OBSH: Numri i rasteve me demencë do të trefishohet deri në 2050

May 14, 2019 18:37

OBSH: Numri i rasteve me demencë do të trefishohet deri në 2050

Të jetosh shëndetshëm redukton rreziqet për demencë, rekomandon OBSH-ja, që vlerëson që numri i personave që vuajnë nga kjo sindromë, që shkaktohet kryesisht nga sëmundja e Alzheimerit, pritet të trefishohet deri në vitin 2050.

Të bësh sport, të mbash një dietë mesdhetare, të mos pish duhan, të reduktosh konsumin e alkoolit, të ruash diabetin dhe kolesterolin… me pak fjalë, të jetosh shëndetshëm redukton rreziqet për demencë”, sipas OBSH-së, që ende nuk është në gjendje të përllogarisë se sa ulen rreziqet.

“Provat shkencore të mbledhura (…) konfirmojnë atë që dyshohej prej disa kohësh, pra ajo që i bën mirë zemrës, është gjithashtu e mirë për trurin tonë”, theksoi drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një komunikatë.

OBSH-ja vlerëson se në të gjithë popullsinë, mes 5% dhe 8% e personave të moshuar nga 60 vjeç e sipër do të preken nga demenca.

v.l/ Dita

May 14, 2019 18:37
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 May 15, 09:50

    është e mmundur që të ndodhë dhe kështu,por shkaku kryesor është jetgjatësia e njeriut!!
    pas 80tave fillon,si në çdo pjesë të trupit,shpërbërja e trurit!!ne nuk arrijmë të kuptojmë se dhe truri është një “muskul”,një organ që si gjithë trupi dhe ai fillon e lë për të dëshiruar!!ne e pranojmë pa u menduar fare se një njeri i moshuar nuk mund të vrapojë sa një 20 vjeçar,nuk mund të kërcejë sa një 40 vjeçar,pornë të njëjtën kohë që kemi pranuar dobsimin e tij fizik,muskulor dhe reagimet,nuk pranojmë dobsimin mendor!!të gjitha shkojnë të lidhura me njëra tjetrën!asgjë më tepër!!në 2050 do të kemi më shumë persona me demencë,ashtu si do të kemi dhe po aq që nuk do të jenë në gjëndje të jenë të pavarur fizikisht!!këtu nuk fus ata që do të kenë demencë dhe mungesë pavarsie fizike të shkaktuar nga demneca!!flas për ata që do të kenë trurin në rregull dhe trupin të pafuqishëm!!
    rritja e moshës mesatare,për më tepër rritja e jetgjatësisë sjell dhe rritjen e rrasteve të demencës!!
    kam njohur pleq që kanë bërë një jetë,është pak ta quash të shëndetëshme,fantastike,sot në perëndim ajo quhet “bio”,por pas 80tave është ndjerë demenca dhe pas mesit të tyre kanë qënë komplet dement!!
    ashtu si kam njohur të tjerë që e kanë pirë duhan e rai sa kanë plasur dhe nuk kanë pasur demencë deri në momentin e fundit!
    këta të fundit janë gjithnjë rraste të rralla!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank