta shpjegoje fare mire nje drejtor ministrie apo nje inxhinjere
    i thjeshte. Kur ky problem trajtohet nga Kryeministri, mesazhi eshte
    i qarte, problmi eshte serjoz,historik e natyrishte politike.
    Edi Rama ben nje gabim te madhe “me dashje” qe ve ne te
    njejten shkalle rendesie lapidaret “privat” anes rrugeve me obeliskun
    e Kavajes.
    Jane dy gjera pafundesishte te kunderta.
    Ne qofte se per te paren Edi ka plotesishte te drejte, ne rastin e dyte
    (d.m.th. te obeliskut ne Kavaje) ka pafundesishte gabim
    Per here te pare ne historine e Shqiperise comuniste, ne Kavaje,
    nga djemte e Kvajes dhe djemte e Tiranes u degjuan hapur ne publik
    thirjet : poshte komunimi, poshte Ramiz Alia.
    Ne mars 1990, ne Kavaje per here te pare ne historine e diktatures
    pati perleshje me policine. Une, isha.
    Ajo revolte e vogel e Kavajes i dha te kuptoje mbare Shqipeise
    se ai regjim nuk eshte i pa prekshem.
    Tani,
    Te prishesh obeliskun se estetikishte eshte i shemtuar, eshte nje gje.
    Te fshishe me “gome” apo minimizoshe detaje te historise,
    natyrishte eshte nje gje tjeter.

    Reply to this comment
    • babo October 2, 16:59

      Tamam, ” mesazhi eshte i qarte, problmi eshte serjoz,historik e natyrishte politike”
      Tani bijte e PPSH le ta provojne te prishin edhe kishat e xhamite, se fotografine Dulles nuk e ndajne, e ngrene lart sa here qe dalin ne rruge….

      Reply to this comment
  15. labinot October 2, 16:02

    Neqoftese Saliu do te kishte mbetur deri tek formimi i Partise Demokratike,duke hequr dore nga pushteti,do te kishte mbetur ne histori si “Doktorri” idealist.Brenda periudhes se presidences,boja e doktorrit ra shpejt dhe dolen luspat e bishes se shpellave,pa pasur arsye te merrte dhe tre mandate te tjere te tejzgjatur.Maloku ishte shume,ishte i tepert,ishte i stermundimshem.Na beri Telef !!!!!! Me kujtohet dasma e Zylfiqarit qe e mori kollovarin malok.Dolen maloket ne valle dhe s`po pushonin,s`po uleshin,nuk po i linin radhe te tjereve.Kapa kollovarin e Zylfiqarit dhe i thashe te uleshin.-AAAAA, ne maloket vetem kur t`na vij me dhi,ulemi!-tha maloku.

    Reply to this comment
  16. babo October 2, 17:00

    ” Mesazhi eshte i qarte, problmi eshte serjoz,historik e natyrishte politike”
    Tani bijte e PPSH le ta provojne te prishin edhe kishat e xhamite, se fotografine Dulles nuk e ndajne, e ngrene lart sa here qe dalin ne rruge….

    Reply to this comment
  17. arkivi October 2, 19:30

    Konflikti regullohet kollaj,shteti qe e prishi per arsye estetike,nderton nje tjeter veper arti te pranueshme estetikisht qe te simbolizoje shembjen e diktatures dhe ceshtja quhet e mbyllur.

    Reply to this comment
    • nasruddini October 3, 06:58

      Do te ishte me normale nje pllake perkujtimore modeste sepse obelisket debile si KULTE ideollogjike prej betoni jane shprehje e diktaturave fashiste dhe komuniste dhe Bota i ka hedhur me kohe ne koshin e plehrave. Sepse:

      Boll kemi BUNKERET Enver Hoxhes si nje REZIL i Shqypnise ne syte e Botes.

      Reply to this comment
  18. October 2, 19:42

    Rames nuk i takon te flase ne kete menyre se ka qene ai qe i ka dhene shkas ndertimit te ketyre obelisqeve duke qene pjestar i “revolucionit” te dhjetorit . Por edhe Pd nuk i takon te ankohet se ishin antaret e djathte te keshillit bashkiak te Kavajes qe votuan per heqjen eketij obelisku . E gjithe kjo rremuje behet per ti hequr vemendjen njerezve nga lajmet e verteta qe ata do donin te degjonin , nga papunesia ne rritje , nga fukaralliku ne rritje e shume gjera te tjera . Kjo nuk eshte kocke por nje fllusk sapuni qe i hidhet nga te dy krahet “poullit tone dele” . Hani lajmet para se te shkoni per te fjetur o delet e PD=PS . Keta tallin by,,, ndersa ju hani lajmet o dele popull .

    Reply to this comment
  19. koco October 2, 19:51

    Po ku eshte lidhja e dy gishtave te dyarve te qelbura te Berishes , me Lirine Demokravine e vertete , Po ku eshte mesazhi i Simbolit te demokracise tek kjo dore vrastare e kriminale e Krye banditit Sali qe ka vrare , masakruar dhe eleminuar gati teresisht intelektualet e atshetaret e vertete qe deshin Shqiperin ne Evrope , me kete anti shqiptar e banden e tij teroriste i cili e anraresoi djallezisht Shqiperine ne ” Konferencen Islamike ” dhe ne menyre me te pa fytyre dhe anti kombetare , shtirej se donte dhe se perpiqej per tu pranuar ne B . E ? Ato Dy gishtat berishiste jane vrastare , hedhje hi syve dhe venje ne gjume te popullit vertet demokrat , nga nje nga bandat me kriminale anti shqiptare te cilet i kane ditet e numuruara , se nuk suallen as Shtet Ligjor e Demokraci , por vetem tragjedi kombetare , varferim , mjerim e largim nga rruga e progresit dhe integrimit Evropian e Perendimor . Fitorja e 23 Qershorit 2013 eshte nje fitore histirike dhe nje kethese fatlume per te gjithe shqiptaret e ndershem qe e duan vendin e tyre dhe te ardhmen e begate te saj . Shihni ndryshimin e madh te imazhit te vendit dhe mbeshtetjen reale te botes mbare qeverise Rama Sh B A , Gjermani , Britania , Italia , Franca , Kina, F M N . B B etj .Viti 2015 do jete viti i nje bumi te madh investimesh e punesimesh , Financime nga Institucionet Financiare , Gjermani me Projekte Rajonale per Zhvillimin e infrastruktures Turizem Rajonal dhe Energjitik . Kina Invertime ne berjen e Portit te Shen gjinit , Rrugen e Arberit , Minjerat dhe Hekurudha ,Fillimi i punimeve per Gaz sjellsit Rus , Financime ne Bujqesi dhe ne ndryshimin e gjithe fytyres se qyteteve + Vleresimi i mjedisit gjelberime etj besoj se e teperova” No Kom”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*