FOTO: Limuzina e Hitlerit

January 12, 2018 13:17

FOTO: Limuzina e Hitlerit

 

Christoph Hasselbach – DW

Në shtetin amerikan të Arizonës ofrohet në ankand limuzina e Hitlerit, e prodhuar në firmën Daimler-Benz në Sindelfingen në periudhën 1938 – 1939. Fakti që automjeti që Hitleri përdorte në parada ofrohet tani për shitje në gjendje shumë të mirë, konsiderohet vërtet si një sensancion – dhe për këtë shitje në ankand po diskutohet po aq shumë sa edhe për gjërat e tjera që lidhen me diktatorin gjerman.

Historia e automjetit me targën 1A 148461 është dokumentuar në mënyrë të përpiktë. Shoferi i Hitlerit, SS-Obershturmbanfyhreri Erich Kempka, është kujdesur personalisht për porositjen e makinës, e cila u dorëzua në fund të korrikut 1939, pak para fillimit të luftës.

Një automjet superlativ

Baza për limuzinën e fyhrerit ishte modeli 770 K “Mercedes i Madh”. Automjeti qe gjashtë metra i gjatë dhe ofronte vend për deri në tetë vetë. Ai kishte një motor me tetë cilindra. Makinës së Hitlerit iu shtuan një sërë elementesh sigurie. Sipas dokumenteve dritaret përbëheshin prej xhami antiplumb 40 mm të trashë, karroceria ishte prej çeliku të blinduar 18 milimetrësh. Për shkak të blindimit pesha e makinës qe pothuajse pesë ton, dhe ajo harxhonte 38 litra për 100 kilometra, gjë që sot duket e pabesueshme. Me një kapacitet prej 300 litrash, ajo mund të përshkonte megjithatë me një mbushje distanca të gjata.

Ndryshime pronarësh

Hitleri e përdori Mercedesin si makinë kryesore për paradat, si ajo në vitin 1940, kur u festua fitorja mbi Francën, ose gjatë vizitës së diktatorit italian Benito Musolini, kur të dy u shfaqën krah për krah nëpër rrugët e Mynihut. Mercedesi i Hitlerit ishte një simbol propagandistik i nazistëve dhe prandaj është i pranishëm në shumë filma dhe foto bashkëkohore.

Por kur fati i luftës së Hitlerit mori fund, më së voni në vitin 1942, nuk u zhvilluan më parada me makina. Në përfundim të luftës limuzina u sekuestrua nga forcat amerikane në Francë, por ushtarët nuk dinin asgjë për pronarin e asaj makine. Pas luftës makina qe shkurtimisht pronë e një belgu, më pas u shit në SHBA, ku ndryshoi disa herë pronarët e pastaj u kthye prapë në Evropë. Shoqëria e ankandit nuk e ka bërë publike, se cili është për momentin i zoti i makinës.

Dhjetë për qind e të ardhurave nga shitja e makinës së Hitlerit do të rrjedhin në projekte për historinë e nazizmit dhe të holokaustit.

January 12, 2018 13:17
Komento

3 Komente

  1. Arber I January 12, 17:32

    Duhet kerkuar edhe Bens-i qe Hitleri ia beri dhurate per martese Ahmet Zogut.

    Reply to this comment
    • hë për hë.... January 12, 19:48

      Benzi dhuruar nga hitleri ka qene i stazhionuar si relike ne bazen e armates se elbasanit. natyrisht i vjeteruar. Une e kam pare dhe jam ulur ne ate rrakatine llamarine. Te pakten deri ne vitin 2005 ka qene aty se bashku me veturen e pare te enverit fill pas çlirimit si dhe dy vetura te tjera te dhuruar nga ruset vollge e zil ,si dhe disa makina qe perdorte kinostudio per filmat me teme nga lufta..Gjate rregjimit komunist kane qene konservuar diku dhe pastaj i derguan ne elbasan.

      Reply to this comment
  2. Vucidol January 12, 18:33

    Benzi i Hitlerit per Ahmet Zogun eshte nje prralle Vicidoli, si ajo e Washingtonit qe e kishte nenen nga Peja

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*