OBSH: Europa e lodhur nga pandemia Covid, vaksina jo futboll politik

September 19, 2020 13:36

OBSH: Europa e lodhur nga pandemia Covid, vaksina jo futboll politik

Drejtori Rajonal i OBSH-së për Europën Hans Henri Kluge është shprehur se Europa po shfaq shenja lodhje nga pandemia kurse të rinjtë po rriten gjithnjë e më të zhgënjyer prej masave të distancimit shoqëror, mbajtjes së maskave dhe bllokimet për të luftuar përhapjen e virusit.

Ai gjithashtu theksoi se lufta kundër Covid është shumë larg nga përfundimi dhe se mosmarrëveshjet shkencore rreth përdorimit të maska dhe vaksinimit – nuk duhet të trajtohen si “një lloj futbolli politik”, megjithse pranoi se “nuk është e lehtë që të gjithë të jenë në një mendje gjatë gjithë kohës.”

Dhe ndërsa vetëm dy ditë më parë Organizata lëshoi alarmin teksa e konsideroi gjendjen në Europë shumë shqetësuese, me shifra në rritje të rasteve të infeksionit, të cilat janë të krahasueshme me ato të muajit mars, nga ana tjetër Maria Van Kerkhove, eksperte e OBSH-së tha se mosha mesatare e personave të infektuar me Covid ka pësuar rënie dhe sipas saj janë duke u rritur rastet e shtrimit në spital të atyre me moshë 15 deri në 49 vjeç.

Ajo u shpreh e shqetësuar edhe me mundësinë që i njëjti person, mund të infektohet njëkohësisht me grip dhe me Covid-19, gjë e cila do ta ndërlikonte situatën në spitale.

o.j/dita

September 19, 2020 13:36
Komento

1 Koment

  1. Dante Alighieri September 19, 18:54

    Ku eshte virusi i nenshtrimit i mbylle gojen dhe bej sic eshte vendosur dhe mos diskuto.Ne fakt po vdesin shume te rinj te moshes se trete ose moshe e mesme me semundje shoqeruese dhe kur ke semundje te tjera s’ka rendesi cfare emri merr gripi (i derrit,i shpendeve,Sars,Covid 19,spanjoll,kinez etj)prape grip eshte.Tani nuk do jete si cifutet be Aushvic qe i kishin numrat ne krah dhe yllin e Davidit me WW2 por tani do jete cipi i cili do kete te dhenat e cdo personi plus do jete cipi qe do vendosi kur ka ardhur koha per te mbyllur syte dhe shkuar ne Purgatory ose Paradise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim