OBSH i kërkon qeverisë të rishikojë skemën e financimeve për shëndetësinë, janë shumë të ulëta, ka pagesa të larta nga xhepi

August 10, 2020 08:29

OBSH i kërkon qeverisë të rishikojë skemën e financimeve për shëndetësinë, janë shumë të ulëta, ka pagesa të larta nga xhepi

Shqipëria shpenzon më pak se mesatarja europiane dhe e Azisë Qendrore për shëndetin.

Shpenzimet totale të qeverisë për shëndetin janë 9-10% të totalit të shpenzimeve buxhetore, vlerë kjo më e ulët se mesatarja e në vendet me të ardhura të mesme të larta të vlerësuara nga Banka Botërore që shpenzojnë 12% të buxheteve vjetore për shëndetësinë raporton Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ndonëse të kufizuara burimet publike nga buxheti mbulojnë tërë popullatën me një paketë të gjerë shërbimesh falas, por në realitet është e vështirë të vlerësohet mbulimi i saktë, pasi pagesat e larta nga xhepi tregojnë se disa shërbime nuk ofrohen falas.

Ekipi i OBSH rekomandon se Shqipëria duhet të zhvillojë një program me fokus të synuar. Aktualisht, e gjithë popullata ka të drejtën e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor. Për të përdorur në mënyrë sa më efektive burimet financiare në dispozicion, vendi duhet të kalojë në një skemë të synuar, selektive, ku popullsia e cenuar ndaj rreziqeve financiare si, njerëz të papunë, pensionistë, gratë, fëmijët dhe adoleshentët të përfitojnë më shumë nga skema e sigurimeve që financohet nga qeveria/

OBSH ka kërkuar që financimi i shërbimeve nga skema e shërbimeve shëndetësore duhet të pasqyrojnë situatën aktuale epidemiologjike në vend, teksa duhen kryer studime më të detajuara rreth kostove.

Këto rekomandime duhet të shihen si një strategji afat-shkurtër për të përmirësuar zvogëlimin e pagesave nga xhepi.

Mekanizmat e financimit të shëndetësisë në Shqipëri janë të fragmentuara dhe të ndërlikuara. Kjo vështirëson gjurmimin e shpenzimeve.

OBSH përmend ekzistencën e pagesave joformale, të cilat janë të vështira për t’u vlerësuar. Për të qenë në gjendje të gjurmojë shpenzimet sipas burimit, Shqipëria duhet të institucionalizojë dhe implementojë sistematikisht llogaritë e sektorit shëndetësor. Kjo do të lejojë një menaxhim efikas të burimeve të mundshme për kujdesin shëndetësor.

Një pjesë e lartë e pagesave nga xhepi komprometojnë mbrojtjen financiare të popullatës. Në zonat rurale, kostot për të udhëtuar drejt spitaleve shoqëruar me koston e mundshme për shërbimet që nuk janë në dispozicion brenda sektorin publik, pengojnë aksesin e tyre në shërbimet shëndetësore.

Pagesat e larta nga xhepi për shërbimet shëndetësore janë një tregues se jo vetëm njerëzit e pasiguruar, por edhe ata që janë të përfshirë në skema përballen me pagesa informale.

Me herët, edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara në një raport për planin e përgjigjes për rimëkëmbjen social ekonomike ndaj Covid-19 shprehu shqetësimin se Shqipëria, jo vetëm që ka shpenzimet më të ulëta për shëndetësinë nga gjithë shtetet e Europës Juglindore, por dhe në vitet e ardhshme planifikon që t’i ulë më tej ato.

“Duhet theksuar se shpenzimet publike për shëndetësinë si pjesë e PBB-së janë më të ulëta në Shqipëri (2.97%) sesa në shumicën e vendeve të Evropës Juglindore, dhe parashikimet për vitet 2020-2022 tregojnë një ulje të lehtë në 2.94% deri në vitin 2022. Kjo tendencë është veçanërisht shqetësuese nëse duhet të ndërtojmë dhe të fuqizojmë një sistem shëndetësor më të mirë. Projeksioni i OBSH për vitin 2020-2022 tregon se Shqipëria do të shpenzojë për tre vitet e ardhshme më pak se 10% për shëndetin nga paratë e përgjithshme publike. Rënia e burimeve për kujdesin parësor është shqetësuese. Strategjia për zhvillimin e kujdesit parësor në Shqipëri kërkon një buxhet të rritur në 25%. Roli i rëndësishëm i kujdesit parësor në përgjigjen dhe shërimin e COVID 19 është i rëndësishëm”, thuhet në raport./monitor

o.j/dita

August 10, 2020 08:29
Komento

7 Komente

  1. Lili August 10, 08:37

    Wouah! Ma ne fund u doll gjumi ketyre ne Shqiperi!
    Kur punet duken ne fushe, flasin?!
    Pfff per ta!

    Reply to this comment
  2. Gertruda August 10, 08:57

    Edhe ato shpenzime qe jane dhene shendetesise i kane marre oligarket me PPP-te korruptive te qeverise!
    U vertetua plotesiusht se PPP nuk ndihmuan asgje ne perballimin e pandemise se covid 19!
    Qytetaret e siguruar nuk i perdorin siguracionet e tyre edhe ne klinikat private,por vetem ne spitalet shteterore duke bere qe te presin muaj me radhe per te bere nje analize ose t’i bejne privatisht nga xhepi i tyre!

    Reply to this comment
  3. " Ha Muco Pi Muco!" August 10, 09:14

    Investimet ne shendetsine publike jane me pikatore Mos te me thote ndonje politikan qe kane bere shume investime !!
    Ne spitale nuk ka uje te ftoht ne cezma, se uje te ngroht nuk behet fjal !
    Nuk ka paisje higjeno sanitare te bollshme ose edhe ato qe jane te llojit sapun !

    Shkurt Vidhen investimet .
    Administratoret e spitaleve ose manaxheret qe meren me prapavijen I rrjepin spitalet! Imodifikojne ivestimet me materiale te vetra te perdorurura

    Behet baterdia !
    Qeveria sa me shume te investoj aq me shume do te vidhen !

    Pse vidhet prona publike prona e shtetit , investimet ?

    Mungon nje sitem qe parandalon administratoret e prones publike (Shtetit) te vjedhin ose te rrjepin pronen publike, (shtetin) apo investimet !
    Aty ku ka investime (lek) apsolute, ka vjedhje apsolute !

    A do te vendosin nje sitem qe pengon vjedhjen dhe rregullon mardheniet me pronen ne balancen e duhur ?

    Veshtire eshte ! Kultura e vjedhjes se prones se shtetit prones publike eshte kulture e vjeter tradicionale ne Shqiperi
    Dhe ne radh te pare ata qe vjedhin jane Administratoret e prones se shtetit, zyrtare te shtetit dhe fare e fis i tyre , miqt dhe shoket !
    “Ha Muco Pi Muco !”

    Reply to this comment
  4. Arben August 10, 10:16

    Shkrirja e organizatës kriminale obsh është hap në drejtimin e duhur

    Reply to this comment
  5. mirel August 10, 15:50

    PPPte e Ramutit e bene punen e tyre. Rezultati duket qarte. Me te miret ne bote jemi. Na kane inat

    Reply to this comment
  6. Gzim Kulufi August 10, 18:56

    10-15 vitet e fundit eshte vene re nje fenomen, ku shume te zbritur nga ajri i paster i maleve ne smogun e kryeqytetit dhe shtreset e dites, jane semurur me semundje te ndryshme te renda, si kancer, etj., nje pjese e madhe e tyre kane vdekur pa arritur moshat 60 e 70 vjec. Ky kontigjent te zbriturish e te semuresh e ka ngarkuar arken e shendetsise, gjithashtu ka shtuar korrupsionin neper spitale.
    Natyrisht qe sherbimi mjeksor u duhet dhene te gjithve, por duhet pare edhe realiteti ne sy ashtu sic eshte, qe pesimi i prinderve te behet mesim per brezat e ardhem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim