O’Connell: Rugova ishte një nga gjigantët e brezit të liderëve të viteve ’90

January 21, 2016 18:30

O’Connell: Rugova ishte një nga gjigantët e brezit të liderëve të viteve ’90

Në 10-vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell e ka cilësuar atë një ndër gjigantët e brezit të liderëve të viteve ’90.

Edhe pse për pak kohë, O’Connell tha se ka pasur nderin që ka njohur presidentin Rugova. “Në javën time të dytë në Kosovë, si një diplomat i ri në vitin 2004, unë e kam shoqëruar Shefin e Misionit në një takim me të. Isha nervoz dhe i emocionuar. Presidenti Rugova ishte një nga gjigandët e brezit të liderëve të viteve 1990, që e drejtoi Evropën Qëndrore dhe Lindore nga represioni deri në demokraci”, shkruan ai.

Sipas O’Connell, vizioni i Presidentit Rugova për një Kosovë demokratike dhe besimi se bota nuk do ta braktisë Kosovën, ka ndihmuar për të mbajtur gjallë shpresat edhe në momentet më të errëta.

“Në fund të jetës së tij, udhëheqja dhe vizioni i tij krijoi ‘Ekipin e Unitetit’, që siguroi unitet dhe bashkëveprim gjersa Kosova negocionte rrugën e vështirë drejt pavarësisë. Në funeralin e tij, unë e pashë respektin që bota kishte për të, dhe sidomos për Kosovën. Ai kurrë nuk e pa pavarësinë, por ai e pa lirinë për të cilën luftoi”, përfundon postimi në “Facebook” i ambasadorit britanik në Kosovë.

January 21, 2016 18:30
Komento

4 Komente

  1. bnm January 21, 19:12

    Mashtrim i hapur,zotii ambasador!
    Rugova ishte nje SAHANLEPIRES i Milloshevicit dhe ka luftuar gjithnje per interesat serbe kunder Kosoves!
    Ai nuk luftoi per pavaresine e saj,por kur UCK luftonte me arme ne dore,Rugova ishte kunder Rambujese dhe qendroi 6 muaj i strehuar ne sarajet e Milloshevicit ne Beograd!
    Ai ishte GJIGAND,por per Serbine!
    Rugovca ka qene dhe mbetet TRADHETAR I KOMBIT SHQIPTAR!

    Reply to this comment
  2. qazimi January 21, 19:53

    Pallavra,O Connell!
    Ibrahim Rugova nuk ka asnje merite ne PAVARESINE E KOSOVES!
    Perkundrazi,ai eshte TRADHETAR i Kosoves dhe spiun i UDB-se!

    Reply to this comment
  3. SHPRESEHUMBURI January 21, 21:45

    KY FARE AMBASADORI ESHTE I KALLEPIT TE ARVIZUSE,QE BENTE BURRE SHTETI KRYEBANDITIN SHQIPTAR,KRIMINELIN VRASES TE POPULLIT TE TIJ ME 21 JANAR, VEGLEN QORRE NE SHERBIM TE UDB-se . ME SA DUKET…..,KETA LLOJ AMBASADOTRESH,I PASKAN SHUME PER ZEMER UDB-ashet,NGA TE DY ANET E KUFIRIT TONE !

    Reply to this comment
  4. Agjenti 009 January 22, 22:37

    Rugova ishte spiun i Milloshevicit dhe armik i UCK-se!
    Ne se moderatori ne fshin komentin tim edhe ai do te jete po aq tradhetar i shqiptareve si Rugova!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim