Ofensiva turke ndaj kurdëve në Siri, Macron: NATO dështoi

October 22, 2019 13:17

Ofensiva turke ndaj kurdëve në Siri, Macron: NATO dështoi

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se ofensiva e Turqisë në Sirinë Veriore ishte një “çmenduri”, dhe ka kritikuar NATO-n, që ka dështuar ta ndalojë këtë konflikit.

Vetëm pak orë pasi Turqia ra dakort për një armëpushim të përkohshëm për t’i lejuar trupat e udhëhequr nga kurdët të tërhiqen nga Siria, Macron është shprehur se dështimi i NATO-s për të vepruar ishte ‘një gabim serioz’.

Me herët, Presidenti i Keshillit Europian Donald Tusk, e përshkruajti levizjen e Turqisë duke u shprehur se: “ky nuk është një armëpushim por një kërkesë e kapitullit të kurdëve”.

Kështu u shprehën të dy zyrtarët e lartë gjatë samitit europian në Bruksel.

Turqia do ta ndalojë ofensivën e saj mbi Sirinë, të mbikqyrur nga SHBA, për 120 orë, në mënyrë që t’i lejojë trupat kurdë të tërhiqen.

Zëvendëspresidenti i SHBA, Mike Pence, u shpreh se ai kishte marrë gjithashtu konfirmimin se YPG Kurde do të tërhiqej në mënyrë të rregullt, teksa Turqia do të bintë dakort për një armëushim të përhershëm pasi kjo gjë të ndodhte.

Ndërkohë, presidenti Donald Trump, e vlerësoj këtë lëvizje duke thënë se do të shpëtonte “miliona jetë”.

Më herët SHBA vendosi sankione mbi Turqinë kundrejt sulmeve të papritura, por kjo gjë nuk u mor në konsidërat nga Erdogan. Por mbrëmjen e së enjtes, Mike Pence, tha se Amerika nuk do të vendosë më sanksione të mëtejshme me zbatimin e një armëpushimi.

o.j/dita

October 22, 2019 13:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim