Ofenduan krishtërimin, gjyqtarja i detyron të mësojnë vargjet e Kuranit për Virgjëreshën Mari

February 13, 2018 15:30

Ofenduan krishtërimin, gjyqtarja i detyron të mësojnë vargjet e Kuranit për Virgjëreshën Mari

 

Lufta e ashpër civile nga viti 1975 deri në vitin 1990, pas së cilës qëndronin përplasjet ekstremiste fetare, e ku të paktën 120 mijë persona humbën jetën ishte një mësim me kosto për Libanin.

Sot, ky vend i Lindjes së Mesme ka ndryshuar krejtësisht dhe merret si shembull i bashkëjetesës fetare mes myslimanëve dhe të krishterëve.

Kjo bashkëjetesë është e sanksionuar edhe në ligjet vendase, ku ofendimi i fesë së tjetrit dënohet deri në 3 vite burg.

Por, tre të rinj, që kishin ofenduar Virgjëreshën Mari i shpëtuan qelisë falë gjenialitetit të një gjyqtareje në qytetin verior të Tripolit.

Pasi u provua se të rinjtë kishin ofenduar Marinë, gjyqtarja dha një vendim të veçantë.

Ajo urdhëroi të rinjtë që të mësojnë përmendesh vargjet e Kuranit ku flitet për Marinë, nënën e Jezusit.

Jezusi është një ndër profetët më të rëndësishëm edhe në islam, ku njihet me emrin Isa dhe në suret e Al-Omran përmendet edhe Maria.

a.s/dita

February 13, 2018 15:30
Komento

2 Komente

  1. ne fakt; mohohet Krishti... February 13, 20:31

    kurani vlereson marine, me shume se Jezusin !?!….dhe pret te kuptosh boten, me k’te…..paradoks .

    Reply to this comment
    • Ateisti February 13, 23:15

      meso te pakten te lexosh, “Jezusi (Krishti) është një ndër profetët më të rëndësishëm edhe në islam, ku njihet me emrin Isa”.
      Persa i perket te kuptuarit te botes … si kurani ashtu edhe bibla te çojne ne nje realitet virtual e te genjeshtert qe nuk ka asnje gje te perbashket me te verteten reale te kesaj bote.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*