OFL del në terren, vendoset sekuestro në kushtet e emergjencës për 9 automjete dhe një pasaportë

April 22, 2020 14:14

OFL del në terren, vendoset sekuestro në kushtet e emergjencës për 9 automjete dhe një pasaportë

Njësia policore e Operacionit Forca e Ligjit ka dalë në terren dhe në kushte emergjence ka vendosur sekuestrimin e 9 automjeteve dhe bllokimin e një pasaportë, për moslejimin e daljes jashtë shtetit të poseduesit të saj.

Në zbatim të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar, Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 1, datë 31.01.2020, bazuar në Nenin Nr. 19 “Sekuestrimi i pasurisë nga Policia e Shtetit në rastet e emergjencës”, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka nxjerrë urdhrat e sekuestrimit për 9 automjete dhe një pasaportë dhe konkretisht:

Tre automjete autovetura në pronësi të shtetasit E. D., banues në Farkë, Tiranë; Automjeti fuoristradë në pronësi të shtetasit G. K., banues në Maqellarë, Dibër;  Automjeti Audia A6, në pronësi të shtetases V. H., banuese në Korçë;  Automjeti  në pronësi të shtetases L. M., banuese në Lezhë; Automjeti  në pronësi të shtetasit A. G., banues në Gjirokastër; Automjeti në pronësi të shtetases E. K., banuese në  Gjirokastër;Automjeti në pronësi të shtetases L. K., banuese në  Gjirokastër;

Gjithashtu, bazuar në Nenin Nr. 11 për “Masat parandaluese personale në raste emergjencës”, i është bërë bllokimi i pasaportës dhe i është ndaluar dalja jashtë shtetit, për një afat 6-mujor, një shtetasi, banues në Lezhë.

Me vendosjen e kësaj mase sekuestroje, automjetet i kalojnë në administrim Agjencisë së Administrimit të Aseteve dhe dosjet pasurore të këtyre personave do t’i kalojnë SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Gjatë kësaj periudhe, OFL nuk ka ndërprerë asnjë ditë punën, por ka vijuar me veprime për kompletimin e dosjeve hetimore të shtetasve që janë subjekt i OFL-së.

Policia e Shtetit, nëpërmjet strukturës së posaçme OFL, është e vendosur që në bashkëpunim me SPAK-un dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit ta çojë deri në fund këtë operacion jetik, me interes të madh kombëtar e ndërkombëtar.

j.l./ dita

www.gundemtube.com

 

April 22, 2020 14:14
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 April 22, 17:18

    një gjë të mirë e bëri deri tashti palloshi!!
    nuk na nxorri këtë karagjozllëkun e LOQ a si quhet!!
    dhe për të prezantuar LOQ na del kjo vjajza me syze!!
    tashti e kuptoj përse mba syze!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim