Objektivi: Vrasja e mbretëreshës Elisabet II

March 2, 2018 09:29

Objektivi: Vrasja e mbretëreshës Elisabet II

Ngjarja zhvillohet në Dunedin, më 14 tetor 1981. Në këtë qytet të vogël në jug të Zelandës së Re, për pak mund të kishte ndodhur vrasja e shekullit: eliminimi fizik i Mbretëreshës Elizabeta II.

Christopher John Lewis, një adoleshent 17 vjeçar, ideoi një plan për të qëlluar monarken me një pushkë nga dritarja e banjos së një apartamenti. Plani mund të rezultonte i suksesshëm, nëse do të dinte të qëllonte.

Shumë nga pjesëmarrësit në pritjen mbretërore dëgjuan krismat. Por autoritetet e mohuan duke thënë se kishte ndodhur një incident i vogël, shkruan Dita.

Origjinën e vërtetë të asaj zhurme që u dëgjua atë 14 tetor e zbuloi për gazetën “Stuff“, pas gati katër dekadash heshtjeje, një ish-rreshter në Dunedin: “Qeveria e Zelandës së Re vendosi të fshihte ngjarjen, pasi druhej se mbretëresha Elsiabeth II nuk do të kthehej më aty. Para publikimit të dokumenteve të klasifikuara (që  dolën në dritë dje), Stuff botoi (serialin e artikujve “The Snowman and The Queen”) që ishte një përmbledhje e atentatit. Snowman është emri i britanikut, që sipas Lewis, porositi vrasjen e mbretëreshës.

Bazuar në dokumentet e deklasifikuara nga Shërbimi Informativ i Zelandës së Re (NZSIS), Lewis “u përpoq të vriste Mbretëreshën” dhe qëlloi vetëm një herë në momentin që kaloi makina e Elisabeth. Ai u arrestua, por u akuzua vetëm për armëmbajtje në një hapësirë publike.

Nuk u akuzua kurrë për tentativë vrasjeje.

Lewis rrëfeu synimet e tij, shprehu keqardhje dhe pohoi për lidhjet me grupet e ekstremit të djathtë (tha se i përkiste National Imperial Guerilla Army). Ai shpjegoi se si një anglez, me nofkën Snowman, e urdhëroi të vriste mbretëreshën dhe u tregoi autoriteteve banjën nga ku ai gjuajti si dhe armën që përdori: një pushkë e kalibrit 2.2.

Adoleshenti u dënua me tre vjet burg. Kur u lirua nga burgu në vitin 1983, u transferua në një spital psikiatrik, ku planifikoi një tjetër sulm, këtë herë për të vrarë Princin Çarls.

Gjithçka mbeti thjesht një plan. Lewis e kaloi jetën duke hyrë e dalë nga burgu.

Në vitin 1997, kur ishte 33 vjeç, ai kreu vetëvrasje në burgun Mount Eden në Auckland.

o.j/dita

March 2, 2018 09:29
Komento

1 Koment

  1. Kujtese per parlamentarizmin......republikan . March 2, 13:40

    Hyre e dil nga nga burgu . ndersa per monarket e kohes s’otme, qe kane vlere me pak se nje ….qen, mund te sakrifikohen mijra “bashkeqytetar” si…..qen . Ps . sa revoltuese; te konsiderohet njjeriu si…..perendi .(gati tre …kontinente; britani, kanada, australi-zelande,)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*