OKB miraton rezolutën për dhunën seksuale gjatë luftës

April 24, 2019 11:32

OKB miraton rezolutën për dhunën seksuale gjatë luftës

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën kundër përdhunimit si një armë lufte në zonat e konfliktit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur një fitore në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të bashkuara pas një debate të gjatë për dhunën seksuale në konfliktet e armatosura. Në mbledhjen e këshillit të sigurisë ishte i pranishëm dhe Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres.

Organi i kombeve të bashkuara miratoi me 13 vota pro dhe dy abstenime të Kinës dhe Rusisë, një rezolutë për luftën ndaj përdorimit të përdhunimit si armë në luftë.

Një temë për të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin kërcënuar se do të përdornin veton. Kjo pasi në tekst përdorej një gjuhë për asistencën ndaj shëndetit riprodhues  më saktë për mbështetjen e viktimave që kërkonin të kryenin abort.

Gjermania, e cila mban dhe presidencën e rradhës, ka punuar shumë për hedhjen në votim  të kësaj resolute duke u përpjekur të tejkalojë kundërshtimin amerikan. Ndër të tjera nga rezoluta ishte eliminuar dhe një pjesë e rëndësishme, ajo që lidhej me vendosjen e një mekanizmi të ri për të monitoruar dhe sinjalizuar krime të tilla në luftë. Kjo pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Rusinë dhe Kinën ishin deklaruar kundër.

Në selinë e OKB-së gjatë diskutimeve për miratimin e kësaj rezolute ka qëndruar edhe një delegacion nga Kosova i udhëhequr nga ish-presidentja, Atifete Jahjaga.

 

b.b/dita

April 24, 2019 11:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim