OBSH jep alarmin: Një sëmundje seksualisht e transmetueshme po përhapet shpejt

August 31, 2018 11:33

OBSH jep alarmin: Një sëmundje seksualisht e transmetueshme po përhapet shpejt

 

Të paktën 3 njerëz në botë janë infektuar me një “superbakter” të gonorreas që është rezistent ndaj ilaçeve dhe përhapet nëpërmjet seksit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se rastet me infektim nga ky super bakter rezistent ndaj antibiotikëve janë në rritje për shkak të rënies së përdorimit të prezervativëve dhe seksit oral në mënyrë të pasigurt.

Të dhëna nga 77 shtete të ndryshme të botës tregojnë se tani është më e vështirë dhe ndoshta edhe e pamundur që të trajtohen sëmundjet seksualisht të transmetueshme, duke qenë se gjithmonë e më shumë bakteret po fitojnë rezistencë ndaj antibiotikëve.

Gonorrea përhapet nga kryerja e seksit vaginal, anal dhe oral pa masa mbrojtëse. Organizata Botërore e Shëndetësisë zbuloi këto raste teksa publikoi detaje në lidhje me disa studime për format e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme më rezistente ndaj ilaçeve.

Ekspertët paralajmërojnë se “është çështje kohe” që antibiotikët kundër gonorreas të dalin jashtë përdorimit.

Teodora Wi, specialiste e shëndetit riprodhues, tregon: “Gonorrea është një virus shumë i zgjuar. Çdo moment që prezantohet një lloj i ri i antibiotikut për trajtimin e tij, ky virus zhvillon rezistencë ndaj tij”.

Sipas OBSH¬së, rreth 78 milionë njerëz preken nga gonorrea në vit – një sëmundje seksualisht e transmetueshme. Infeksioni, që në shumë raste nuk shfaq simptoma vetvetiu, mund të çojë në zhvillimin e sëmundjes inflamatore pelvike, shtatzënia ektopike (kur një vezë e fertilizuar implantohet jashtë mitrës), infertilitet, si dhe rrezikun për të marrë virusin HIV.

Wi tregon se njëri prej dy studimeve në lidhje me gonorran, të publikuara në revistën PLOS Medicine, ka dokumentar 3 raste specifike – në Japoni, Francë dhe Spanjë – të pacientëve të prekur nga gonorreja ku asnjë antibiotik nuk ka dhënë efekt.

“Këto janë raste që mund të infektojnë edhe njerëzit e tjerë. Mund të transmetohen”.

l.h/ dita

August 31, 2018 11:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*