OJQ-të antikorrupsion kërkojnë ndalimin e shoqërive fantazëm

April 4, 2016 16:07

OJQ-të antikorrupsion kërkojnë ndalimin e shoqërive fantazëm

Zbulimet e reja mbi përdorimin e parajsave fiskale nga shumë personalitete me qëllim evazionin fiskal dhe pastrimin e parave tregon për nevojën e ndalimit të kompanive fantazëm, vlerësuan sot shumë OJQ antikorrupsion.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë menjëherë për të miratuar rregulla të transparencës që ndalojnë shoqëritë anonime”, thekson “Transparency International” në një komunikatë pas publikimit të një hetimi të kryer nga qindra gazeta.

“Kur shohim se ky sistem është ngritur për klientë nga më shumë se 200 vende të ndryshme, konstatimi është i qartë, evazioni fiskal sot është një problem botëror, që prek të gjitha vendet dhe kërkon një përgjigje ndërkombëtare”, deklaron Manon Aubry, një nga përgjegjësit e “Oxfam France”.

“Hetimi ‘Panama Papers’ tregon aspektin e errët të sistemit financiar botëror, ku banka, avokatë dhe profesionistë të financave krijojnë kompani anonime për të fshehur të ardhura ilegale që vijnë nga korrupsioni. Kjo duhet të marrë fund”, thekson nga ana e tij Jose Ugaz, president i një OJQ-je gjermane.

Operacioni “Panama Papers”, një hetim i realizuar nga qindra gazeta, ka treguar të ardhura të fshehura në parajsa fiskale që i përkasin 140 përgjegjësve politikë, yjeve të futbollit apo miliarderëve, ka ngjallur sot një valë tronditjeje botërore.

April 4, 2016 16:07
Komento

1 Koment

  1. info analitike April 5, 06:53

    Ketu tek ne OJQ-te jane burim korrupsioni dhe vjedhjesh me fondet sidomos ato nen kujdesin e baba Sorosit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim