Olldashi: Ekspertët e thirrur nga PS për territorin, rrethi i klientëve të Ramës

Redaksia Online August 30, 2013 13:36

Olldashi: Ekspertët e thirrur nga PS për territorin, rrethi i klientëve të Ramës

Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, ka reaguar pas konferencës së PS për planin mbi territorin. Olldashi thotë se konferenca e thirrur nga PS ka qenë një kosto e kotë dhe nuk ka sjellë asnjë propozim me vlerë apo të ri.

“Kemi të bëjmë me një rreth të mbyllur pseudo ekspertësh, është një rreth influence që shfaqet herë si konkurrent, herë si këshillues, herë si anëtar jurie, është rrethi i klientëve të Ramës si kryetar bashkie”, tha Olldashi.

Ish-rivali i Ramës për kreun e Bashkisë së Tiranës tha se kryeministri i ri ka mosnjohje të thellë të rajoneve të Shqipërisë, ndërsa ironizoi edhe propozimet e hedhura nga ekspertët e thirrur në konferencë.

“Që nga Piramida mund të rrëshqitet, këtë fëmijët e Tiranës e dinë, por që rrëshqitja mund të bëhet nga poshtë lart, këtë asnjëri se dinte”.

Olldashi rioinizoi edhe propozimin për kthimin e vilës së Enverit në një vend ku mund të mbyllen filozofët, duke thënë se se i vetmi që mund të pranojë diçka të tillë është Koço Kokëdhima.

‘Propozohet që filozofët të hyjnë në dhomën e gjumit të Enver Hoxhës, të mendohen dhe të thonë si do jetë Shqipëria. Imagjinoni Ramën që mbyllet 3 muaj në dhomën e Hoxhës, i vetmi që do pranonte është Koçoja, por edhe atë mbetet ta pyesim”, tha Olldashi.

 

Redaksia Online August 30, 2013 13:36
Komento

5 Komente

  1. Naftetar Vjeter August 30, 14:37

    Mendim i vyer ky i Olldashit hahahahahah po ben fresk si duket e kane futur ne rreshte si ai ne rreshte ishte po sikur tentoi te dilte pak, klientelet e Rames po ti e di mire se e provove vete cdo te thote te perballesh me te majten se pamvarsishte dy parti dhe kete rezultat e kane pasur dhe do ta kene gjithnje sa te jete PD e kalbur dhe me nje dore pamvarsishte emrit qe do kete per kryetar formal se sa te jete me fryme baca eshte e kote per te tjeret do jene gjithmone ne rreshte per nje nen drejtimin e udheheqesit.

    Reply to this comment
  2. Mark.uk pri baldushku August 30, 14:39

    po flet dhe ky kriminelo-hajduti miku i xhakes me nje qeli me xhaken e ke vendin lldele nipi i dashnor mamaqit,klientelizmin rraca e soji juaj e njihni mire se ke e keni profeksionuar tashme..

    Reply to this comment
  3. barba August 30, 14:45

    O OLLDASH O MAVRI ASNJEHERE SFITOVE TI , SI KUR U PERBALLE ME RAMEN PER KRYETAR BASHKIE ASHTU DHE ME KRYETARIN TENT TE BASHKIS NUK FITOVE, SI DHE PER KRYETAR PARIE NUK FITOVE
    TI KE NJE DIFEK QE KUR KE LINDUR SE NUK NJEH VETEN TENDE SE CVLERA DHE NIVEL KE ,PRANDAJ NUK FITON ASNJEHERE .
    KESHTU MOS DIL TE LEHESH ME, NDENJE CA KOH ,POR NUK EDI SI DOLE PRAPE

    Reply to this comment
  4. mitro August 30, 16:12

    Oj,doli dhe Olldelja!Ik or mavri dhe rregulloni punet tuaja ne ate parti(shoqata e hajduteve dhe injoranteve) pastaj meru me te tjeret.Te doli shpejt inati nga zgjedhja e kryetarit te ri te PD-se,te perdoren si zar,pastaj deshe te kundershtoje si burre por e pe se Saliu ju ka tredhur te gjitheve ju,dhe pasi u fute ne rrjeshtin ku e ke vendin fillove punen e Lauras.Beje se e ben mire.

    Reply to this comment
  5. shamikuqja August 30, 18:58

    ik more kumarxhi kurven e ke

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim