Ofertat e reja turistike, Kumbaro inspekton kishën në Mespotam dhe xhaminë në Rusan

March 13, 2018 19:57

Ofertat e reja turistike, Kumbaro inspekton kishën në Mespotam dhe xhaminë në Rusan

Faza e tretë e punimeve restauruese në kishën e “Shën Kollit” në Mesopotam do të fillojë gjatë muajit gusht, ndërsa  punimet restauruese në xhaminë e Gjin Aleksit në Rusan Delvinë po ecin sipas të gjitha parashikimeve ku së shpejti vizitorët vendas e të huaj do të mund të shijojnë vlerat e veçanta kulturore që ajo ka transmetuar përmes shekujve deri në ditët e sotme.

Këto dy objekte  kulti  me status monument kulture, u inspektuan nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro gjatë fundjavës gjatë një vizite pune në qarkun e Vlorës, nga ku tha se “trashëgimia kulturore, ka një potencial të jashtëzakonshëm, për t’u bërë motor zhvillimi turistik dhe për të prodhuar ekonomi duke ruajtur në të njëjtën kohë pasuritë kulturore”.

Kumbaro theksoi se këto objekte kulti që po restaurohen janë ofertat e reja turistike të programit, “Rrugët e Besimit”  nga jugu në veri.

“Xhamia e “Gjin Aleksit” është vetëm një nga ofertat e reja turistike në programin “Rrugët e besimit”, ku nga Veriu në Jug, po ofrojmë vendet e kultit më tipike dhe përfaqësuese, jo vetëm të kulturës dhe artit, por edhe të bashkëjetesës fetare si një origjinalitet shqiptar”,  u shpreh ministrja Kumbaro pasi pa nga afër punimet në këtë objekt tejet të veçantë të trashëgimisë sonë kulturore, që mendohet se është ndërtuar në vitet 1600 mbi rrënojat e një manastiri me stil bizantin.

Ndërsa në Finiq, Kumbaro pa nga afër ecurinë e punimeve restauruese e konsoliduese në kishën e “Shën Kollit” në Mespotam, një ndër kishat më të mëdha dhe më të vjetra të periudhës bizantine që ruan vlera të rralla. Muret e jashtme të saj janë të ndërtuar nga gurë gëlqerorë të mëdhenj, ndërsa dallohet për zbukurimet dhe mozaikët me motive shtazore gjithashtu dhe për zbukurimet me tulla të mureve të jashtëm.

Gjatë inspektimeve, ministrja Kumbaro shoqërohej edhe nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

 

s.a/dita

March 13, 2018 19:57
Komento

2 Komente

  1. xha Spiroja March 14, 09:10

    Behet mire me ristrukturimin e ketyre objekteve te mesjetes. Me interson sidomos kisha e Mesopotamit ne afersi te Delvines. Do tu lutesha restauruesave qe te jene te kujdesshem, sepse nga studimet e mija me ka rezultuar se banoret e asaj zone jane te lidhur qe nga mesjeta per identitetin e tyre dhe te asaj kishe, Une pres se çfare do te nxirret ne drite me mbishkrimet e saj ne se do te jete e mundur te deshirfrohen, ndofta koha mund te kete hedhur erresire te madhe. Megjithate ajo qe me intereson mua, mbetet deshifrimi i mbishkrimeve,
    Xha Spiroja

    Reply to this comment
  2. lame ziu March 14, 10:06

    manastiri i mesopotamit ka 10 vjet i mbyllur. i rrezikuar seriozisht nga nje nderhyrje restauruese tejet jo profesionale nga nje arkitekt i quajtur reshat gega rrezikon te shembet. MIrela Kumbaro qe e do fort mire kete nuk ka bere asgje.

    e dyta xhamia e rusanit po restaurohet nga komuniteti mysliman dhe nuk ka asnje lidhje me ministren e kultures kumbaron.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim