OKB më pesimiste se BB, ekonomia shqiptare do rritet me 3% këtë vit

January 18, 2020 09:39

OKB më pesimiste se BB, ekonomia shqiptare do rritet me 3% këtë vit

Organizata e Kombeve të Bashkuara, ashtu si çdo fillim vit, ka publikuar perspektivën dhe situatën ekonomike botërore.

Për Shqipërinë, organizmi projekton një rritje ekonomike në 3%, bindshëm nën projeksionet e Bankës Botërore për 2020-ën, të publikuara vetëm një javë më parë.

Madje, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, rritja ekonomike do të jetë e njëjtë edhe për vitin e ardhshëm në vendin tonë, sërish larg projeksioneve të Bankës Botërore.

Pavarësisht pesimizmit më të madh, projeksionet e OKB për këtë vit flasin për një rritje më të madhe ekonomike se viti paraardhës, që vlerësohet në 2.6% rritje.

Organizata projekton edhe një rimëkëmbje mjaft të lehtë të inflacionit, në vetëm 1.8%, nga 1.5% që vlerësohet viti 2019.

Vetëm pak ditë më parë, Instituti i Statistikave raportonte një normë inflacioni në vetëm 1.1% gjatë Dhjetorit, çka sinjalizon një ngadalësim të konsumit dhe ekonomisë së vendit për rrjedhojë.

Edhe në 2021-shin, inflacioni projektohet të rimëkëmbet me ritme mjaft të lehta, në vetëm 2%, nga 3% që është objektivi i Bankës së Shqipërisë.

Në raport thuhet se është forcimi i Lekut që ka bërë që inflacioni të mbetet nën kufirin e poshtëm të objektivit të Bankës së Shqipërisë.

o.j/dita

January 18, 2020 09:39
Komento

3 Komente

  1. Arben January 18, 09:47

    Mashtrim me më lezet

    Reply to this comment
  2. Hosteni January 18, 11:32

    Rritjen ekonomike e ka Mane me shoke. Njerezit po digjen neper kasolle.

    Reply to this comment
  3. Lili January 18, 20:33

    Shifje!shpifje!shpifje bertet ai Neroni i Surrelit!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank