Ofendoi Erdoganin, ish-lojtari i Interit rrezikon burgun

February 24, 2016 16:35

Ofendoi Erdoganin, ish-lojtari i Interit rrezikon burgun

Ish-ylli i Interit Hakan Shukur rrezikon të dënohet me 4 vite burg pasi një statusi në “Twitter”, ku ofendonte presidentin turk Rexhep Tajip Erdoan.

Masa e dënimit është kërkuar nga zëvendësprokuori i çështjes, Idriz Kurt, duke iu referuar disa postimeve të futbollistit të bëra vitin e kaluar. Shukur është mbrojtur para gjykatës me argumentin se “tweet”-et nuk i referoheshin kreut të shtetit turk.

Shukur është një ndër lojtarët më të famshëm të kombëtares turke, që po përballet tanimë me një proces absurd për çdo vend demokratik. Ai ka veshur fanellën e disa ekipeve të njohura, si Gallatasarai dhe Inter.

Pasi i dha fund karrierës si futbollist, Shukur ishte zgjedhur deputet në listën e partisë së Erdoganit, AKP. Ai u largua nga kjo parti në vitin 2011, kohë kur nisi përplasja Erdoganit me mendimtarin Islam Fetullah Gylen.

February 24, 2016 16:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*