OKB-ja i kërkon Greqisë të marrë përgjegjësinë e krizës së refugjatëve

August 19, 2015 08:26

OKB-ja i kërkon Greqisë të marrë përgjegjësinë e krizës së refugjatëve

Cunam i pandalshëm njerëzish konsiderohen tashmë valët e emigrantëve që vijnë çdo ditë në Greqi nga zonat e nxehta të luftës në Lindjen e Mesme.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët që bën me dije se 160 000 emigrantë kanë vërshuar drejt ishujve greke këtë vit deri në 15 gusht, i bën thirrje qeverisë greke të marrë përgjegjësinë për organizimin dhe pritjen e tyre në mënyrë që të bëjë të mundur edhe ndihmën humanitare të organizatave ndërkombëtare.

Ëilliam Spindler i UNHCR-së thotë: “Nëse autoriteti qendror do të dalë me një udhëheqje ambicioze dhe të emërojë dikë që të koordinojë këtë detyrë, atëherë ne dhe organizata të tjera ndërkombëtare do të jemi të gatshëm për të ardhur dhe për të ndihmuar”.

Vetëm në muajin korrik mbërritën në Greqi 52.000 emigrantë, 21000 prej të cilëve brenda javës së fundit, kur gjithë vitin e kaluar numri i refugjatëve që mbërritën nga brigjet turke ishte 43.500 vetë.

“Emigrantët po shpëtohen, si në Itali dhe në Greqi, me një normë prej mbi një mijë vetë në ditë. Nëse llogarisni dy vendet së bashku, doja të theksoja se për 135 ditët që kanë mbetur këtë vit, ne do të presim që numri i përgjithshëm i të ardhurve të kalojë mbi 300 000 vetë”, deklaroi Joel Millman, zëdhënës i IOM-së.

Ndërkohë që një anije pasagjerësh çon orët e fundit nga ishulli Kos drejt Pireut në Athinë mbi 2000 sirianë, zëdhënësja e kabinetit Tsipras ka njoftuar se qeveria do të zërë me qira edhe anije të tjera për të lehtësuar gjendjen e rënduar në katër ishujt kryesorë pranë brigjeve turke në të cilat kushtet e pritjes së emigrantëve janë pothuajse inekzistente për arsye të numrit të madh të tyre.

Sipas Agjencisë së Survejimit të Kufijve të Jashtëm të BE-së, Frontex, vetëm në korrik mbi 107.500 refugjatë, tre herë më tepër se i njëjti muaj në vitin e kaluar, kanë mbërritur në kufijtë e Europës, ndërsa gjatë këtij viti numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në tetë muajt e parë në 340 000./tch

August 19, 2015 08:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim