Objektet në rrugë, kreu i ARRSH: Burg për ata që i rivendosin

October 9, 2017 10:54

Objektet në rrugë, kreu i ARRSH: Burg për ata që i rivendosin

Çdo qytetar apo subjekt biznesi që shkel Kodin Rrugor duke vendosur tabela apo objekte që cënojnë sigurinë rrugore do të ndiqet penalisht.

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro ishte në segmentin Shkozet-Plepa ku ndoqi nga afër punën që po bëhet nga ARRSH dhe IKMT për pastrimin e nyjeve dhe akseve rrugore kombëtare.

Po vazhdojmë aksionin për pastrimin e rrugëve kombëtare nga të gjitha tabelat, reklamat, mjetet informuese, kioskat dhe çka është shpallur që në fillim me planin e punës. Po mbarojmë aksin Tiranë-Durrës dhe Shkozet-Plepa. Dua tu bëj një thirrje të gjithë qytetarëve dhe gjitha bizneseve që të mos vendosin sërish këto që ne po i heqim ose të tjera. Nuk do të veprohet vetëm me heqje por do të ndiqen penalisht nëpërmjet denoncimit që do të bëjnë kompanitë e mirëmbajtjes që operojnë në të gjitha akset kombëtare”, paralajmëroi Qendro.

ARRSH dhe IKMT po vazhdojnë evidentimin e situatës në akset e tjera Tiranë-Hani i Hotit; Tiranë-Vlorë; Tiranë- Kapshticë, Levan-kakavijë dhe Vlorë-Sarandë-Jorgucat. Në këto akse do të ndërhyhet në javët e ardhshme.

October 9, 2017 10:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*