Oketa për zgjedhjet: Mbijetuan ata që ditën të përshtaten

Redaksia Online June 30, 2013 13:00

Oketa për zgjedhjet: Mbijetuan ata që ditën të përshtaten

Kandidati për deputet i FRD-së në qarkun e Durrësit, Gazmend Oketa, thotë se rezultati i zgjedhjeve të 23 qershorit duhet respektuar. Oketa shprehet se zgjedhjet e lira dhe me standarde i dhanë fitoren asaj force që diti të përshtatet.

“Një javë më parë, Shqipëria votoi. Falënderoj 30.000 qytetarët që na mbështetën me votë si dhe të gjithë anëtarët, simpatizantët e kandidatët e FRD në këtë garë elektorale. Një falënderim i sinqertë dhe për votuesit e qarkut Durrës, për të gjithë ata djem e vajza që na mbështetën dhe punuan jo pa vështirësi në këtë fushatë. FALEMINDERIT të gjithëve.

Pjesëmarrja në votim dhe ndarja e qartë e rezultatit, bëri të mundur që këto zgjedhje të cilësohen “të lira dhe me standard”. Rezultati i zgjedhjeve do komentohet për disa kohë, por në fund ai duhet respektuar.

Po e mbyll këtë postim me një thënie të Çarls Darvin, i cili në teorinë e tij të evolucionit thotë:

“Nuk është specia më e fortë që mbijeton, as edhe ajo më inteligjente. Mbijeton ajo që i përshtatet më shumë mjedisit”, shkruan Oketa në Facebook.

Redaksia Online June 30, 2013 13:00
Komento

5 Komente

  1. arben June 30, 13:27

    me gjith respektin per ty dhe darvin… jogjithmone eshte e ver8!

    Reply to this comment
  2. YLLI June 30, 13:34

    Mbijetuan dhe e moren perseri hajdutet e arrogantet….Ky eshte niveli dhe ajo qe meritojne pjesa dermuese e votuesve… Le te shohin zgjedhesit ke zgjodhen dhe ke lane jashte parlamentit.Eshte vertet per te t’ardhur keq per disa figura te pastra dhe me mentalitet europerendimor…Vota tregoi se jemi larg asaj qe na intereson ne aspekin shoqeror e kombetar dhe jemi te lidhur me interesat personale,vetjake, duke pare vetem te tanishmen e jo te ardhmen.

    Reply to this comment
  3. mitro June 30, 13:58

    Eh mor zoti Oketa.Shqiptaret e kane te veshtire te vleresojne njerezit me moral dhe personalitet,ata kane rendur gjithnje pas interesit te castit.

    Reply to this comment
  4. Horri i Bulevardit June 30, 15:16

    Zoti Oketa, e djathta eshte rindertuar nga ish spiunet e sigurimit te shtetit, keshtu ata ish spiunet e djeshem dhe b.thelepiresit e sotem, smund te votojne per nje politikan serioz sic jeni ju.

    Reply to this comment
  5. Gramoz June 30, 16:30

    zoti oketa ju jeni njeri me integritet ,dhe komenti juaj e verteton me se miri ,,po nuk mundet mentaliteti yne qe tevleresoje njeriun dhe jo partine,,,njerezit jane polarizuar ekstremisht ..une nuk e kisha menduar kure se ju do eleminoheshit kaq keq ,,karizma juaj nuk u vleresua sa duhej ,sepse hija e kucedres berisha duhet shume kohe qe te venitet..ne partine demokratike nuk ka njeres te mirefillte qe te quhen te djathte..juve z oketa ju duhet nje pune e madhe qe ju te tehiqni e te krijoni te djathten e vertete,,sepse per hir te vertetes edhe pse ju keni qene pjese e asaj nrehine te shkaterur,duhet ta pranoni qe ne ate parti ,ka njeres qe ju nuk ikeni dhene ate qe kane merituar…ne partine demokratike qe emrin ka te tille ,ka njeres qe i lidh vetem paraja dhe pushteti dhe asgje tjeter..ne ate parti ka medioker dhe injorante qe per hir te parase dhe pushtetit ti vene zjarin c do gjeje ne ate parti eshte shojtur ne maksimum ndjenja e prgjegjesise ndjenja kombetare …prandaj z oketa ju me kulturen tuaj demokratike nuk duhe te reshtni per te djathten e vertete…kata injorante qe qe quhen demokrate me kete goditje qe moren tani te jesh i bindur qe ata zor se vine ne pushtet me ,,,duam apo nuk duam ne ,,une jam i djathte jam larg vendit por te jem i sinqerte une desha qe te fitonte rama,…sepse epashe me keta kusare idiote e injorante nuk durohej me..ju uroj sinqerisht qe te gjeni rugen tek e djathta e vertete faleminderit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*