Olldashi: Në listat e PS ka 30 kriminelë, Basha: Rama do na ketë mbi kokë

Redaksia Online July 11, 2013 11:43

Olldashi: Në listat e PS ka 30 kriminelë, Basha: Rama do na ketë mbi kokë

Dy kandidatët për pasues të Berishës në krye të PD vijojnë fushatën në bazë. Gjatë një takimi me demokratët e Beratit dhe Kuçovës, Lulzim Basha deklaroi dje se Ps duhet të japë llogari për çdo premtim që ka bërë gjatë fushatës.

“Demokratët e kanë kuptuar shumë mirë, tani kuptoje edhe ti shumë mirë, se për çdo person mbi të cilin do të godasë abuzivizmi yt, për të cilin je i famshëm në Tiranë, do të japësh llogari ligjore, financiare dhe politike para opinionit publik. Çdo orë e çdo minutë, demokratët do i kesh mbi kokë, për 300 mijë vende pune që ke premtuar për heqjen e taksës së biznesit të vogël, për shëndetësinë falas për çdo qytetar dhe të gjithë premtimet e tua piramidale që e dinë që sot se s’ke ndërmend t’i mbash dhe ky do të jetë momenti, vëllezër e motra kur ne nuk do të jemi vetëm Partia Demokratike në opozitë, por Partia Demokratike në qendër të një fronti të gjerë opozitar, në fakt në qendër të mazhorancës morale të shqiptarëve”, tha Basha.

Ndërsa Sokol Olldashi , i cili vijoi fushatën në Gjirokastër e Përmet, akuzoi PS, duke u shprehur se në listat e saj janë 30 kriminelë.

“Edi Rama është i njëjti prototip politik që ka prodhuar korrupsion, abuzivizëm, klientelë politike dhe kërcënimi që iu bë Njazi Kosovrastit, përfaqësuesit të Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, nxori në sipërfaqe fenomenin e ri të PS-së, atë që ne kemi paralajmëruar gjatë gjithë fushatës, që brenda listës së Partisë Socialiste janë të paktën 30 njerëz me precedentë të fortë kriminalë. Pra ka një fenomen të kriminalizimit të Partisë Socialiste dhe të grupit të saj parlamentar”, tha Olldashi.

“Fakti që anëtarësia e partisë do të zgjedhë mënyrën sesi do të drejtohet në një të ardhme të afërt kjo strukturë gjigante, është për tu vlerësuar maksimalisht. Kjo forcë është ndërtuar për të fituar. Kjo forcë është themeluar për të rrëzuar muret e komunizmit. Ne kemi rrëzuar në 2005 muret e korrupsionit. Ne jemi të destinuar të rrëzojmë sa më shpejt të jetë e mundur, murin e krijuar mes kriminalitetit politik dhe parave të pista”.

 

 

Redaksia Online July 11, 2013 11:43
Komento

9 Komente

  1. Santana July 11, 11:50

    DREJTESIJA E POPULLIT DO TE FILLOJI ME 21 JANARIN !Ulurima e bulevardit te Tiranes per drejtesi eshte aq e madhe sa nuk ka zhurmues qe e mbyt me…!Zoti Basha ju donit karriken elektrike , por eshte fat per ju qe ligjet tolerante te shqiptareve te sotem do tua u falin jeten tuaj prej zhapiku…!

    Reply to this comment
  2. Amant July 11, 11:55

    Nje kryehajdut i pasurise publike dhe vrases i njerezve te pafajshem pergojon. Bej hall vetes, o Lul e leri te tjeret. Do te kete shtet te se drejtes dhe kush e ka bere hak ne qeli do te perfundoje. Do te kesh shoqeri aty.

    Reply to this comment
  3. poshte saliu July 11, 12:13

    Ore ju vazhdoni, per deri sa ju lene te lire dhe keni sy dhe syfet (race) dhe arrini deri atje sa sa krimet tuaje u ahidhni te tjerve,por mendoj se nuk jeni aq te trashe se te mendoni se populli eshte ;;;;;me duket se e pate ne 23qershor se çfare mendon populli per ju.

    Reply to this comment
  4. Vëzhguesi F July 11, 12:21

    Me keta lloj tipash duhet te mos mbah asnje lloj rezerve apo etike. Ky Olldashi kerkon te na shese sapunin per djathe. Dhe kush flet per krime dhe kriminele?! Ky shijakasi, deputet i PD-es ne rrethin e Fierit ku disa ngjarje kriminale jo hamendesojne por drejtojne gishtin ndaj tij. P.sh. do t’i thoja ketij Olldashit a di gje ky se pse eshte zvarritur dosja per hetimin e krimit ndaj deputetit te PS, Xhindi? Dhe pse pikerisht u gjet fushata e zgjedhjeve te 2009-tes per ta asgjesuar fizikisht kete kandidat dhe ish deputet te opozites se asaj kohe?! Se eshte kollaj qe te akuzosh 30 deputet qe i ka votuar populli per te ndryshuar kete rrjedhe te qelbur, ndoshta per te krijuar dhe nje lloj mjegullnaje ku mund te penetrojne falangat qe ke drejtuar dhe drejton. Por kij guximin dhe rrjeshtoi keta 30 “kriminele” me emra dhe mbiemra, biles denoncoi publikisht dhe ne organet e drejtesise dhe mos hidh tollumbace te mbushura me pordhe, se do te kthehen ne surrat ne formen e fekaleve.

    Reply to this comment
  5. Labi në Kuzbaba July 11, 13:32

    Nuk e di mirë sa minuta takim beri Olldashi ne Berat,me z.Petro Olldashi,ish antar i KQPPSh,sekretar i pare Beratit,nën të cilin u bënë 150 interrnime ish të persekutuaresh dhe denime publike ku e pësoi edhe me burg të gjatë fabulisti i njohur dhe i talentuar,Luan Myftiu…Petro Olldashi gjatê instruktimit dhënë Bashës,ka tentuar që nën porositë e dhëna nga shoku Ramiz, Sali Berishës,të aplikojë formulen e vazhdimësisë!Petro Olldashi i ka terhequr vemendjen Sokol Olldashit,per shperdorimet jo vetem të tenderave te rrugeve,sponsorizimet e gazetave te Berishës,por dhe shperdorimet e fondeve shtetrore per te shkuar vitin e kaluar ne Spanje per Realin dhe Barcelonen,udhetime qe jane te regjistruara!…Olldashi,Ideologu i krimit dhe mafjes në Shijak,ka baze serioze ne Patos,duke zgjeruar me Mafjen rrezen e veprimit agresiv në Fier,Rroskovec(dyshohet per vrasjen e Xhindit)dhe Durres!…I ardhur nga Kupola e komunizmit totalitar stalinist,(Gjyshi,Dashnor Mamaqi-antar i KQPPSH) me nje handikap të sistemit monist,shfrytezon rastin të mbetet ai ose Basha(ky vrases dhe spiun antishqiptar)vazhdimesia e Berishas,qe ishte dukshem nga pardesyja e bardhe…vazhduesi i ramizizmit qe edhe nese nuk eshtë prangosur,per krimet,eshte varrosur politikisht nga Sovrani!PS mesiguri qesh kur lexon idjotsite e ketij mafjozi halabak,pasi me të qendron 30 vjet ne pushtet!

    Reply to this comment
  6. Turi July 11, 13:52

    Hajduti Olldashi — 11 Korrik, 2013 në 2:29 pm

    Kryengritja e Spiunëve… (arkiva*)
    Sokoli eshte spiun i heshem dhe hajdut

    Blendi Fevziu (KORANI)
    Jemin Gjana (I VOGLI)
    Halit Shamata (ÇANTA)
    Bardhyl Londo (SHISHJA E QUMSHTIT)
    Astrit Patozi (ALFONS BALLSHI)
    Shaban Memia (QUKAPIKU)
    Vili Minarolli (PROFESORI)
    Ridvan Bode (KORÇARI)
    Jozefina Topalli (DIZINJATORI)
    Sali Berisha (PENICILINA)
    Fahri Balliu (RRJEPSI)
    Leonard Demi (MURRIZI)
    Uran Butka (DOKU)
    Remzi Lani (HOLTA)

    Spartak Poçi (INXHINIERI)
    Armando Shkullaku (BOZHURI)
    Servet Pëllumbi (YLLI)
    Preç Zogaj (ÇIFTELIA)
    Genc Ruli (STILOLAPSI)
    Sokol Olldashi (TRENDAFILI)
    – See more at: http://www.gazetakritika.net/node/531#sthash.ZkaMl5Md.dpuf

    Reply to this comment
  7. koi July 11, 14:01

    po a jane kta te dy qe kane vrare e kane vjedhur per shum vjet e tani vjellin vrer se po ju vjen fundi

    Reply to this comment
  8. lali July 11, 14:47

    oll del;ja po cfar ke tani me ps ps dhe populli ta futi sa krahu tani prap merresh me popullin i cili e njuhu partin demokratike prandaj jua futi populli dhe jo edi lereni ca vjet pastaj llapni tani shikoni punet tuaja ne pd pasi jua kane futur sa krahu dhe te jesh i bindur per tete vjet vetem duke llapur do te rrish ti dhe ato te tjeret

    Reply to this comment
  9. shqipfolësi July 11, 15:57

    Gazeta dita, na bëni një nder e botoni çdo ditë këtë listë, që zgjedhësit e pd-së, të shohin se kë kanë në partinë e tyre të dashur. Copy nga @Turi:

    Blendi Fevziu (KORANI)
    Jemin Gjana (I VOGLI)
    Halit Shamata (ÇANTA)
    Bardhyl Londo (SHISHJA E QUMSHTIT)
    Astrit Patozi (ALFONS BALLSHI)
    Shaban Memia (QUKAPIKU)
    Vili Minarolli (PROFESORI)
    Ridvan Bode (KORÇARI)
    Jozefina Topalli (DIZINJATORI)
    Sali Berisha (PENICILINA)
    Fahri Balliu (RRJEPSI)
    Leonard Demi (MURRIZI)
    Uran Butka (DOKU)
    Remzi Lani (HOLTA)
    Spartak Poçi (INXHINIERI)
    Armando Shkullaku (BOZHURI)
    Servet Pëllumbi (YLLI)
    Preç Zogaj (ÇIFTELIA)
    Genc Ruli (STILOLAPSI)
    Sokol Olldashi (TRENDAFILI)

    Nuk ia vlen më të komentosh figurat e qelbura nga spiunllëku dhe hajdutllëku që gëlojnë në pd-në berishiane-penicilinë. Nga ta kapësh, e ku ta lësh. Këta të gjithë ziejnë në një gazan qelbësirash, që të vjen për të vjellë. Ti Derdhim këto plehra dhe të çlirohemi njëherë e mirë prej tyre. T’ua mbyllim gojën spiune që pëllet pa llogjikë duke ia kthyer me të njëjtën monedhë, që në të vërtetë gjithnjë ka qenë monedha jonë qytetare, por si hajdutë që janë e kanë përvetsuar menjëherë, se nuk dinë çfarë të bëjnë tjetër veç vjedhjes…”Populli-Sovran e ka kuptuar shumë mirë, tani kuptoje edhe ti shumë mirë or Lul, se për çdo person mbi të cilin ka goditur abuzivizmi yt, për të cilin je i famshëm tashmë mu në mes të bulevardit në Tiranë, do të japësh llogari ligjore, financiare dhe politike para Sovranit!” Ti nuk e ke këtë status të privilegjuar për tu rreshtuar në mes të Sovranit dhe ti kërkosh llogari njeriut të cilit pa pikë turpi i vodhe votat mu në tavolinë dhe del e krekosesh si “gjeli majë plehrave! Ik or teveqel, se kërcënimi yt që na e ke marrë hua ne popullit, nuk vlen dy grosh kur del nga goja jote e ndyrë dhe e gjakosur me gjakun e katër të vrarëve që kërkonin drejtësi, punë!
    Llogari do japin të gjithë që kanë marrë përgjegjësi mbi vete. Por së pari, llogari jep ai që ka vepruar dhe jo ai që akoma ka vetëm programin dhe projektet gati për ti vënë në zbatim. Dhe ne si qytetarë të themi, mos ki merak se të gjitha sa janë thënë nga Rilindja do të bëhen dhe do të realizohen. Dhe e di ti Lul pse? Sepse do ta ndihmojmë ne të gjithë qytetarët, që ju deri dje as nuk denjonit të na përgjigjeshit kur ju kërkonim punë! Kur denonconim korrupsioni! Kur tregonim me gisht hajdutët! Kur thoshim dënoni kriminelët e Gërdecit! Dhe sot na del si “fitimtar” e kërcënon për gjëra që akoma nuk janë provuar.
    Më ngadalë se po bëheni “më katolikë se papa”. Kërkesën e llogarisë ktheje njëherë nga vehtja, lahu e pastrohu njëherë pastaj eja dhe flasim. Ne qytetarëve këtu do na kesh përsëri. Gati! Që t’ju kujtojmë se ne asgjë nuk do harrojmë nga bëmat tuaja! Përsa i takon “mazhorancës morale të pd-së” në mes të shqiptarëve, ajo nuk fitohet me britmat e tua prej të humburi dhe me dy gishtat e ngritura si kunja. Meqë ra fjala, na e shpifët me këto dy gishtat sikur ti gjeni një vend e ti fusni… e mos i nxirrni më, se pataksët dynjanë…
    Sa për Oll-dashin, i cili na bën një “pohim absolut” të tipit …”Kjo forcë është ndërtuar për të fituar. Kjo forcë është themeluar për të rrëzuar muret e komunizmit”. E ke fjalën për pd-në, e cila sapo hëngri një grusht turinjve, sa akoma nuk ka ardhur në vehte e kujton se është në ëndrrën e pushtetit. Komunizmin e shëmbi populli Sovran, as ti e as komandari yt penicilinë. Ishin popujt e ish- kampit komunist që bënë hatanë, se të ishte për ty e penicilinën, apo për të gjithë listën e sipërme, ne sot akoma do e kishim komandarin me teserën e PPSh-së, e ty kushedi se ku ndonjë sekretar a spiun partie. Sa për shprehjen e fundit që zotrote thua…”Ne jemi të destinuar të rrëzojmë sa më shpejt të jetë e mundur, murin e krijuar mes kriminalitetit politik dhe parave të pista”. Plotësisht dakord jemi ne si qytetarë, por kjo së pari vlen për vehten tënde, për listën tuaj të pd-së. Kthejeni njëherë nga vetja këtë fjali dhe shihuni në të si para pasqyrës. Se ne populli këtë pamë kur votuam, na dolën përpara fytyrat tuaja dhe na zuri tmerri vetëm duke menduar, si do na vinte halli po t’ju votonim përsëri juve. Por jo larg qoftë, se hëngrën më qytetarët kokrrën e ullirit! Atë ua kemi dhënë juve ta rrotulloni në gojë e të mendoheni mirë kur flsini! Bile sikur të mos flisnit fare, do ishte akoma më mirë për ne qytetarët…Sa për dijeni, sipas shprehjes së vjetër …”Ne ju kemi varur teneqenë!”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*