OKB: Uria globale po rritet

September 11, 2018 17:18

OKB: Uria globale po rritet

 

Një raport i OKB-së sugjeron se numri i njerëzve që vuajnë nga uria është rritur gjatë tre viteve të fundit.

Sipas analizës, në vitin 2017, 821 milionë njerëz në mbarë botën nuk ushqeheshin mjaftueshëm, rreth një në nëntë persona.

Dhe pothuajse 151 milionë fëmijë, nuk rriten normalisht nga kequshqyerja.

Raporti, ‘Gjendja e Sigurisë Ushqimore në Botë’, thotë gjithashtu se kequshqyerja po kontribuon në problemin e rritjes së obezitetit në botë, me një në tetë të rritur, më shumë se 672 milionë, që klasifikohen si mbipeshë.

Autorët vërejnë se frekuenca e ngjarjeve ekstreme natyrore si përmbytjet, nxehtësia, stuhitë dhe thatësirat, është dyfishuar që nga fillimi i viteve 1990.

Uria është një problem më i madh në vendet ku sistemet bujqësore janë të ndjeshme ndaj ndryshimeve në reshje dhe temperatura, dhe ku shumë njerëz ushqehen vetëm nga aktivitetet e tyre bujqësore.

Autorët thonë: “Ndryshimet klimatike, përveç konfliktit dhe dhunës, janë një nxitës kryesor i urisë globale dhe një nga shkaqet kryesore të krizave të rënda ushqimore”.

Dhe ata bëjnë thirrje për veprime të koordinuara globale dhe vendore, në mënyrë që vendet të bëhen më imune ndaj fatkeqësive të lidhura me klimën.

l.h/ dita

September 11, 2018 17:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*