Ofensivë në Aleppo, bisedimet në rrezik

February 3, 2016 10:15

Ofensivë në Aleppo, bisedimet në rrezik

Ushtria siriane e mbështetur nga forcat ajrore ruse kanë nisur një ofensivë të rëndë në qytetin verior të Aleppos.

Kjo rrezikon bisedimet e paqes që pritet të zhvillohen sot në Zvicër.

Ky është sulmi më i madh nga forcat qeveritare siriane që prej nisjes së bombardimeve të avionëve rusë në zonë më 30 shtator të vitit të shkuar.

Rebelët e përshkojnë sulmin si tejet intensiv, ndërsa aktivistët raportojnë se të paktën 45 civilë kanë mbetur të vrarë. Një komandant tha se zona e opozitës në qytetin më të madh të Sirisë ishin në rrezik për t’u rrethuar tërësisht nga qeveria dhe milicia.

Shanset për arritjen e një armëpushimi gjatë bisedimeve në Gjenevë janë të vogla.

Të martën, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry i bëri thirrje Moskës për të ndaluar bombardimet gjatë procesit të paqes.

“Ne po fillojnë bisedimet…ne jemi në tryezë dhe presim një armëpushim,” tha ai pas një takimi në Romë.

Por Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha në një konferencë shtypi nga Omani të mërkurën se Rusia nuk do të ndalë sulmet ajrore mbi Siri “deri sa ne të mposhtim organizatën terroriste si Fronti al-Nusra”.

Zona përreth Aleppos ka një rrugë që lidhet me Turqinë dhe furnizon opozitën prej andej. /Dita/

February 3, 2016 10:15
Komento

1 Koment

  1. demo February 3, 11:08

    Terrorizmi musliman eshte rreziku n-1 per civilizimin .Per bisedime ka kohe gjithmone.Duhet shuar fara e keqe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*