OKB: Në Kobane rrezikohet një Srebrenicë e dytë

October 11, 2014 09:01

OKB: Në Kobane rrezikohet një Srebrenicë e dytë

Xhihadistët e Shtetit Islamik kanë pushtuar selinë e forcave kurde në Kobane, në veri të Sirisë, sipas observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut. Xhihadistët kanë tashmë nën kontroll zonën në të cilën ndodhet administrata e Komunës së Kobanes dhe sipas observatorit, Rami Abdulrahman është 40 për qind të territorit.

I njëjti burim rrëfeu për një shpërthim të fuqishëm, të shkaktuar nga një makinë bombë pranë kontrollit kurd. Sipas al-Jazeera që citon burime të Njësisë së Mbrojtjes së Popullit, sulmet ajrore të koalicionit ndërkombëtar kanë avancuar drejt qendrës së qytetit. Strategjia e ISIS është që të rrethojë qytetin përfundimisht dhe të mbyllë të gjitha vendkalimet që lejojnë hyrjen në Turqi.

Sipas zëvendës/Ministrit të Punëve të Jashtme të Qeverisë Autonome të Kobanesë, Idris Nuaman, është ende i lirë një rrip territori i mbrojtur nga kurdët që lejon kalimin e kufirit. Përleshjet e djeshme ishin përqendruar në afërsi të bazës së Asayish, të Fakultetit Juridik, në pjesën lindore të qytetit dhe rreth një spitali, në jug.

Sipas Nuaman, militantët nuk kanë bërë progres, por kanë marrë përforcime nga zona të tjera që janë nën kontrollin e ISIS. Rreth 700 persona, kryesisht të moshuar, kanë mbetur të bllokuar në enklavën kurde në territorin sirian në kufi me Turqinë dhe 10-13 mijë njerëz kanë marshuar përgjatë kufirit. Sipas Staffan de Mistura, i dërguari i OKB-së në Siri, situata humanitare për civilët të mbetur brenda qytetit është dramatike.

Për diplomatin italo-suedez, Turqia duhet të lejojë refugjatët kurdë të kalojnë kufirin për të mos rrezikuar një Srebrenicë të dytë. Ndërkohë, një ekip ushtarak i SHBA-së do të udhëtojë në Ankara në fillim të javës së ardhshme për të vazhduar bisedimet në nivel ushtarak të iniciuara të enjten nga i dërguari special i Presidentit Obama për koalicionin anti-ISIS, John Allen dhe zëvendësi i tij Brett McGurk.

Kjo u njoftua nga Departamenti i Shtetit, sipas të cilit Allen dhe McGurk kanë pasur bisedime konstruktive me zyrtarët turq në Ankara, duke përfshirë kryeministrin, Ahmet Davutoglu për bashkëpunim në përpjekjeve që janë të nevojshme për të degraduar dhe mposhtur ISIS.

Ndërkohë në Turqi numri i të vdekurve ka arritur në 30 për shkak të protestave të filluara të mërkurën në disa qytete të vendit, por sidomos në krahinën juglindore të Gaziantepit.

October 11, 2014 09:01
Komento

3 Komente

  1. ARUSHA October 11, 19:54

    DUHET TE VRITEN SHUME KURDE QE TE KRIJOHET NJE SHTET KURDISTAN !KETU RREH CEKANI DHE KESHTU DO VEJE ,SE DASEM PA MISH NUK KA !

    Reply to this comment
  2. Noli October 12, 17:58

    Asnje rrezik nuk ka po ju i ngatrroni punet

    Reply to this comment
  3. Arben October 13, 21:40

    Shba i mban vete gjakrat te ndezur ne ate zone, pasi Turqia dhe Irani jane zhvilluar shume dhe po i dalin nga kontrolli.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*