Odise Roshi tregon sekretet: Jeta në Rusi dhe lidhja 7-vjeçare me Manuelan

January 3, 2018 19:01

Odise Roshi tregon sekretet: Jeta në Rusi dhe lidhja 7-vjeçare me Manuelan

Ka luajtur në tre kampionate të ndryshme në Evropë dhe natyrisht që aventura në Rusi është një emocion më vetë. Nëse themi “raketa” kuqezi natyrisht që menjëherë në mendje na vjen emri i mesfushorit fierak, Odise Roshi.

E kush mund të harronte supergolin e tij me kokë shënuar në “Qemal Stafa” ndaj Sllovenisë apo edhe asist-in e “predhës” së Bekim Balaj-t në Portugali që na preu biletën për “Euro 2016”.

Një emër që ngre në këmbë tifozët kuqezi dhe jo vetëm. Roshi është padyshim një nga lojtarët kryesorë në Kombëtaren Shqiptare.

Në një intervistë për “eduasportin.com”, ish-futbollisti i Rijekës tregon eksperiencën në kampionatin rus dhe ofertat në këtë merkato. Pavarësisht se ndihet mjaft mirë te Akhmat Grozny, Odise dëshiron që të sprovohet në një kampionat më të fortë në Evropë.

Ndër të tjera ai na ka rrëfyer edhe martesën e tij 7-vjeçare me bukuroshen, Manuela.

Odise, si po ju ecën te Akhmat Grozny?

Shumë mirë, në nëntor (2017) u zgjodha edhe “Lojtari i muajit”. Një vlerësim për gjithë lojën që kam bërë aty me skuadrën. Trajneri dhe presidenti janë të kënaqur me përformancën time, natyrisht kjo më bën të ndihem edhe më mirë. Në 9 ndeshjet e fundit kam luajtur rregullisht, kam dhënë edhe 5-6 asiste ndaj në përgjithësi jam shumë mirë.

Si ishte 2017-ta për ty?

Ishte një vit mjaft i mirë, kam bërë mirë te ekipi im dhe me Kombëtaren më ka ecur goxha mirë. Po punoj fort dhe shpresoj që 2018-ta të jetë akoma më i mirë.

Jemi në periudhë merkato-je, keni marrë ndonjë ofertë?

Po kam marrë dy-tre të tilla. Por, presidenti dhe trajneri nuk kanë dëshirë të iki, pasi janë shumë të kënaqur me paraqitjen time.

Ndonjë emër konkret?

Po më kanë kontaktuar për një ekip në Ligën turke, për në Çeki dhe Poloni. Por, në fakt ofertat nga dy kampionatet e fundit (Çeki, Poloni) i kam refuzuar pasi nuk më pëlqen të luaj andej. Dëshiroj kampionat më fortë. Jam në kontakt me të Dinamos së Zagrebit, ata kanë shprehur interes për mua, por mbetet ta diskutoj me presidentin, të shohim.

Pra, pjesën tjetër të sezonit do t’iu shohim në kampionatin kroat?

Nuk jam i sigurt, pasi ua shpjegova edhe më lart që e ka në dorë presidenti. Ai do të më mbajë me çdo kusht në skuadër. Do të jetë e vështirë të bindet. Por nëse do të iki, do të pranoja vetëm Dinamon nga vendet sllave. Edhe pse gëzoj respekt maksimal për gjithë stafin dhe presidentin e klubit, pasi na kanë mirëpritur dhe vlerësuar si mua Balaj-n dhe Berishën. Aty ndihemi si në shtëpinë tonë. Por, mbetet të shohim se çfarë mund të ndodhë deri në fund të merkatos.

Jeni ambientuar në qytet?

Sigurisht! Është një vend shumë i qetë, rrallë herë ndodh të dëgjosh për krime. Pasi është edhe vend mysliman dhe njerëzit janë besimtarë dhe shumë pozitivë.

Si e kaloni kohën e lirë?

Kur kemi kohë të lirë, udhëtojmë nga qyteti në qytet. Në përgjithësi shkojmë në kryeqytet, Moskë. Ndonjëherë mblidhemi me djemtë në shtëpi edhe luajmë.

Si i kaluat pushimet dimërore?

Shumë mirë, isha në Meksikë me bashkëshorten dhe natyrisht kaluam shumë mirë. Tani jam në Shqipëri dhe po stërvitem individualisht, po ndjek programin që më ka dhënë ekipi dhe me 15 nisim fazën përgatitore në Antalia.

Hera e parë që e prezantuat…

E kam thënë edhe në emisione, gjithashtu kam postuar foto me të edhe herë të tjera. Por, nuk jemi natyrë që e parapëlqejmë shumë ekspozimin në rrjetet sociale.

Sa vite keni i martuar?

Kemi 7-vite.

Me çfarë merret ajo?

Manuela studion në Frankfurt për mjekësi.

Me cilin nga lojtarët keni relata më të mira te ekipi?

Me të gjithë normalisht. Por, me Balajn dhe Berishën më shumë.

Po te Kombëtarja?

Me të gjithë, për secilin prej tyre gëzoj respekt dhe kemi marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin. Por, me Balajn më shumë meqenëse kemi kaq kohë që luajmë bashkë, pastaj Lilajn, Grezdën, Latifin, Sadikun dhe Cikalleshin.

Keni kaluar katër trajnerë te Kombëtarja, me cilin keni pasur marrëdhënie më të mirë?

Për të gjithë gëzoj respekt, pasi me secilin prej tyre kam patur relata pozitive, ku jam ndjerë edhe i vlerësuar. Por, do të veçoja De Biasin. Mbase ka qenë më i afërt me ne dhe jam ndjerë më mirë me të. Por, edhe trajneri Panucci është shumë i mirë. Më pëlqen të punoj më të. Ashtu sikurse atij i pëlqen loja ime dhe e Grezdës, ndaj edhe na motivon, na vë të punojmë më shumë në stërvitje.

January 3, 2018 19:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*