Objektivi i parë i “vitit të Skënderbeut”: Regjistrimi i shqiptarëve të diasporës

September 27, 2017 11:39

Objektivi i parë i “vitit të Skënderbeut”: Regjistrimi i shqiptarëve të diasporës

 

Kryeministri Edi Rama, më një konferencë të përbashkët me kryeministrin kosovar, Ramush Haradinaj, tha se regjistrimi i të gjithë shqiptarëve që jetojnë në diasporë dhe garantimi i të drejtës së votës për ta do të jetë objektivi i parë i “vitit të Skënderbeut”.

Gjatë prononcimit të përbashkët për së përbashkët për shtyp, kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës thanë se 500-vjetori i vdekjes së Skënderbeut të shërbejë si busull për ardhmërinë e përbashkët të shqiptarëve.

Rama tha se mesazhi përbashkues i Kuvendit të Lezhës duhet të frymëzojë këtë vit për të gjithë shqiptarët kudo ndodhet.

“Mesazhi i parë i ardhmërisë besoj se duhet t’i kushtohet për të rritur pjesëmarrjen e çdo shqiptari në shtet-ndërtimin dhe të drejtën e qytetarisë të të gjithë shtetasve tanë, veçanërisht të shqiptarëve të diasporës. Fokusi kryesor do të ishte një përpjekje e shumëfishuar për t’ia dalë sfidës së regjistrimit të plotë të shqiptarëve kudo që ndodhen dhe jetësimit të një të drejtë themeltare kushtetuese dhe angazhimit solemn të qeverisë sonë për ushtrimin e të drejtës së  votës si një e drejtë vendimmarrëse, çka Kosova fatmirësisht e ka nisur dhe është një model për t’u marrë shembull.”

Rama tha se përgjatë këtij viti mund tu drejtohemi njerëzve të zakonshëm me gjuhën e rezultateve konkrete, “në funksion të një aspirate të madhe të shqiptarëve, që për sa kohë ne jetojmë ne do të jetojmë në shtete të ndara, jo vetëm të mos e harrojmë, por të punojmë bashkërisht që hapësira që mbulojnë këto dy shtete të jetë një hapësirë shqiptare, në funksion të një të ardhmeje të përbashkët, tërësisht të integruar në BE, si një popull që nuk mund të jetojë për jetë të jetëve i ndarë më dysh.”

September 27, 2017 11:39
Komento

9 Komente

  1. i papami September 27, 13:33

    njesoj si Enver Hoxha,

    Reply to this comment
  2. lili September 27, 14:23

    cka do registroni eshte pyetja e pare…
    N’aspektin ligjor para se te registroni shqiptaret e diaspores duhet te na tregoni se si do t’i registroni e cfare jane kushtet: votuesi i registruar ne shqiperi po qe banoj jashte , njerezet me origjin shqiptare, apo ish refugjatet shqiptare qe kane halla shtetesine shqiptare?
    Cka eshte diaspora ,ne pikepamje ligjore per ju?

    Reply to this comment
    • Claus September 27, 15:53

      Te gjithe i duan “lili”, te gjithe. Refugjate, ish-refugjate, te diaspores se pasluftes, te diaspores se paraluftes, te gjithe.

      Duan ti regjistrojne njehere me adresa dhe me pjesetare te familjes dhe pastaj te te nisin nje leter “plot politese” se do te paguash aq dhe kaq taksa per qeverine shqiptare qe te do aq shume.

      Votimi eshte “argumenti”, gjetke fle lepuri.
      Dhe lepuri fle tek paraja dhe askund tjeter.

      I shikon thirrjet e Rames per vende pune ne administraten shqiptare?
      Nuk eshte asgje tjeter vec mbledhje te dhenash dhe pastaj nje dite te bukur te te kerkojne se ke ca “borxhe per te lare” ne Shqiperi, me pagime taksash dhe tarifash qe i nxjerrin vete si ti duan.

      Te paguash per nje qeveri qe te ndihmon dhe interesohet per ty, hajde se po i derdhim ndonje Euro a Dollar ne arke, por te ti marrin qeverite banditeske duke i futur ne xhepat e tyre, kjo nuk shkon dhe as qe mund te mendohet. I sheh sa i bene rrogat per administraten qe nuk di se nga lidhet gomari?

      Ke degjuar ndonjehere per Falkonen pyeste Perprim Kabo kandidatet e vettingut?
      Dhe tjetra mblidhte supet!!!!

      Dikur qeveria e bodrumeve ne Kosove mblidhte 3% per qeverine e Rugoves dhe Bukoshit. Cdo muaj mblidheshin kosovaret nga tere Europa dhe dorezonin xhelepin e tyre prej 3%.

      Asgje nuk dihet deri me sot se ku shkuan ato shuma te medha. Te thuash per luften as nuk e besoj, se UCK-ja kishte fond tjeter, kete e di mire Bedri Islami, po ato shuma qe u mblodhen vite te tera sot jane zhdukur pa nam dhe nishan.

      I futin tani dhe “vitin e Skenderbeut” dhe kujtojne se do te na sugjestionojne me “patriotizmin” e tyre.

      Le ta fillojne regjistrimin nga Bedri Islami qe ka dynenshtetesite, mer pension nga Shqiperia si ish gazetar i gazetes “Jeta e Re” e Shkodres, mer pension si veteran i UCK-se, po merr dhe asistence sociale ne zyren sociale ne Esslingen te Gjermanise, por dhe nga ca qira banesash te blera ne Tirane dhe Shkoder.

      Kjo eshte e tera “lili”. Nje manover qeveritare per te zgjatur dyart e ndyra tashme jashte vendit se brenda vendit tashme ia kane nxjerre ujte e zi.
      Pershendetje

      Reply to this comment
  3. Arben September 27, 14:36

    JEPI SKENDERBE, JEPI.

    Reply to this comment
  4. Plaku Xhuxhumaku September 27, 16:31

    Ha mut, ha…ti kujton se ben si ta do bytha me ne ketu dhe do te tallesh menderen edhe me ata qe kane ikur? Atyre, me fal, po u ha gjellen.

    Reply to this comment
  5. shqip September 27, 20:59

    Eshte lapsus , eshte gabim , eshte difekt i shtypit , apo vazhdoni me gerrhimen e thelle ? O Gazetare ? Nuk eshte 500 vjetor i vdekjes se Skenderbeut . Ka vdekur ne 1468en . Me 1968te u inagurua ne Tirane busti i tij . Dhe perkonte me 500 vite . Tani e kuptoj qe doni ta hiqni nga historia , gjysmen e dyte te shek xx . Po s’ka lidhje Skenderbeu me medaljet . Dikush e ze me çarçafe . Dikush i heq 50te vite sikur te jene 50 dite . E kuptoj qe s’eshte as njera as tjetra . Po beni korrigjimet para se ti botoni .

    Reply to this comment
    • Arben September 28, 10:48

      PO EDHE SIKUR TE JETE,

      SHPENZOHEN 5 MILION EURO PER

      TOLLUMBACE, SE “KEMI SHUME FESTA, KETE

      VIT”??????!!!!!!!!!!!!!

      VENDIMI I PARE I QEVERRISE TURISTIKE

      NE LLOGARA, PAS 3 DITESH PUNE INTENSIVE

      HUNDA KALLO.

      MIRE JA BEN, SE MASHTRIMET VLERESON

      KY POPULL.

      RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

      Reply to this comment
  6. Sirius September 27, 21:38

    Ky i droguari mendon se Shqiptaret e ikur jane si militantet dhe sklleverit e administrates. Aty fli pallosh.

    Reply to this comment
  7. Rei September 27, 23:10

    Po ky mostra,e beson thenien e asaj me fytyre menopauze se eshte Skenderbe?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*