OFL vë në shenjestër dy “të fortë” të tjerë nga Elbasani, deklarim pasurie për 48 orë

February 14, 2020 11:22

OFL vë në shenjestër dy “të fortë” të tjerë nga Elbasani, deklarim pasurie për 48 orë

Dy të “fortë” të tjerë janë vënë sot në shenjestrën e OFL-së. Agjentja e OFL-së deklaroi sot ne nje komunikim me medin se u janë dërguar formularët për vetëdeklarimin e pasurisë dy personave: K.M, me banim në Elbasan i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike dhe shtetasit E.Sh me banim po në Elbasan, i dënuar për trafik të lëndëve narkotike.

Keta dy persona duhet të justifikojnë pasurinë e tyre me shkrim në OFL dhe dosja më pas i kalon SPAK, që ka afat deri në 15 ditë për t’ia kaluar dosjen Gjykatës e më pas merret vendimi i sekuestros së pasurisë ose jo.

Policia thotë se vetëdeklarimi i pasurisë, si dhe për sekuestrimi i saj në kushtet e emergjencës bëhet pasi këta të dy persona kanë qenë të dënuar më parë.

Njoftimi i plotë i policisë:

14 shkurt, OFL

Vijon Operacioni Forca e Ligjit.

Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

– K. M., me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;

– E. SH, me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për verime të mëtejshme.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në aktin normativ nr. 1 , të datës 31 janar 2020.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

o.j/dita

February 14, 2020 11:22
Komento

2 Komente

  1. lato February 14, 14:00

    Po kapobanden L.Q.nuk do e kontrolloni?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*