OBSH: Depresioni ka prekur 350 milionë persona në të gjithë botën

January 26, 2016 18:52

OBSH: Depresioni ka prekur 350 milionë persona në të gjithë botën

Depresioni është sëmundja më e përhapur në planet dhe numri i të prekurve arrin në 350 milionë, thënë ndryshe më shumë nga popullsia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (321 milionë) apo e Brazilit dhe e Meksikës bashkë (226 dhe 127 milionë), njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë.

”Të paktën një milion persona vetëvriten si rezultat i këtij depresioni”, u tha në konferencën me temë “Depression, State of the Art 2016″, që u organizua në Vatikan.

Depresioni ka forma të ndryshme, që nga ai sezonal deri te ai reaktiv, që nga melankolia deri te forma e re e quajtur ”depresioni modern”, i vërejtur te të rinjtë japonezë gjatë viteve 2000, por ende i panjohur zyrtarisht nga komuniteti shkencor.

Mjekët psikiatër, të pranishëm në konferencë, nënvizuan se dy të tretat e pacientëve nuk janë të vetëdijshëm se duhet të kurohen, çka do të thotë se ata shndërrohen në të sëmurë depresivë kronikë.

January 26, 2016 18:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*