OBSH: Varësia ndaj seksit është sëmundje mendore

July 14, 2018 21:34

OBSH: Varësia ndaj seksit është sëmundje mendore

Organizata Botërore e Shëndetit e ka përcaktuar për herë të parë varësinë ndaj seksit si sëmundje mendore.

Ky vendim duket se ka ngjallur jo pak skepticizëm tek akademikët, të cilët shprehen se nuk ka prova shkencore të mjaftueshme për ta vërtetuar.

Varësia ndaj seksit karakterizohet nga paaftësia për të kontrolluar impulset seksuale, të cilat janë të shpeshta dhe intensive, dhe duke u bazuar në këtë arsyetim, Organizata Botërore e Shëndetit pritet ta fusë në fuqi këtë ndryshim në vitin 2022, pasi Asambleja të japë miratimin.

Para pak javësh, OBSH-ja futi në listën e çrregullimeve mendore edhe varësinë ndaj videolojërave.

s.a/dita

July 14, 2018 21:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*