OKB nxjerr vlerësimet për ekonominë shqiptare: Borxhi i lartë dhe informaliteti kanë zhbërë skemat lehtësuese nga BSH dhe qeveria

January 27, 2021 08:59

OKB nxjerr vlerësimet për ekonominë shqiptare: Borxhi i lartë dhe informaliteti kanë zhbërë skemat lehtësuese nga BSH dhe qeveria

Departamenti për Çështjet Sociale dhe Ekonominë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka publikuar raportin më të fundit të situatës dhe perspektivës së ekonomisë globale, 2021.

Sa i përket Shqipërisë, raporti i OKB, projekton një normë rritje të ekonomisë prej 4.8% këtë vit, lehtë nën projeksionet e Bankës Botërore dhe të qeverisë shqiptare. Sa i përket vitit që lamë pas, recesioni vlerësohet në -6.1%. Ky vlerësim ndërkohë, duket të jetë më optimist se ai i Bankës Botërore, institucioni i parë që ka publikuar projeksionet këtë vit sa i përket ecurisë së ekonomisë globale.

Pavarësisht kësaj, kjo normë na vendos të dytët në rajon sa i përket recesionit të shkaktuar nga pandemia. Vetëm Mali i Zi parashikohet të ketë një recesion më të thellë se Shqipëria. Për vitin e ardhshëm ndërkohë, OKB projekton një normë rritje të ekonomisë pranë 3.5%.

Në kapitullin dedikuar rajonit, Departamenti për Çështjet Sociale dhe Ekonominë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara nënvizon mes rreshtave se, aftësia për të implementuar politika ekspansioniste, të krijuara për të zhbërë disi efeketet kontraktuese të krizës, ka qenë i limituar në vendet me borxh të lartë publik, përfshirë Shqipërinë dhe Malin e Zi, ku turizmi është një kontribues i rëndësishëm në prodhimin total.

Shqipëria përmendet edhe në një tjetër kontekst në raport, ku flitet për mbështetjen e qeverisë nëpërmjet iniciativave të ndryshme si pasojë e krizës. “Impakti i këtyre iniciativave në mbështetje të ekonomisë nëpërmjet subvencionimeve të pagave apo skemave të financimit, sidomos në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, ka qenë i kufizuar, për shkak të vështirësive për të prekur sektorin informal”-thuhet mes rreshtave në raport./scan tv

o.j/dita

January 27, 2021 08:59
Komento

3 Komente

  1. Ano January 27, 10:36

    Pra ku ishim? 8 vjet ku vajti sektori informal?keq e me keq…vetem bojra , pllaka, beton ne qendra….asgje me baze …me thote dikush nje reforme…..asnje….

    Reply to this comment
  2. Adih January 27, 14:15

    Si tha Taulant Balla , une ve partine mbi shqiperine .Jepini o dele qorre mandatin e trete rilindjes , Akoma su ngopet ,e mos kini merak , femijet e juaj dhe ju bashke me to me shekuj keshtu si ka shkuar , do pagoni me taksat e juaja keto borxhe .

    Reply to this comment
  3. Gjeloshi January 27, 21:22

    Reforma kryesore e Rames ishte SHPLARJA E TRURIT te militanteve,aq sa edhe sot ata betohen se “Po iku Rama do vije Basha”!
    Cfare duhej me shume se kaq?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim