Oficeri që ndau Mitrovicën: Britanikët luftuan për shqiptarët, francezët për serbët

December 18, 2014 20:19

Oficeri që ndau Mitrovicën: Britanikët luftuan për shqiptarët, francezët për serbët

Komandanti i forcave speciale franceze, të cilat kishin hyrë në Kosovë me forcat e NATO-së në qershor të vitit 1999, Zhak Hogar dhe që ka pranuar se ishin trupat franceze ato që e ndanë Mitrovicën në vitin 1999, ka vazhduar me zbulimin e “sekreteve” të tjera gjatë misionit të tij në Kosovë. Ai, duke dalë në mbrojtje të serbëve, ka fajësuar aleatët e Francës për bombardimet e caqeve serbe dhe ndërhyrjen e misionit paqeruajtës ndërkombëtar duke thënë se Franca ishte në anën e serbëve.

Njeriu që, sipas dëshmisë personale, e ka ndarë Kosovën dhe që ka publikuar një libër në Beograd me titull  “Evropa vdiq në Prishtinë“, thotë se e kishte kuptuar se “gjatë tërë kohës ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë qenë nën kontrollin e shërbimeve ushtarake të Britanisë dhe Gjermanisë, gjatë operacioneve të ndryshme të sulmeve mbi kolonat e serbëve që po iknin dhe mbi objektet serbe, pas përfundimit të bombardimeve të NATO-s”.

“Britanikët ishin në bashkëpunim të ngushtë me UÇK-në. Ushtarët e njësitit 20 të SAS, faktikisht ishin të angazhuar në anën e UÇK-së. Ata u kanë ofruar ndihmë logjistike dhe i kanë stërvitur. Këtë e kam zbuluar në raste konkrete në terren”, rrëfen Zhak Hogar.

“Kur pjesëtarët e UÇK-së e sulmuan nga një pritë kolonën me serbët që po iknin, e krye sulmi me përkrahjen e britanikëve, e kam thirrur një brigadë serbe që po tërhiqej që të kthehej dhe të ndalte agresionin e shqiptarëve, gjë që edhe e bënë. Kur civilët serbë ikën nga Peja, edhe ata u sulmuan nga ushtarët shqiptarë. E kam ngritur një helikopter, i cili nga ajri i ka shpërndarë ata. Pak minuta pas aksionit më ka thirrur gjenerali britanik Mejson dhe më ka pyetur se si është e mundur që të jetë shtënë në ushtarët e tij. I jam përgjigjur: ‘Nuk po mund ta besoj se ushtarët tuaj të njësitit special bashkë me ata banditë që po gjuajnë në civilët serbë’. Mejson heshti”, ka thënë Hogar për revistën serbe Ndeljnik, i cili do të mbahet mend si oficeri që ka krijuar vijën ndarëse mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Hogar thotë se si fëmijë nga një familje oficerësh është rritur më rrëfime për heroizmat nga Fronti i Selanikut, ku kishte rënë gjyshi i tij, dhe se gjithmonë e kishin mësuar se Serbia është mik i madh i popullit francez. Prandaj, tregon se para se të shkonte në misionin e NATO-s në vitin 1998, kishte dilemë nëse duhej të mënjanonte detyrën në të cilën do të mund të kishte përballë ushtrinë serbe.

 

“Kam shkuar që për misionin në Kosovë të bisedoj më babanë tim, sepse gjyshi tashmë ishte i vdekur. Babai im ishte gjeneral në pension dhe po vdiste nga kanceri. Ai më tha: ‘Nëse shkon atje, mos u bëj shumë i ashpër ndaj serbëve’. Më ka thënë edhe: ‘Nuk guxojmë ta vëmë në pikëpyetje të ardhmen, duke harruar të kaluarën tonë’”, ka thënë Hogar.

Ai më tej ka rrëfyer se si në karrierën e tij ushtarake do të mbahet mend mbrojtja e Manastirit të Derviçanit, për çka ishte dekoruar nga Kisha Ortodokse Serbe më dekoratën “Sveti Sava”. /Telegrafi/

 

December 18, 2014 20:19
Komento

8 Komente

  1. Miku December 18, 20:43

    Zhak fils de pute pse nuk i shoqerove ti ato kolonat serbe? Apo kishe frike “kacaket” e SAS-it dhe UCK-se?

    Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi December 19, 00:43

    E di prej kohe qëndrimin francez antishqiptar ndaj UÇK por nuk e kuptoj sesi ky zhak francezi ,i integruar në kuadrin e forcave të Nato-s merrte vendime jashtë kuadrit të politikës ushtarake të aleancës!? Nato-ja duhet ti luftojë ashpërsisht qëndrime te tilla qe minojnë kohezionin e saj ushtarak!? Nuk mund të lejohet që brënda politikës unike të Nato-s, të ketë dhe një politikë franceze!? Madje mendoj se ky ushtarak edhe tani duhet ndëshkuar për qëndrimet e atëherëshme antinato? Ky ka devijuar qëllimisht nga misioni strategjik i aleancës në operacionin për Kosovën!? Ky fakt që deklaron oficeri francez përbën krim ushtarak? Tung!

    Reply to this comment
  3. Niko December 19, 03:30

    Anglo-saksonet jane te vetmit aleate tane natyrale.

    Reply to this comment
  4. albano December 19, 10:24

    jack pederasi forcat e u c k i quan bandita ndersa masakrat e serbeve mbi popullin i quan te ligjshme ;;;te lejueshme ;;; cfare mund te prisni nga francezet ;;;; e bejne ne breke nga rusia ;;; dhe jane xheloze me ameriken ;; jetoj ne France dhe i shikoj ;;kur vritet nje zezak ne amerike ;;e nxjerrin ne lajme nje jave te tere thone jane rracista ;;;ndersa ketu ne France jane me rracista ;;;vetem se kane frike nga arabet ;;nga zezaket ;;;dhe ne tele e bejne veten me katolik se papa…PRANDAJ ALBANIA DUHET TA MBAJE MIRE ME ANGLINE ITALINE DHE AMERIKEN PERNDRYSHE TE TJERET AS QE NA SHOHIN DOT … NJ HERE NJE GAZETAR FRANCEZ THA SE KOSOVA ESHTE BERE PROVENCE ALBANEZE … SIKUR KOSOVA NUK ESHTE SHQIPERI DHE JA JEMI VJEDHUR SERBIT …DHE SHUME GAZETARE DHE POLITIKANE THOJNE SE NUK DUHET TE DERGONIN USHTARE NE KOSOVE KUR SERBET BENE GENOSITIN …. .JA REALITETI ..PRANDAJ MOS U TREGONI SHUME GENTILA ME HIPOKRITET ..

    Reply to this comment
  5. Flamurtari December 19, 10:42

    Dihet qe kurvica-Serbia eshte pjelle e kurvave te medha Rusi dhe France. Te gjitha te keqiat, popullit shqiptar i kane ardhur nga Rusia dhe Franca. Kjo nuk ha asnje diskutim. Franca gjate viteve 98 dhe 99 i spiunonte Serbise per diskutimet dhe vendimet e NATO-s ne lidhje me Serbine.
    E keqja eshte se lideret shqiptare (ata qe nuk jane spiune te serbeve dhe francezeve) nuk ua kane bere te qarte popullit te tyre, te keqiat qe na kane bere keto dy vende, aleate te perjeteshem te Serbise.

    Reply to this comment
  6. Arian December 19, 16:00

    harron i gjori francez te kuptoje dhe te shkruaje se nuk ishte Europa, por franca ajo qe falimentoi ne Prishtine
    me kete rast mund te kuptoje edhe se kapacitetet e verteta te frances nuk kane ndonje vlere ne rrafshin nderkombetar, le te flasin frengjisht brenda vendit te tyre

    Reply to this comment
  7. shqipetar December 19, 17:06

    po pse nuk e pyete babin o zhaku i pamposhtur..kush ja shpetoi bythen frances dhe babit tend ne luften dyte boterore …!? serbet e mire apo anglo_amerikanet e keqijn..po vetem burra sjeni se dhe ne cdo rrevolucion qe keni bere..po ta lexosh historin tuaj ..gra keni pasur heroina..se burrat eheh si keni per gje i keni per te ven paruke..

    Reply to this comment
  8. Irfan December 31, 00:23

    Franca nuk ka vlera, ai eshte shtet me 40% Frances, te tjeret jane kryesisht banor te frances me prjardhje Afrikan qe dikur ish koloni i franqesve, Franca ushtrin e ka te formuar me ushtar te vendeve te huaj(La Légion étrangère). Kte e analizova me nje rast kur kryeministri Turqise, u shpreh zyrtarisht : Kush eshte franca ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*