Ofroi seks falas për këdo që i shkonte në hotel dhe rezultati ishte ky…

March 13, 2018 12:03

Ofroi seks falas për këdo që i shkonte në hotel dhe rezultati ishte ky…

Qianjin Yeye, një 19 vjeçare kineze u bë e famshme për një ditë pasi publikoi një video në blogun e  saj në të cilën ofronte seks për të gjithë ata që shkonin në dhomën e saj në hotelin Double Tree by Hilton në gjirin e Haitang, në Hainan (Kinë), raporton Mirror – shkruan Dita.

Më 1 mars, vajza publikoi një mesazh të shkurtër në Sina Weibo, një platformë kineze e ngjashme me Twitter ku thoshte “Nëse vjen dikush në dhomën time do të ketë seks falas”.

Të gjithë të interesuarve u dha numrin e dhomës dhe publikoi një video ku shihej me bikini të zeza.

Askush, madje as Qianjin Yeye, nuk priste që rreth tre mijë njerëz do të vinin në hotel për të trokitur në derën e saj në përgjigje të ofertës.

Në një postim të mëvonshëm vajza kërkonte që të mos vinte askush, sepse ishte thjesht një shaka.

Por tashmë ishte vonë, pasi mijëra meshkuj ishin para hotelit, duke penguar dhe funksionimin e tij.

Kur mësuan shkakun e rrëmujës, punonjësit e hotelit njoftuan policinë, por kur autoritetet e distriktit Haitang arritën në Hilton, gruaja ishte zhdukur.

Ajo u gjet më vonë në një hotel në aeroportin ndërkombëtar të Sanya Phoenix.

Vajza u arrestua për akuzën e prostitucionit dhe u burgos për 15 ditë. Ajo duhet të paguajë një gjobë prej 500 juanësh (rreth 80 dollarë).

o.j/dita

March 13, 2018 12:03
Komento

1 Koment

  1. vasili March 13, 14:50

    Vajza do falenderuar,pasi i vuri ne dukje shtetit kinez,qe duhen hapur ndermarjet e mire kontrolluara te bordelleve,ndryshe instiktet e forta seksuale,si ketu,do te bejne lulezimin e bordellove klandestine neper zyra dhe perdhunimeve ne rruge apo ambiente te mbyllura.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*