OBSH: Beteja do të zgjasë, do të duhet të presim deri në verë

March 12, 2020 12:09

OBSH: Beteja do të zgjasë, do të duhet të presim deri në verë

Walter Ricciardi, anëtar i ekzekutivit të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) dhe këshilltar i Ministrisë së Shëndetësisë në Itali tha se “Lufta kundër koronavirusit nuk do të jetë e shkurtër” dhe se “është mirë që fillojmë të përgatitemi për një luftë të gjatë, e cila, nëse i referohemi epidemisë së SARS e cila ishte më pak ngjitëse përfundoi rreth muajve maj-qershor. Koronavirusi është shumë më ngjitës sesa SARS dhe kam përshtypjen se, nëse ne të gjithë do të punojmë së bashku, mund t’i japim fund luftës në muajin korrik”.

“Do të jetë e nevojshme të presim përpara se të kthehemi në jetën normale”

Sipas Walter Ricciardi, sa për rritjen e rasteve në Itali, “do të duhet të presim të paktën dy javë për të parë një ulje të infeksioneve. Këtë javë ato do të vazhdojnë të rriten; pastaj shpresojmë të stabilizohet, por mbi të gjitha do të shohim që vendet e tjera europiane do të gjenden në situatën në të cilën ndodhet Italia”.

O.J/DITA

March 12, 2020 12:09
Komento

2 Komente

  1. PPsL March 12, 13:17

    Tom Hanks dhe Rita Wilson kane koronavirus dhe jane ne Australi.
    Ne Australi eshte ngrohte, ESHTE VERE !
    Epidemia nuk do iki as nga vapa as nga acari por nga vet-izolimi sic e tregoi Kina

    Reply to this comment
    • Nga Australia March 12, 18:17

      Ne Sydney Australi temperaturat jane 18 grade dhe bien shira ne kete periiudhe eshte vjeshte dmth nuk eshte nxehte.Tom Hanks ka udhetuar nga Amerika aty para se te semurej

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim