OBSH: Basha do bëhet kryeministër (7 të reja inkurajuese nga fronti i Koronavirusit)

March 21, 2020 20:48

OBSH: Basha do bëhet kryeministër (7 të reja inkurajuese nga fronti i Koronavirusit)

1- Shumica e popullsisë globale është frymëzuar nga shembulli i Kristiano Rolandos, i cili ka vendosur të rrijë brenda shtëpisë së tij 500 hektarëshe, me pesë pishina, tre fusha stërvitore dhe tre pyje private rreth e rrotull. “Ju bëj thirrje të bëni si unë derisa të kalojë kjo flamë,” tha Kristiano. Burime për Gojët e Liga thonë se shumica e shqiptarëve që dolën në rrugë gjatë lejim-qarkullimit këto ditë, në fakt nuk ua ndjente për pazaret e ditës por ishin në kërkim të një shtëpie si e Kristos…

2-Sipas studimeve më të fundit shkencore, ka të dhëna se iniciativa e vlonjatëve për të sharë nga ballkonet koronavirusin atë motrën ku ta ketë, mund të rezultojë premtuese. Mikrobiologë me famë kanë konstatuar se nëse Korona shahet nga motra, ai ul kokën i turpëruar, mërmërit “ç’i bëre vetes o i zi, hajde duro rromuzet e gripeve stinore tani” dhe ja mbath nga sytë këmbët. “Problemi është me korçarët,” thonë shkencëtarët, “se ata edhe në kulmin e zemërimit, thonë: Po ç’pate bre koronkë? T’u vi rendë!”

3-Partia Demokratike ka nxjerrë një komunikatë shtypi, ku citon të dhënat e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sipas të cilave Lulzim Basha duhet të bëhet kryeministër, do apo nuk do Eni Vasili.

4-Në përpjekje për të gjallëruar ekonominë e asfiksuar të vendit, mësohet se pas një shorteu live, Nard Ndoka do shpërndajë falas për 100 shqiptarë me fat, fotografinë e autografuar me portretin e tij. “Unë një fotografi të tillë zakonisht e shes për njëmijë euro, por tani kam merakun e Shqipërisë,” tha Ndoka.

5-Pas rrëmujës fillestare ku shqiptarët zbrazën raftet e dyqaneve, Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se magazinat e shumicës janë plot me komodina e portmanto, qilima, tapete, abazhurë dhe koka perdesh, ndaj nuk është nevoja për panik. “Shyqyr Zotit, erdhi koha e frikës, ndaj thuajini Jo panikut,” tha Rama.

6-Thirrja për të zhvilluar kreativitetin në kushtet e shtëpisë për të luftuar mërzinë, ka gjetur shembullin e parë tek vetë Kryeministri Edi Rama. Me fantazinë që e karakterizon, ai u ofroi shqiptarëve videon e një reagimi policor ndaj protestuesve në Algjeri, duke thënë se ishte policia spanjolle. Në vijim po përgatitet një video tajvaneze, për të treguar masat e qeverisë franceze.

7-Taksirati juaj dhe joni: OBSH këmbëngul me një komunikatë të dytë, se Lulzim Basha duhet të bëhet kryeministër. Njoftimin e ka dhënë mjeku prasolog Tritol Shehu.

 

*****

Shënim / Në këtë pikë besojmë se nuk ka paqartësira rreth natyrës satirike të Gojëve të Liga, apo jo… Lexojeni nga shtëpia!

March 21, 2020 20:48
Komento

10 Komente

  1. intelektuali March 21, 21:18

    8- Na falni pak se harruam fanatiket e Enverit ne Shqypni: OBSH këmbëngul me një komunikatë të tretë:

    NGRIHU O ENVER NGA VORRI QE TE IZOLOSH SHQYPNINE KOMUNISTE NGA BOTA KAPITALISTE SI NE KOHEN E QEPES TE PARTISE SE PUNES!

    sepse:

    Sigurimsat dhe Venusat e tij qe Edi Rama i ka hypur ne majat me te larta te Shtetit dhe Pushtetit jane te paafte per te disiplinuar masat dhe ndergjegjesuar popullaten per rrezikun Anglo-Amerikan dhe Italiano-Kinez per Shqypnine dhe shqyptaret qe nuk hane pyka as nga videoja algjeriane qe Kryeministri e shiti si spanjolle.

    Reply to this comment
  2. gjermani i fundit March 21, 22:57

    8. Ne komunikaten urgente te mbremjes ne fejsbuk kryeministri njofton dembelet e internetit se policia u vu ne gjurme te koronavirusit dhe e pa te hynte tek Tajvani. Te ahqetesuar pse nuk po largohej qe aty, agjentet e filmuan ne flagrance me “intelektual in” (alias Nastradini) duke bere lloqe e duke folur sejcili per hesap te vet. Ne debat e siper u pa koronavirusi te vere masken e te laje duart mire me sapun, duke ia mbathur me te katra qe te mbyllet ne shtepi per dy jave. Lajmi morì dhene se doli vaksina e re properendimore – sqaron kryeministri, duke lutur serish te bejme durim. Durim dhe durim. Duke iu afruar me shume kameres ai thote:Edi jam! Po kujdes nga kjo medemek vaksina e re, se eshte muahkonje e vjeter! Apapapaaa. Me mire dilni dhe shajeni si vlonjatet.

    Reply to this comment
    • intelektuali March 22, 21:41

      BOLE enveriste:

      Koronavirusi Komunist Kinez pas disa muajsh do te harrohet dhe do te kaloje si nje perralle per kalamajte para gjumit te nates, duke lene pas disa mijra viktima te moshes se trete ne gjithe Boten, plot e perplot me semundje te tjera si nje seleksionim natyral i Zotit, apo i krijuar enkas ne ndonje laborator te fshehte diku ne Bote,

      por:

      KORONAVIRUSI I ENVERIT VAZHDOI PER 50 VJET ME RADHE NE SHQYPNI DUKE MBUSHUR LUMENJ ME GJAK NJERIU,

      Vetem gjate 1945-1946 Enveri vrau me koronavirusin e tij komunist jugosllav me shume se 20 mije njerez te pafajshem, vetem sepse nuk ishin dakord me implementimin e “Murtajes” bolshevike ne vendin tone, shifer qe i kalon te gjitha viktimat deri tani ne Bote te koronavirusit komunist kinez,

      prandaj:

      Mbylle halen e budallit dhe idiotit me dashuri enveriste ne kohen e koleres, por shko dhe futi nje kokerr hudher me nje teke raki qe me ne fund edhe ju debilet e Enverit te kuptoni te verteten.

      Reply to this comment
  3. Zigur Qarri March 21, 23:49

    7 x 7 = 42

    Reply to this comment
  4. kolera dhe dashuria March 22, 12:19

    Ne farmci ka me shumice dhe me cmim te lire prezervative me ngjyra dhe madhesi te ndryshme

    Reply to this comment
  5. mirel March 22, 14:23

    49 + 36 = 95

    Reply to this comment
  6. Nave Na March 30, 16:32

    Pershendesim vendimin e organizates boterore te shendetesise.
    Nave Na, forumi rinor PD, i kena percjell sot Dr.Sali Berishes kandidaturat si nave na mendojme per qeverine e ardhshme:
    Minister i Propagandes Qim Peka,
    Minister i Perndjekurve Politike Agim Doci
    Minister i Kultures Ciljeta,
    Minister i Ekonomise Lek Plepi,
    Minister i Zhvillimit Nard Ndoka,
    Minister i Rendit Flamur Noka,
    Minister i Diaspores Janullatos,
    Minister i Mbrojtjes Fahri Balliu,
    Kryeminister Lule Basha,
    Zevendes kryeministra: Ujku i Cerrikut dhe Greta Koci.
    Te zevendesohet Himni i Flamurit me kangen “alo alo ambulanca”te Sinanit.
    Te hiqen nga fondi kombetar lahuta dhe muzika polifonike.
    Te shpallet Tallavaja vlere Kombetare per gjithe shqiptaret!
    Te pergatiten thyerjet e depove ushtarake, prerjen dhe djegjen e pyjeve dhe shkaterrimin e ekonomise!
    Me Nave Na fitojne te gjithe!
    Te shpallet cifti Xeni dhe Karmina cifti i vetem mbreteror!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim