Oficeri i Sigurimit të Shtetit që vrau Lleshanakun, pas disa vitesh vrau veten në krizë depresioni

Kujtim Boriçi March 4, 2013 14:19

Oficeri i Sigurimit të Shtetit që vrau Lleshanakun, pas disa vitesh vrau veten në krizë depresioni

Arkivat sekrete për vrasjen e Alush Leshanakut

 

Fate njerëzish: Ç’ndodhi në vitet e mëvonshme me të gjithë ata që morën pjesë në dekonspirimin dhe vrasjen e Alush Lleshanakut

 

Një përpunues tjetër i korrierëve të Alushit ishte edhe “E freskëta”. Ky quhej Kujtim Sinani. Vite më vonë, më 1977 i bënte një letër ministrit Kadri Hazbiu, ku i kërkonte favore. Në atë kohë banonte në Llixhë. Në biografinë që i bënte dega e punëve të brendshme e Elbasanit, personi në fjalë cilësohej si njeri imoral dhe me një varg vetish negative. Kishte marrë shumë njerëz më qafë, ndërsa kishte banuar në Llixhë dhe Elbasan

NDËSHKIMET

Disa muaj më pas, u tregua kujdes i madh për të ruajtur sekretin, që mund të dilte nga burime të ndryshme. Më 22 qershor 1951 kryetari i Degës së Punëve të Brendshme Elbasan, Petrit Hakani i drejtohet Degës së 9-të të SSH, kolonel Mihallaq Ziçishtit të cilit i thotë se i arrestuari Rrapush Shipshka nga Elbasani dhe dy të tjerë të përzier me Alush Lleshanakun, pasi dinin shumë gjëra, mund të dekonspironin “Orizontin” që dorëzoi Alush Lleshanakun dhe njëkohësisht mënyrën e asgjësimit. Rrapushi së bashku me Cen Çehun dhe një kushëri të tij ishin arrestuar dhe për mungesë vendi ishin dërguar në Tiranë të burgosur. Petrit Hakani shkruan:

“Mirëpo në një bisedë që ka pas Fehmi Gracenin (element i mirë) me shofer Shefqet Gracenin, ky i fundit ka bisedue me të burgosurin (sot i lirue) Shaban Tiranën, i cili tue qenë në nji birucë me Rrapush Shipshkën, paska marrë vesh prej Rrapushit se këtë e paskan arrestue, se paska marrë nji letër nga Lushi për nji person, por personi nuk e paska gjetun.

Vetëm nëse këto fjalë bien në vesh të Bejlereshës dhe të Xhaferr Trungut, ata do ta kuptojnë cili e dorëzoi Alushin. Njëkohësisht mendohet se i liruari nga burgu, Shaban Tirana duhet të ketë menduar se këtë letër, Lushi ia kishte drejtue Ymer Gracenit, e prandaj këto muhabete ia bën Shefqet Graceni që ish nip i Ymerit, por nuk i thot ma gjatë. Moskujdesia e të vendosurit në biruca e të arrestuarve që dinë sekrete na ka dëmtuar edhe në 1949 me agjentin ‘Roja’, i cili u dekonspirua në spitalin e Tiranës”.

PROCESET GJYQËSORE

Një varg procesesh gjyqësore u zhvilluan pas vrasjes së Alushit.

Më 12 korrik 1951 Gjykata e Lartë – komanda ushtarake, nën drejtimin e Vangjel Koçanit, Hilmi Telegrafit dhe Mustafa Beqos, ka marrë në shqyrtim çështjen e Xhaferr Trungut 66 vjeç, i arrestuar më 18 qershor 1951, i cili akuzohej se ka ndihmuar të arratisurit në Elbasan. Xhaferri shpjegonte se letrën ia ka dhënë gruas së Ymerit, të cilën e kishte kushërirë, pa e ditur nga vinte kjo. Letrën e kishte marrë nga Rrapush Shipshka me porosinë që t’ia japte Ymer Gracenit brenda ditës. Thuhet se nuk ishte provuar se Xhaferri kishte dijeni se e kujt ishte letra. Për këtë arsye, u urdhërua lirimi i tij për mungesë provash. Xhaferri kishte qenë më parë qehaja i Vërlacit. Gjyqi zhvillohet brenda ditës

Ismail Çehu (1934) është arrestuar më 23 nëntor 1950. Më 2 mars 1951 ai është dënuar me 10 vjet burg. Ai është dënuar së bashku me Ibrahim Çehun si strehues dhe ndërlidhës korrierë të Alush Lleshanakut i ndaluar më 23 nëntor 1950. Shpjegon se Lushi i ka dhënë 100 napolona për Xhem Sallën në Elbasan. Këto para ishin për Majtapin, por kjo ia kishte kthyer mbrapsht. Kur kishte qenë me makinë për të shkuar tek Alushi, e kishin kapur bashkë me paratë.

Ismail Çehu shpjegon se ka shkuar tek Lushi së bashku me Ahmet Çehun për të parë gjeneratorin me Xhem Sallën. Në shtëpinë e Mejtapit kishte qenë edhe plaku Ibrahim Muçalu, i cili i ka thënë se do të arratiseshin së bashku me Jonuz Sharrën. Ibrahimi dënohet me 15 vjet burg dhe Ismaili me 10 vjet.

Hasan Çehu është arrestuar më 26 dhjetor 1950. Po më 12 korrik 1951, i njëjti trup gjykues me ndihmës prokurorin e përgjithshëm, major Sotir Spiro ka marrë në trajtim çështjen e 54 vjeçarit Hasan Banush Çehut, i cili akuzohej se qysh gjatë luftës kishte qenë përkrahës i Ballit Kombëtar, i Alush Lleshanakut, kishte marrë pjesë në luftimet kundër partizanëve, etj. Qysh prej prillit 1950 kishte krijuar lidhjet me Alush Lleshanakun, duke e siguruar tek Must Zelli, etj. Po ashtu, Hasani akuzohej se ishte në lidhje edhe me të arratisurin Xhep Mullahu. Në përfundim gjykata e deklaron fajtor dhe e dënon me vdekje, pushkatim si bashkëpunëtor i Alush Lleshanakut

Mustafa Zelli 49 vjeç (kryetar i këshillit), ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit kishte strehuar në shtëpinë e tij në Godolesh Alush Lleshanakun më 13 – 25 dhjetor 1950, ndërsa kishte siguruar Rexhep Kasën në shtëpinë e Ymer Karajt (ku edhe ishte vrarë ky i fundit). Alushi sipas tij, kërkonte të kalonte në Dumre e të takohej me Demo Tafanin. Musta kishte përdorur si korrier Ali Bardhin. Alushi i kishte thënë se do t’i bënte një vizitë Ymer Gracenit.

I akuzuar për krim kundër popullit e shtetit, Gjykata Speciale e Sigurimit të Shtetit e kryesuar nga nënkol. Halil Pulaj, me nënkryetarë kapiten I Manol Milo dhe kapiten II Velo Bakiri, me prokuror kapitenin I Xhavit Struga ka dënuar më 10 shtator 1951 Mustafa Zellin me vdekje – pushkatim.

MEHMET SHEHU

Më 14 tetor 1951 ministri Mehmet Shehu kërkon nga PKP-ja konfirmimin e dënimit, duke rekomanduar të mos i falet jeta. Më 1 tetor 1951 del urdhri i pushkatimit. Më 15 tetor 1951 ora 24.00, zbatohet urdhri i ekzekutimit në fshatin Peshkas.

Në fakt, Mustë Zelli, Hasan Çehu dhe Kamber Karaj u pushkatuan në Krastë të Elbasanit të tre së bashku, të lidhur me tela me gjemba.

Të gjithë jetonin në Elbasanin e atyre viteve. “Orizonti” u nda më shpejt se të tjerët nga kjo botë. Në vitet që i ngelën ai u shpërblye me ndonjë thes misër. Ngeli problematik në çdo punë ku shkonte. Herë shofer e herë në punë të tjera. Shënimi i fundit i dosjes së tij, i takon vitit 1959. Më 2 korrik 1959 thuhet se “Orizonti” ishte paralizuar dhe nuk mund të jepte firmën për mbylljen e aktivitetit me Sigurimin e në këtë mënyrë besnikëria e fundit i ishte marrë me gojë.

NJË VETËVRASJE

Oficeri i Sigurimit të Shtetit që qëlloi mbi Alush Lleshanakun, pas disa vitesh vrau veten në krizë depresioni. Por duket se mallkimi nuk iu shqit atyre që morën më qafë pabesisht Alush Lleshanakun. “Magnetin” Zoti e la të vetëm pa familje e pa njeri. Edhe “Fortesa” nuk pati një jetë më të qetë. Besnikërinë ndaj organeve të Sigurimit ia kaloi djalit të tij, i cili u bë oficer Sigurimi. “Bejleresha” nuk kishte lidhje me këtë ngjarje, pasi shërbeu si karrem për të tjerët. Ajo shërbeu në punë të tjera më pas, duke u bërë “Diell” i pëlqyer, që nuk kishte shoshë që e mbante. Ky ishte përfundimisht nënshtrimi i pamerituar i një qyteti. Kjo ngjarje do të flitej brez pas brezi. Disa i afroheshin së vërtetës. Disa i largoheshin…(Vijon nesër)

 

Bandat diversante më të njohura kundër komunizmit
-Grupi i Et’hem Çakos
-Grupi i Zenel Canes
-Grupi i Nikoll Mark Nikajt
-Grupi i Dibrës
-Grupi i Kukësit
-Grupi i Krujës
-Grupi i Vlorës
-Grupi i Izet Vrazhdos
-Grupi i Shefki Hysës
-Grupi i Alush Lleshanakut

 

Kush ishte Alush Lleshanaku ose “Gjenerali i Perdes së Hekurt”

 

Për zgjuarsinë dhe trimërinë, emri i Alush Lleshanakut ishte kthyer pothuaj në legjendë… Alush Lleshanaku ishte me origjinë nga Elbasani, përkatësisht nga fshati Leshanak. Kishte qenë profesor gjimnastike ne Liceun-Gjimnaz te Shkodrës qysh në periudhën e regjimit te ish-mbretit Zog. Studentët shkodranë të gjimnazit e njihnin si njeri të shkathët, intelektual të zotin, me një trup sportisti, fizikisht i forte, disi enigmatik. Sapo u largua mbreti Zog I, me 7 prill 1939, Alush Leshanaku vihet në shërbim të fashizmit, teksa rekrutonte ‘Giovani Fashisti’, të rinj fashistë. Në vitin 1941, me pseudonimin ‘Luani’, punon si agjent i shërbimit sekret italian me mision në Shqipëri. Detyra e tij ishte të krijonte grupe e t’i organizonte ato që ishin për rrezimin e regjimit komunist në atë kohë, e ti hidhte në veprim. Kishte zbarkuar në Mirdite me parashutë, dhe ishte një nga agjentët më të rrezikshëm për Sigurimin e Shtetit, cilesohej si “Gjenerali i Perdes së Hekurt”. Alush Leshanaku, i njohur me kodin “Luani”, kishte zbarkuar me parashutë në Mirditë.

Megjithë intelektin, përgatitjen fizike e përkushtimin për misionin që kishte, me të zbritur me parashutë ën Shqipëri, Llesghanaku e kupton se nuk do e kishte të lehtë. Ndoshta, mes shumë vështirësive që i paramendonte, ai nuk duhet të kishte besuar se miqtë e tij më të ngushtë do të bashkëpunonin me Siguriumin e Shetit, do futeshin në lojë për kapjen e neutralizimin e tij.

 

NESËR DO TË LEXONI:

-Arkivat për vrasjen e Alush Lleshanakut. Çfarë doli në gjyqin kundër Kadri Hazbiut lidhur me këtë vrasje dhe roli i Mehmet Shehut në skenarin e agjësimit të Lleshanakut, i cili kishte dijeni për rolin agjenturor të Mehmetit.

-Dëshmia e Rexhep Kollit ish-zëvendësministrit të Punëve të Brendshme lidhur me përplasjen e Sigurimit të Shtetit me Alush Lleshanakun.

-Akuza e Kadri Hazbiu për Llambi Ziçishtin: Ti më ke thënë se Alush Lleshanakun e keni vrarë me urdhër të Mehmet Shehut.

Përgatiti për botim: Kujtim Boriçi

Kujtim Boriçi March 4, 2013 14:19
Komento

9 Komente

  1. EGLI March 4, 16:25

    Po po na paska vrare veten gjoja … ate e ka vrare vete agjentura … Ah more Enver qe kishe te drejte per keta plerat … Beren cfare beren keta horrat dhe ja hodhen mbi supe Enverit … po domosdo more plera , ju shpetuat enverit nga duart …

    Reply to this comment
  2. Shqiptar March 4, 18:47

    Te dhenat e çdo ditshme lidhure kete teme vertetojne katerciperisht qe Enver Hoxha kishte te drejt kur dyshonte dhe ishte i pakompromise ndaj atyre qe thyenin diciplinen,abuzonin me pushtetetin e lere me te dilje e te punoje ne dem te vendit. Eh medet ,ai i shkreti ishte i rrethuar nga spiune te shumte. Koha e vertetoi. Enveri do kujtohet per patrotizmin e tij dhe kembenguljen per te mbrohtur Shqiperine. Ishte gjeni dhe gjenia e ti shkelqeu je udheheqjen e vendit dhe ruajtjen e tij nga armiqe te pafund qe kishin oreks per ta gllaberuar.

    Reply to this comment
  3. KOSTA March 4, 18:53

    Alush Leshanaku, bashkepuntori fashizmit dhe agjent i tije……..rekrutonte fashiste te rinje shqiptare……atehere bejini nje monumente dhe vureni afer Ahmet Zogut se e meritoka……….kjo toke sikur ka nxjerre vetem tradhetare….

    Reply to this comment
  4. Tirana March 4, 19:00

    Ja kush i dorzonte te sigurim bandat http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

    Reply to this comment
  5. Hysamedini March 4, 19:15

    Alush Lesh-anaku ka qene nje horr spiun ne sherbim te armiqve te ketij vendi (fillimisht te italianeve pastaj te gjithe armiqve te tjere), prandaj ja bane shume mire atij plehre. E them keshtu se e di mire si ka ndodhur me Lush lesh-anakun.

    Reply to this comment
  6. Dhori March 6, 18:55

    Ky gazetari po derdh lot per Lushin dhe kinse perfaqeson Elbasanin qe qenka nenshtruar.
    Turp per gazeten “Dita” qe boton brockulla te tilla.
    Alush Leshanaku nje federal aktiv i fashizmit qe rekurtonte djem te rinj per t’i sherbyer pushtuesit, sipiun i felliqur i te huajve. Elbasani nuk ia kishte borxh atij horri demet qe i ka shkaktuar dhe e meritonte plumbin, por jo pa gjyq.
    Gazetari po na fton te behemi bashkepunetore te pushtuesve te vendit dhe ky nuk eshte thjesht turp.
    Turp duhet t’i vije redaksise se gazetes.

    Reply to this comment
  7. bomba April 12, 03:56

    perse flisni kot per nje figur qe se njini,qe enver shk…..a jetoj aq sa jetoj sepse Alushi qe ai qe nuk e vra ne mbledhjen e Labinotit se qe ne bes te Alushit kur kreret e tjere te ballit donin ta vrisnin. turp te keni o injoratat e komunizmit dhe qe Alushi ai qe organizoj studentat e Shkodres kur ai ne ate kohe ishte mesues ,qe dolen ne Durres per te pritur me arme ne dore armikun,po mos harroni vetem nje gje se burra si ai nuk vin me,prandaj populli Shqiptar vuan edhe sot nga varferia sa qe ala marrim ushqime me list ,dhe gjithmon burra te tille ja vrar me kompllote dhe tradhetira ,se nuk munden dot ti dalin perpara.O ju b… e mesiperm , o k.rvat e komunizmit , nuk mund te flisni ju dot per te nderuarin Alush Lleshanaku se nuk dini asgje ,aq sa dine per grat tuaja ,motrat, vajzat e juaja qe q…… rrugve

    Reply to this comment
  8. Kombi January 23, 21:09

    Nj shkrim i qelluar lushi ka qen njeri i perparuar

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*