OKB: Qeveria ruse “miratoi” sulmin me Novichok

September 6, 2018 18:08

OKB: Qeveria ruse “miratoi” sulmin me Novichok

Aleatët më të mëdhenj të Mbretërisë së Bashkuar bien dakord me konkluzionet e palës britanike, se “qeveria ruse, me siguri thuajse të plotë ka miratuar sulmin helmues në Salisbury”.

Rakordimi vjen vetëm pak orë pas daljes së Sekretarit britanik për Sigurinë, Ben Wallace, që akuzoi drejtpërdrejt presidentin rus Vladimir Putin si përgjegjës për sulmin me agjentin nervor “Novichok” në Britani, pas konkluzioneve të hetuesve që sollën edhe reagimin e qeverisë britanike, duke kërkuar mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania dhe Kanadaja janë hedhur që të gjithë në krah të Britanisë së Madhe, duke i bërë thirrje Rusisë të ofrojë zbulimin e plotë të programit të vet mbi substancën nervore “Novichok”.

Deklarata e përbashkët e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit vjen pas takimit të përfaqësuesve respektivë në selinë e Kombeve të Bashkuara, për të diskutuar mbi sulmin ndaj ish-agjentit të dyfishtë rus, Sergei Skripal, dhe vajzës së tij Yulia, në mars të këtij viti.

Rusia, gjithsesi ka mohuar vazhdimisht të jetë e përfshirë në këtë ngjarje.

o.j/dita

September 6, 2018 18:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*